LAJMI I FUNDIT:

Shpallen nxënësit fitues të Garës Republikane në Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik

Shpallen nxënësit fitues të Garës Republikane në Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik

Mbi 2000 nxënës nga të gjitha komunat e Kosovës për dy ditë radhazi, më 22 dhe 23 qershor dëshmuan talentin e tyre para 13 paneleve të ndryshme vlerësuese të nivelit republikan në kategoritë e Kreativitetit Kulturor dhe Mendimit Kritik si: në art muzikor, art pamor, recitim, poezi/hartim, teatër, debat, ese hulumtuese

Nga kjo garë nacionale dhe gjithëpërfshirëse, për herë të parë në Kosovë, rreth 316,000 nxënës në Republikën e Kosovës, nëpërmjet Programit Nacional për Rininë, vetëm për garën në nivelin e shkollës janë shpallur 16,534 fitues nga 29 komuna pjesëmarrëse, transmeton Telegrafi.

Për nivelin komunal janë shpallur 2,069 nxënës fitues dhe në nivelin republikan të Garës Nacionale të Kreativitetit Kulturor dhe Mendimit Kritik, sot zyrtarisht publikohen listat me gjithsej 292 fitues.


Të gjithë fituesit e kësaj gare pajisen me certifikatë nga Qeveria e Republikës së Kosovës, rrjedhimisht nga Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në të cilën është i shënuar dedikimi i veçantë i Ismail Kadaresë, si dhe: vendi i Parë nga klasa e I-V bursë (200 €), vendi i Dytë bursë (120 €), vendi Tretë bursë (80 €); klasat VI-IX, vendi i Parë bursë (300 €); + kamp kreativ (300 €), vendi i Dytë kamp kreativ (300 €), vendi i Tretë kamp kreativ (300 €); klasat X-XII, vendi i Parë bursë (400 €); + kamp kreativ (300 €), vendi i Dytë kamp kreativ (300 €), vendi i Tretë kamp kreativ (300 €).

Gjithë kjo punë sigurisht se është bërë e mundur falë punës dhe përkushtimit të Drejtorive Komunale të Arsimit, mësimdhënësve, si dhe shumë akterëve tjerë për zbatuar vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 01/86 si dhe Marrëveshjen e Bashkëpunimit me kryetarët e komunave, e mbi të gjitha, për t’i dhënë hapësirën e merituar të gjithë nxënësve në sistemin parauniversitar.

Gjeni të bashkëngjitur duke klikuar KËTU Listën e Fituesve të Garës Republikane për Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Lajme
Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi

Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi

Lajme
Osmani në Forumin e Sigurisë: Kosova mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj interesave strategjike të SHBA-së

Osmani në Forumin e Sigurisë: Kosova mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj interesave strategjike të SHBA-së

Lajme
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Kalo në kategori