LAJMI I FUNDIT:

Shoqata e Producentëve të Kosovës u bën thirrje deputetëve të mos votojnë projektligjin për Kinematografi

Shoqata e Producentëve të Kosovës u bën thirrje deputetëve të mos votojnë projektligjin për Kinematografi

Se kujt po i konvenon që ky ligj të votohet e të hyjë në fuqi sa më shpejt ne nuk e dimë dhe nuk na intereson. Edhe ndoshta e dimë por, prapë nuk na intereson. Ne jemi filmbërës dhe kemi kërkesa shumë të qarta, ligji duhet të përkrahë zhvillimin e kinematografisë dhe të kineastëve pa dallim. Çdo njeri që di të lexojë mund të kuptojë kërkesat tona sepse janë të thjeshta, të logjikshme dhe të qarta, thuhet mes të tjerash në këtë reagim.

Shoqata e producentëve të Kosovës, në krye me Blerta Bashollin kanë dalë me një thirrje publike e cila i është drejtuar deputetëve të Kosovës që të mos votojnë projektligjin për Kinematografi, i cili tash ka pasur edhe dëgjimin publik dhe është dërguar në Kuvend, ku sipas tyre, njëherë duhet të merren për bazë kërkesat e kineastëve para se të kalojë ky projektligj.

Më poshtëm, po sjellim origjinal këtë reagim të nënshkruar edhe nga anëtarët e kësaj shoqate.


Ju bën thirrje deputeteve të Kuvendit të Kosovës të mos votojnë Projektligjin për Kinematografi, i cili është dërguar në Kuvend pa përfillë shumë kërkesa të shumë kineastëve të Kosovës!!!
Ka një vit që punohet rreth Projektligjit për Kinematografi dhe anëtarët e Shoqatës së Producentëve të Kosovës gjithmonë kanë qenë të pranishëm në diskutime për të kontribuar në formulim të një ligji sa më të mirë, sa më të hapur e që ndihmon zhvillimin e kinematografisë në vend.

Ftesa për dëgjim publik me datën 29.06.2016 u bë sa për sy e faqe, meqë nuk u degjua dhe nuk u leju të diskutohen asnjë nga Nenet, takimi u mbyll që në fillim me pretekstin se askush nga Ministria e Kulturës nuk është aty dhe se nuk ka mjaft anëtarë të komisionit. Zyrtari Ligjor i Ministrisë së Kulturës është ndaluar tek recepcioni dhe nuk është lejuar të futet në dëgjim publik, përkundër faktit se ka pasur ftesën dhe ka qenë i derguar nga Ministria e Kulturës. Ne ishim të pranishëm por, nuk na u lejua të diskutonim asnjë pikë. Përkundër insistimit të Deputetit Shaip Muja, i cili megjithatë i përmendi të gjitha pikat, takimi u mbyllë në një mënyrë të vrazhdë dhe pa e ditur askush se pse ndodhi ashtu.

Se kujt po i konvenon që ky ligj të votohet e të hyjë në fuqi sa më shpejt ne nuk e dijmë dhe nuk na intereson. Edhe ndoshta e dijmë por, prap nuk na intereson. Ne jemi filmbërës dhe kemi kërkesa shumë të qarta, ligji duhet të përkrahë zhvillimin e kinematografisë dhe të kineastëve pa dallim. Çdo njeri që di të lexojë mund të kuptojë kërkesat tona sepse janë të thjeshta, të logjikshme dhe të qarta.

