LAJMI I FUNDIT:

Shpallet aktgjykimi kundër tre të akuzuarve për shpërndarje të narkotikëve

Shpallet aktgjykimi kundër tre të akuzuarve për shpërndarje të narkotikëve

Gjykata Themelore në Prishtinë-Departamenti për Krime të Rënda ka shpallur publikisht Aktgjykimin PKR.nr.318/17 kundër të akuzuarve A.S, A.TH dhe L.TH për veprën penale Blerja, posedimi, shitja dhe shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 273, paragrafi 1 lidhur me nenet 31 e 281, nënparagrafi 1.9, të KoditPenal tëRepublikës së Kosovës.

“Të akuzuarit A.S, A.TH dhe L.TH janë shpallur fajtor dhe janë dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej tri (3) vite, për secilin veç e veç dhe dënim me gjobë në shumë prej nga njëmijë (1000) €për secilin veç e veç.

Gjykata ka konstatuar setë akuzuarit pas marrëveshjes paraprake, në bashkëkryerje, kanë poseduar me qëllim shitje apo shpërndarje, substancat të cilat janë shpallur me ligj si narkotik, në atë mënyrë që, me dt. 30.03.2017, rreth orës 11:30, gjatë bastisjes , në kulmin e shtëpisë së të akuzuarit A.S, e cila ndodhet në Prishtinë, në lagjen “Mati 1”, policia ka gjetur dhe sekuestruar substancë narkotike të dyshuar si marihuanë, në peshë totale 57 kg., dhe 68.9 gram, e pas ekzaminimit të mostrave të substancës së dyshuar, është konstatuar se e njëjta përmban kanabis (marihuanë), me përmbajtje Tetrahidrokanabinol (THC)”, thuhet në njoftim.


Palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

Lajme
Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Lajme
Kalo në kategori