LAJMI I FUNDIT:

Shqetësuese, sëmundja e TBC-së në Kosovë

Shqetësuese, sëmundja e TBC-së në Kosovë

Rritja e numrit të pacientëve me probleme në mushkëri është për tu shqetësuar thonë mjekët.

Vetëm për vitin 2013 janë shënuar rreth 1400 pacientë që kanë kërkuar ndihmë me probleme të tilla. Ndërsa sëmundja e Tuberkulozit ende mbetet temë tabu për shoqërinë kosovare thonë pulmologët.

Numri i të sëmurëve më probleme në mushkëri nga viti në vit po shënon rritje thotë drejtoresha e Spitalit të mushkërive në QKUK, Iliriana Raqa Bunjaku.

Sipas saj faktorët kryesor janë duhan pirja dhe ndotja e ambientit, që ka sjell Kosovën në një situatë të tillë, ku jo rrallë herë kjo sëmundje rrezikon seriozisht shëndetin e tyre, shkruan RTK.


"Gjatë vitit 2013 janë hospitalizuar gjithsejtë 1368 të sëmurë, prej të cilëve këta kanë qenë me bronkite, disa me onfozem pulmunare bronhuektazi. Mesatarja kur është marrë e të gjitha këtyre sëmundjeve pulminare kronike ka qenë diku 391 ku merret mesatarja prej 28.6%. A është i lartë ky numër? Po është mjaftë i lartë për arsye se edhe faktorët të cikët shkaktojnë këtë sëmundje janë duhan pirja dhe ndotja e ambientit".

Pacienti me probleme në mushkëri i cili ka dy javë që po trajtohet në spitalin e mushkërive shpjegon rreth problemeve shëndetësore i cili po përballet me vite të tëra.

"Unë jam këtu qe dy javë. Jam prej fryme- brionhitisë, ato i kam qe 30 vjet. Tani jam më mirë se nuk kam mundë të flej hiq, vetëm në shpinë".

Po ashtu për vitin 2014 vërehet rritje të rasteve me probleme pulmonare si dhe numri i pacientëve që kanë tuberkuloz e që shpeshherë paraqitja me vonesë të mjeku shkakton probleme afatgjate te këta persona. Kjo sëmundje ende po konsiderohet tabu dhe kjo është për tu brengosur tha Pulmologia Raqa.

Ajo u bën thirrje pacientëve se në rast se vëren shenja të kollitjes, lodhjes, djersitjes dhe rrënjës se imunitetit të lajmërohen sa më parë të mjeku më i afërt sepse sëmundja e tuberkulozit tani nuk është vdekjeprurëse. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Lajme
Eksperti i trafikut bën

Eksperti i trafikut bën "ekspertizën" nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me tre të vdekur, flet për shkaqet e mundshme

Lajme
Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Siguri
Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Lajme
Ramadani: Ushtria jonë sot po ushqehet ashtu siç vetëm armiku gëzohet

Ramadani: Ushtria jonë sot po ushqehet ashtu siç vetëm armiku gëzohet

Lajme
Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Lajme
Kalo në kategori