Shoqëria virtuale: Like e ki!
Nuk do të shkruaj për veten, por për shoqërinë në përgjithësi. Aty ku mungon zhvillimi, aty ka vend për devijim. Shoqëria jonë ka devijuar, edhe shumë. Rinia është rezultat i shoqërisë dhe ne sot duhet të udhëheqim proceset dhe të ndryshojmë gjërat. Ndërsa, ne sot jemi duke e vetëvrarë aktivitetin, kreativitetin dhe veprimin. Sa keq që ne sot jemi vetëm pëlqyes të statuseve të njëri tjetrit.
Shoqëria proaktive zhvillon procese, përmirëson institucione dhe sipas nevojës ndryshon pushtete. E ne nuk bëjmë asgjë, por vetëm zbavitemi me thëniet, fotografitë apo edhe muzikat e njëri tjetrit. Ia bëjmë qejfin njëri-tjetrit.
Pa dyshim, shoqëria jonë sot zbavitet me pak. Nevojitet që dikush të postojë diçka të huazuar në Facebook dhe të gjithë ne do ta pëlqejmë. Këtu mbaron gjithçka. Shkolla sot është ndikuar nga Facebooku; është ndikuar edhe jeta. Sa e sa janë dashuruar në Facebook dhe epilogu i gjithë kësaj është se ne bashkërisht po jetojmë në një realitet të rrejshëm. Duke filluar nga mëngjesi, ne i kontrollojmë llogaritë tona në Facebook dhe jemi shumë kurreshtarë se çka kemi në kutinë e njoftimeve. Këtu qëndron varfëria jonë emocionale, pasi presim që dikush të na bëj qejfin.
Mark Zuckerberg po ndikon mënyrën se si ne jetojmë. Nga viti 2004, projekti Facebook u mendua për të nxitur ndërveprimin shoqëror dhe për të forcuar rrjetin shoqëror online. Të thënat se Facebooku është projekt i cili vjedhë informatat tona, nuk mund të vërtetohen pasi ne vetë krijojmë llogari në këtë rrjet. Përderisa ke dyshime, atëherë pse mban llogari?! Gjithçka në këtë projekt është bërë nga njerëzit. Projekti Facebook sot është bërë jetik për bizneset dhe për organizimet e ndryshme, të cilat në mungesë të mjeteve materiale manipulojnë me mbështetësit dhe iu imponojnë aktivitetet e tyre. Kështu zhvillohet gjithçka në shoqërinë tonë – me manipulim.
Nëse disa muaj më parë politika zhvillohej atje ku duhet, në Parlament dhe në terren, sot politika është bërë moderne dhe zhvillohet në Facebook, Twitter dhe nëpër rrjetet tjera shoqërore virtuale ku dominon komunikimi, sepse njerëzit mendojnë se janë të sigurt të komentojnë prej në shtëpi, të siguruar se askush nuk do të mundohet t’ia ndalojë mënyrën e të shprehurit. Agresiviteti fizik i partive politike nuk mund të shprehet në Facebook dhe këtë e shfrytëzojnë ata që frikohen të shprehen në publik. Procesi i demokracisë në politikë merr fund me zhvillimin e politikës në Facebook. Me tentimet për të hapur rrugët e komunikimit politik, politika shton mundësinë për të injoruar pyetjet e rënda dhe të sikletshme për udhëheqësit e partisë. Shpëtimin nga pyetjet e këtilla ato e gjejnë tek injorimi dhe shpesh edhe te fshirja e këtyre komenteve në formë të pyetjeve.
Nëse e shohim pjesën e ndërveprimit dhe komunikimit njerëzor në Facebook, atëherë mund të gjejmë edhe anët negative. Si kundërpërgjigje e lehtësimit të komunikimit në mes të njerëzve, mund të vendojmë faktin sinqeritet. Komunikimi në rrjet mund të jetë shumë formal dhe jo i sinqertë, i mbushur me elemente gënjeshtre dhe mashtrimi. Për të shpjeguar këtë duhet treguar se kontakti i dy njerëzve me ndihmën e elektronikës dallon nga komunikimi i drejtpërdrejtë, sy më sy. Ky komunikim përmban emocione dhe shumë sinqeritet dhe ne duhet që të tentojmë që çdo lloj komunikimi të bëhet në mënyrë të drejtpërdrejtë pasi pa marrë parasysh se si veprojmë nëpër rrjetet sociale, ne ende jemi njerëz dhe me njerëz komunikojmë.
Element tjetër i degradimit është edhe humbja e sjelljes proaktive të shoqërisë. Gjithçka është duke u zhvilluar në Facebook. Në mungesë të guximit për tu promovuar në publik idetë dhe qëllimet e tyre, organizatat, institucionet, por edhe qarqet e ndryshme të organizuara në grupe të vogla, sot veprojnë në Facebook në mënyrë qyqare duke iu ikur përgjegjësive dhe shfaqjes në publik. Shembull mund të merret Armata (Virtuale) Kombëtare Shqiptare e cila në mungesë të guximit për të vepruar kundrejt ushtrisë serbe, bënte statuse në Facebook, si: “Do t’i prekim serbët aty ku ju dhemb më shumë”. Sa qesharake.
Për t’i dhënë një epilog përfundimtar të gjithë kësaj, mund të konstatojmë se ne kemi humbur sensin e jetës së shëndoshë dhe ndjenjën e të qenit aktiv për një shoqëri të shëndoshë. Shoqëria jonë ka nevojë për ne, ndërsa ne kemi nevojë për t’u shfaqur. Në mungesë të hapësirës për të shfaqur idetë tona nëpër mediume të pavarura, ne kemi gjetur Facebookun si medium të përshtatshëm për të vepruar, por nuk ia kemi analizuar shumë thellë ndikimin që Facebook na bën neve. Mënyra e shfaqjes që ne e bëjmë në Facebook dallon nga ajo se si jemi në realitet dhe si do dukemi në syrin e tjerëve. Apeli që ua parashtroj juve, vlen edhe për mua: Ju lutem, të jeni sa më real dhe të mos të ndikojmë jetën nga Facebooku.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ollsi.jpg)
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi
![Kërcënimet e Trumpit ngritin alarm, NATO diskuton vendosjen e trupave në Grenlandë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_11-10-780x439.png)
Kërcënimet e Trumpit ngritin alarm, NATO diskuton vendosjen e trupave në Grenlandë
![KQZ: Përfundon votimi në 26 përfaqësi diplomatike, pjesëmarrja mbi 71%](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/votimi-diaspora-e1739044983494-780x439.jpg)
KQZ: Përfundon votimi në 26 përfaqësi diplomatike, pjesëmarrja mbi 71%
![Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/diaspora-780x439.jpg)
Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit
![Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_1-33-780x439.jpg)
Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë
Hamza dhe Haradinaj ia zgjasin dorën dhe i urojnë sukses njëri-tjetrit
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-49-780x439.jpg)
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
![Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20-3-780x439.png)
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
![Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-diaspora-780x439.jpg)
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
![Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_24-5-780x439.png)
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
![Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/abb-780x439.jpg)
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti