Gjashtë organizata të shoqërisë civile u janë drejtuar me një letër publike deputetëve të Kuvendit të Kosovës lidhur me Projektligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme.
Projektligji i ri për zgjedhjet, i cili po shqyrtohet si pikë e vetme në seancën e parë të Kuvendit këtë të enjte, sipas shoqërisë civile, në njërën anë përveç teknikaliteteve, përmban edhe ndryshime të cilat cenojnë integritetin zgjedhor, e në anën tjetër nuk adresojnë çështje të cilat do ta përmirësonin nivelin e përfaqësimit demokratik në Kosovë.
“Disa nga ndryshimet më problematike të këtij projektligji kanë të bëjnë me integritetin e kandidatëve, pavarësinë e KQZ-së dhe votat e kandidatëve”, thuhet në komunikatën për media.
Sipas këtyre organizatave, duke qenë se ky projektligj është tejet i rëndësishëm në vet nivelin e demokracisë së Kosovës, është në interes të publikut që i njëjti t’i nënshtrohet procedurave standarde të diskutimit dhe konsultimit me publikun e gjerë, sipas afateve optimale të përcaktuara në Rregulloren e Kuvendit.
“Prandaj, ne kundërshtojmë mundësinë e trajtimit të këtij projektligji në procedura të përshpejtuara – dhe atë në të dy leximet brenda ditës së sotme”, thuhet tutje.
Komunikata e plotë:
Komunikatë për media
LETËR PUBLIKE NGA ORGANIZATAT E SHOQËRISË CIVILE DREJTUAR DEPUTETËVE TË KUVENDIT, LIDHUR ME REFORMËN ZGJEDHORE
Të nderuar deputetë të Kuvendit të Kosovës,
Reforma zgjedhore është padyshim një prej temave më të diskutuara në diskursin politik kosovar, por e cila ka mbetur pa një epilog prej më shumë se një dekade, pavarësisht iniciativave të shumta. Iniciativa e fundit është ajo e vitit 2022, kur ishte arritur dakordimi për themelimin e një komisioni ad-hoc për reformën zgjedhore, por i cili në fakt kishte mandat të kufizuar në adresimin teknik të mangësive të sistemit zgjedhor, sipas rekomandimeve të misioneve të BE-së dhe atyre vendore për vëzhgimin e zgjedhjeve.
Si organizata të shoqërisë civile, kemi mirëpritur një iniciativë të tillë, duke besuar që konsensusi për adresimin e problemeve teknike të administrimit të procesit zgjedhor do të pasohej edhe nga diskutime përmbajtjesore për vet sistemin zgjedhor, duke pasur në konsideratë kufizimet për shkak të pamundësive për ndjekjen e rrugës së ndryshimeve kushtetuese. Edhe në kuadër të grupeve punuese, kemi ofruar qëndrimet tona mbi çështjet më esenciale të projektligjit, por të cilat fatkeqësisht nuk janë marrë sa duhet parasysh. Ne jemi të bindur që Kosova ka nevojë për reformë zgjedhore, jo vetëm për shkak të kërkesave ndërkombëtare në kuadër të proceseve integruese, por si nevojë burimore për përmirësimin e sistemit zgjedhor dhe avancimin e nivelit të demokracisë.
Fillimisht, duke qenë se ky projektligj është tejet i rëndësishëm në vet nivelin e demokracisë së Kosovës, është në interes të publikut që i njëjti t’i nënshtrohet procedurave standarde të diskutimit dhe konsultimit me publikun e gjerë, sipas afateve optimale të përcaktuara në Rregulloren e Kuvendit. Prandaj, ne kundërshtojmë mundësinë e trajtimit të këtij projektligji në procedura të përshpejtuara – dhe atë në të dy leximet brenda ditës së sotme.
Projektligji i ri për zgjedhjet, i cili pritet të shqyrtohet si pikë e vetme në seancën e parë të sotme, në njërën anë, përveç teknikaliteteve, përmban edhe ndryshime të cilat besojmë që cenojnë integritetin zgjedhor, e në anën tjetër nuk adresojnë çështje të cilat do t’a përmirësonin nivelin e përfaqësimit demokratik në Kosovë. Disa nga ndryshimet më problematike të këtij projektligji kanë të bëjnë me integritetin e kandidatëve, pavarësinë e KQZ-së dhe votat e kandidatëve.
