LAJMI I FUNDIT:

Shoqata Sindikale e Teatrit Kombëtar të Kosovës ngushëllon familjen Kraja

Shoqata Sindikale e Teatrit Kombëtar të Kosovës ngushëllon familjen Kraja

Shoqata Sindikale e Teatrit Kombëtar të Kosovës ka ngushëlluar familjen Kraja, për humbjen e vajzës së tyre, Arzana Kraja.

Në telegram ngushëllimi thuhet se,  Shoqata Sindikale e Teatrit Kombëtar të Kosovës, me dhimbje të thellë e ka marrë lajmin e ndarjes së parakohshme nga jeta, të regjisores së mirënjohur, Arzana Kraja.

“Arzana Kraja ishte sinonim i një vajze të urtë dhe punëtore, që shquhej për talentin dhe kreativitetin e veçantë, të shprehur në mënyrë brilante në krijimtarinë filmike. Arzana Kraja me mjaft sukses i thej kufijtë kombëtar, duke e prezantuar në mënyrë shembullore kinematografinë tonë në botë dhe veçantinë që ne si popull përfaqësojmë. Arzana Kraja do të ngelet në kujtesën tonë si një yll i pashuar, që i jep dritë në vijimësi rrugës drejt shtegëtimit tonë në shtigjet e reja të artit. Më këtë rast, i shprehim ngushëllime familjes Kraja për ndarjen nga bija dhe motra e tyre e dashur dhe gjithë komunitetit artistik, për humbjen e një regjisoreje të spikatur. Lutemi që shpirti i sajë të gjejë prehje në parajsë”, thuhet në telegram.


Vdekja e regjisores Arzana Kraja, Prokuroria urdhëron që trupi të dërgohet për obduksion
Lexo po ashtu Vdekja e regjisores Arzana Kraja, Prokuroria urdhëron që trupi të dërgohet për obduksion

Vdekjen e Arzana Krajës e ka konfirmuar Policia e Kosovës.

“Me datën 13.11.2019 rreth orës 09:08 policia ka pranuar një informatë, për një trup të pa jetë në lagjen ‘Kalabria’ në Prishtinë. Njësitë policore kanë dal menjëherë në vendin e ngjarjes, përfshirë edhe ekipin mjekësor të emergjencës të cilët kanë konstatuar vdekjen e personit të gjinisë femërore”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërsa, lidhur me rastin, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka lëshuar urdhëresë që trupi i pajetë të dërgohet për obduksion. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme
Kalo në kategori