LAJMI I FUNDIT:

Shpërfillja është tragjedia jonë!

Shpërfillja është tragjedia jonë!

E kundërta e Dashurisë nuk është Urrejtja. Është Shpërfillja.
E kundërta e Arsimimit nuk është Padija. Është Shpërfillja.
E kundërta e Artit nuk është Shëmtia. Është Shpërfillja.
E kundërta e Drejtësisë nuk është Padrejtësia. Është Shpërfillja.
E kundërta e Paqes nuk është Lufta. Është Shpërfillja e Luftës.
E kundërta e Jetës nuk është Vdekja. Është Shpërfillja e Jetës ose e Vdekjes.
Elie Wiesel

E nisa këtë shkrim, qëllimisht me këtë mendim nga Elie Wiesel, pasi besoj fort se shpërfillja është tragjedia e kohës sonë. Ne jetojmë duke e shpërfillur njëri- tjetrin. Të shpërfillësh dikë, është njësoj sikur ta fshish nga defteri i të gjallëve.

Shpërfillja e së drejtës, është autorja e të gjitha ngjarjeve të shëmtuara, që dëgjojmë. Ekziston një zinxhir ushqimor, sikundër ekziston edhe një zinxhir njerëzor. Ne të gjithë jemi hallkat e një zinxhiri të madh njerëzor. Çdo njeri përbën një hallkë të këtij zinxhiri, në të përditshmen e tij.


Nuk mund të ekzistojë, veçse një kufomë dhe një vrasës. Ekzistojnë shumë vrasës pasivë dhe një vrasës aktivë dhe një kufomë. Vrasësit pasivë janë hallkat e zinxhirit njerëzor, që nuk funksionojnë siç duhet.

Një individ para se të tjetërsohet në kufomë nga një individ tjetër, ka trokitur diku. Ka trokitur në dyert e shoqërisë, ka trokitur në dyert e policisë, ka trokitur në dyert e gjykatës. Ka një bashkësi trokitjesh në historinë e çdo kufome. Këto trokitje, nuk janë vlerësuar siç duhet nga hallkat përkatëse të zinxhirit njerëzor, ose janë shpërfillur nga këto të fundit.

Në rast të kundërt, individi nuk do të shndërrohej në kufomë, pasi hallkat e zinxhirit, i zotërojnë të gjitha mjetet, për të parandaluar fatin e tij tragjik. Pas çdo kufome, ka një revoltë të shpërfillur kurdo dhe kudo!

Vrasësi aktiv, ai që shkel këmbëzën është vetëm një. Vrasësit pasivë, janë të gjitha hallkat e kalbura të zinxhirit, që i krijojnë mjedisin e përshtatshëm një individi të shndërrojë në kufomë një individ tjetër.

Post Scriptum: Dhe sikundër do të shprehej Dostojevski: “Ne i vrasim të gjithë në jetë, miku im: Dikë e vrasim me plumba, dikë me fjalë, një tjetër me vepra dhe dikë tjetër e vrasim duke mos bërë asgjë, me gjërat që duhet të kishim bërë!”

Në trend

Më shumë
Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Magazina
Merr flakë aeroplani i American Airlines, detyrohet të bëjë ulje emergjente - publikohen pamjet

Merr flakë aeroplani i American Airlines, detyrohet të bëjë ulje emergjente - publikohen pamjet

Amerika
Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

La Liga
Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Magazina
Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Liga e Kampionëve
Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

Lajme
Kalo në kategori