Përshtatshmëria juridike e kandidatëve është ndër ndryshimet më të dëmshme në kuadër të projektligjit, që cenon seriozisht integritetin zgjedhor. Me ndryshimet e propozuara, të drejtë kandidimi nuk do të kenë vetëm ata që janë të dënuar me burgim efektiv prej një ose më shumë vitesh, duke e barazvlerësuarkriterin për kandidim me atë për humbje të mandatit. Kjo dispozitë ulë standardin për aplikim të kandidatëve si dhe ngushton gamën e kufizimeve mbi pamundësinë e kandidimit, duke i dhënë mundësinë kandidatëve që kanë qenë të dënuar me dënime me kusht, gjobë apo por me më pak se një vit burgim efektiv, për të qenë pjesë e garës zgjedhore. Për më keq, ky ndryshim nuk merr në konsideratë faktin që sistemi gjyqësor i Kosovës shquhet për politikë të ulët ndëshkimore, meqë rast vetëm në dy vitet e fundit, mbi 80% e të personave të përfshirënë vepra penale të korrupsionit, janë dënuar vetëm me kusht, me gjobë ose me më pak se një vit burgim efektiv. Të gjithë këta individë mund të jenë potencialisht kandidatë apo deputetë në tëardhmen, duke e cenuar seriozisht integritetin por edhe imazhin e vet Kuvendit.
Projektligji i ri rrezikon edhe pavarësinë e KQZ-së, meqenëse është paraparë mundësia e shkarkimit të kryesuesit apo anëtarëve të KQZ-së me propozim të 2/3 të anëtarëve të KQZ-së për rastet e dëmtimit të statusit apo integritetit të institucionit. Këto ndryshime nuk janë në linjë me rekomandimet e misioneve të BE-së, por as me standardet ndërkombëtare, për shkak se në vend të përcaktimit se cilat janë rrethanat apo veprimet që përbëjnë cenim të statusit apo integritetit, është mundësuar politizimi i përfundimit të mandateve të anëtarëve, por sidomos Kryesuesit të KQZ-së, që do t’a zbehë besimin e publikut në këtë institucion.
Rritja e votës preferenciale në 10 kandidatë, siç ka qenë në zgjedhjet e vitit 2007, është ndryshim tjetër i propozuar në kuadër të projektligjit. Sipas statistikave zyrtare por edhe matjeve tjera, votuesit kanë pasur mesatarisht rreth 3 kandidatë të preferuar në votën preferenciale prej 5 kandidatësh, ndërsa në vet zgjedhjet e vitit 2007 kanë votuar vetëm rreth 5 kandidatë nga 10 vota preferenciale sa kishin në dispozicion. Ky ndryshim është më shumë zhvendosje e përplasjeve dhe garës brenda-partiake tek votuesit sesa që në realitet kontribuon në përfaqësim më të drejtë apo kualitativ në Kuvend. Ky ndryshim mund të jetë kundër-produktiv në raport me evitimin e grupimeve prej pesë kandidatëve që propozohen nga degë të caktuara. Dyfishimi i votës preferenciale do të dyfishojë edhe kohën e numërimit, si dhe do të rrisë potencialin e manipulimit të vullnetit qytetar nga ana e komisionerëve, sidomos në rastet kur votuesit do të shënjojnë më pak se 10 kandidatë.
Numërimi i votave të kandidatëve në Qendra Komunale të Numërimit do të jetë risi e procesit zgjedhor në Kosovë. Si rezultat i parregullsive dhe problemeve me numërimin e votave të kandidatëve të subjekteve politike është paraparë centralizimi i procesit të numërimit të votave të tyre nëpër secilën komunë. Ndonëse duhet të testohet në praktikë, kjo formë e numërimit mund të shoqërohet nga probleme lidhur me besimin e publikut në rezultate – duke u nisur nga vet fakti që kutitë e votimit do të hapen dy herë për numërim. Po ashtu, fakti që mund të ketë gabime gjatë numërimit të votave të subjekteve politike, mund t’a paralizojë punën e ekipeve të numërimit.
Pragu për kandidatët e pavarur dhe modeli ‘zebër’ i përfaqësimit gjinor janë çështje shumë të rëndësishme, por qënuk janë trajtuar fare në kuadër të projektligjit. Derisa kandidatët e pavarur duhet të fitojnë 5% të votave për të fituar një mandat, me përqindje të njëjtë, partitë politike dhe koalicionet fitojnë 6 ulëse në Kuvend, duke ngritur kështu dilemë kushtetuese për diskriminim. Sipas standardeve të shumë vendeve, duhet të ketë reduktim të pragut për kandidatë në 1% apo prag natyral, duke garantuar mosdiskriminim. Në anën tjetër, edhe pse viteve të fundit është shënuar një rritje e konsiderueshme e nivelit të përfaqësimit të grave në Kuvendin e Kosovës edhe pa ndihmën e kuotës gjinore, situata mbetet ende larg ideales. Pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme, por edhe sfidimit gjyqësor të kuotës gjinore prej 30% nga Avokati i Popullit, nuk do ketë pjesëmarrje të barabartë gjinore në listat zgjedhore të kandidatëve sipas modelit “zebër” – ku çdo i dyti kandidat në lista do të duhej të ishte i gjinisë tjetër, në pajtim edhe me Ligjin për Barazinë Gjinore.
Organizatat përkrahëse:
Demokraci për Zhvillim (D4D)
Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS)
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI)
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD)
Lëvizja FOL
Organizata ÇOHU /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje