LAJMI I FUNDIT:

Shpëtuan nga vdekja të moshuarin, katër shqiptarë kthehen në heronj në Itali (Foto)

Shpëtuan nga vdekja të moshuarin, katër shqiptarë kthehen në heronj në Itali (Foto)

Makina e tij ishte përmbysur dhe kishte rënë në një kanal uji 2.5 metra të thellë, por fatmirësisht aty ndodheshin 4 shqiptarë që i erdhën në ndihmë.

Më 8 Dhjetor, 67-vjeçari italian Loreno Casini udhëtonte me makinë në Via di Chiazzano dhe për shkak të motit të keq humbi kontrollin e mjetit duke u përplasur me barrierat anësore të rrugës. Këto të fundit u përkulën dhe automjeti ra brenda kanalit.

“U përpoqa të hapja derën, por ajo ishte bllokuar”, tregon i moshuari për mediat italiane.


Në atë moment, aty pranë kalon një makinë me të cilën udhëtonin 4 shqiptarë. Ata dëgjuan britmat e 67-vjeçarit që ishte bllokuar brenda makinës “Fiat Punto”.


Makina e kthyer përmbys në kanalin me ujë

“Ata më thanë të hapja derën, por nuk mund të bëja më shumë se aq. Njëri prej tyre bërtiti ‘shkojmë ta shpëtojmë’. Njëri hapi derën e makinës, ndërkohë dikush tjetër më hodhi rripin dhe më tha që ta kapja. Ndërsa dy personat e tjerë mbanin barrierën anësore të rrugës që kishte rënë”, thotë Loreno Casini.

Shqiptarët e tërhoqën atë me litar dhe me sukses e nxorën nga makina. 67-vjeçari kishte thyer një brinjë, por nuk kishte asgjë tjetër serioze.

“Nuk kuptova asgjë në atë moment. Nuk e di as nëse i falënderova. Zjarrfikësit u kthyen mëngjesin e së nesërmes për të nxjerrë makinën nga kanali. Ishte shkatërruar, por kjo nuk ka rëndësi”, shprehet italiani.


Zjarrfikëset duke nxjerrë mjetin nga kanali

Emrat e 4 shqiptarëve heronj nuk i ka treguar, por thotë se gjithçka do të kishte përfunduar në tragjedi po të mos ishte për ta.

Ditën kur ndodhi aksidenti i rëndë, 67-vjeçari festonte ditëlindjen e tij. Bashkëshortja e Lorenos, zonja Giovanna i konsideron 4 shqiptarët “engjëj të zbritur nga qielli”.


I moshuari italian, Lorenzo i cili ndodhej në makinën e përmbysur dhe gruaja e tij, Giovanna 

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ refuzon hapjen e 177 kutive të votimit nga diaspora

KQZ refuzon hapjen e 177 kutive të votimit nga diaspora

A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

Sekretariati kërkon nga KQZ të hapen 177 kuti të votimit nga diaspora – PDK e AAK kundërshtojnë

Sekretariati kërkon nga KQZ të hapen 177 kuti të votimit nga diaspora – PDK e AAK kundërshtojnë

Lajme
Rifat Jashari shkakton të qeshura në takim me Kurtin dhe ministrat, pyet Sveçlën: A po të ngon kush, a po e ngon kon, a veç vetën?

Rifat Jashari shkakton të qeshura në takim me Kurtin dhe ministrat, pyet Sveçlën: A po të ngon kush, a po e ngon kon, a veç vetën?

Lajme
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Lajme
​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

Lajme
Kalo në kategori