– Ky ligj nuk duhet të votohet se ka gabim në formulim të asaj se çfarë quhet vepêr vendore. ( Neni 3, pika 1.7);
– Ky ligj nuk duhet të votohet sepse Neni 14 propozon që Kosova Filmi të shuhet e të themelohet një institucion i ri, që zëvendëson një institucion të vjetër dhe me traditë siç është Kosovafilmi dhe nuk ka ndonjë arsye për të ndodhur kjo gjë.
– Ky ligj nuk duhet të votohet sepse Neni 24, pika 3, në lidhje me zgjedhjen e drejtorit ka paragjykim në lidhje me çështje që thjeshtë rregullohen me ligje tjera.
– Ky ligj nuk duhet të votohet sepse me Nenin 25, Qendrës Kinematografike të Kosovës nuk i lejohet të mbeshtesë aktivitete plotësuese (është hequr pika 1.6). Aktivitete, të cilat kanë ndihmuar dhe janë të domosdoshme për edukim, promovim dhe zhvillim të kineastëve të Kosovës.
– Ky ligj nuk duhet të votohet sepse Neni 12 kufizon jurinë të jetë vetëm vendore. Kufizimi ne juri vendore eshte izolim, mbyll mundesite e vleresimit te projekteve nga nje juri nderkombetare, e cila vetem rrite kredibilitetin e projektit dhe hap mundesi per bashkepunime me shtete tjera. Kjo pike ju ndalon edhe Shqiptareve te Maqedonise, Kosoves Lindore e Shqiperise qe te jene anetare te jurise. Antar jurie nuk mund të jetë një shkrimtar i njohur Turk, ndonjë Aktor i njohur Boshnjak apo ndonje filmbërës, Serb, Romë, Egjiptian, Ashkali e Malazez. Nje kineast i famshem botëror edhe po të shprehë gatishmërinë të jetë pjesë e jurisë vlerësuese në këtë rast nuk mundet. Spilberg nuk mund të vijë në Kosovë të vlerësojë projektet tona, meqë ia ndalon ligji. Është plotësisht e panevojshme dhe e dëmshme, aq më tepër që nje juri vendore është shumë më lehte të manipulohet. Nëse dikush ka problem me kredibilitetin e personave që bëhen pjesë e jurisë ekziston intermeti dhe është shumë lehtë për t’i vërtetuar e pastaj mund të ankohen por, nuk duhet të ketë një kufizim të tillë në ligj.
– Ky ligj nuk duhet të votohet sepse Neni 39, ku përcaktohen afatet për realizimin e projektit është plotësisht gabim dhe i pamundshëm për t’u arritur. Nuk janë afate reale as për producëntët më të suksesshëm të rajonit dhe perëndimit e lërë më për ne që shumicën e rasteve marrim 30% të buxhetit total nga QKK dhe pjesën tjetër duhet t’a gjejmë në rajon dhe botë. Nuk ka logjikë e as nuk është profesional ky Nen. Fondi i marrë nga QKK, duhet të jetë fondi i parë që një film kosovar merr. Vetëm pas sigurimit të fondeve fillestare të filmit (në rastin tonë nga QKK), atëherë projekti filmik fiton të drejtën e konkurrimit në markete të prodhimit të filmit, ku me ndihmën e festivaleve takon shtëpi prodhuese nga mbarë bota duke i gjetur partnerët për bashkëprodhim. Kjo periudhë zgjatë minimalisht 1 vit. Pasi të jenë gjetur bashkëprodhuesit, secili nga ta ka nevojë për minimum 1 vit (e në të shumtën e rasteve 2 vite) kohë për grumbullimin e fondeve nga vendi i tij (fonde nacionale , regjionale të filmit, parashitje në televizione apo për distribuim etj)
– Ky ligj nuk duhet të votohet sepse kapitulli i Kosovafilmit kërkon shuarjen e Kosovafilmit dhe pronat e Kosovafilmit t’i barten Kuvendit të Kosovës.
Kosovafilmi posedon të drejtat për filmat e vetë dhe filmat e huaj që ka distribuuar, posedon ekspertizën, traditën dhe është në implementim e sipër të disa marrëveshjeve bashkëpunimi me disa institucione siç janë Jugolsovenska Kinoteka, Cinecitta, Luce, Fiaf, kinotekat në Zvicër, Danimarkë, Paris, Sarajevë, etj, për pasurimin e fondit arkivor dhe infrastrukturës së Kosovafilmit dhe mbi të gjitha, Kosovafilmi qysh tani funksionon si arkiv i filmit. Nuk ka ndonjë arsye për shuarjen e tij, dhe asnjë arsyetim deri më tash nuk është dhënë nga askush, as për shuarjen e Kosovafilmit si arkiv, as për krijimin e një institucioni të ri arkivor filmik, përderisa ky institucion ekziston.
Ka edhe disa Nene që kanë probleme, sidomos gjobat në Nenin 51, ku thotë se edhe nëse ju ndërrohet destinimi kinemave, pronari merr gjobë prej 20,000 euro dhe mund të bëjë çfarë të dojë me kinemanë që ka privatizuar. Secili biznesmen i ka aq të holla të paguajë gjobën dhe pastaj çfarë, sa kinema do të mbeten në Kosovë? Për çfarë po bëjmë filma ne? Ndërrimi i destinimit të Kinemasë është vepër penale, nuk flitet më aty për gjoba ndëshkuese.
Çdo njeri që kupton pak dhe ka një logjikë të shëndoshë do ta ketë shumë të lehtë të kuptojë që ky projektligj me problem në këto Nene nuk i hyn në punë askujt dhe nuk i ndihmon askujt.
Ky ligj nuk duhet të votohet!!!
Sepse jemi në një periudhë kur kinematografia Kosovare më në fund po arrinë suksese shumë të medha në botë dhe ate në festivale të Kategorisë A, jo çfarëdo festivale se jëmi mësuar të dëgjojmë pjesëmarrje në lloj lloj festivale e të mburremi kot.
Sepse filmat e fundit të Kosovës kanë marrë pjesë dhe çmime në Karlovivary Film Festival, në Sarajevo Film Festival, në Aspen Film Festival, Tribeca, Sundance Film Festival e shumë e shumë të tjerë. Bëni një kërkim të vogël në internet dhe e kuptoni menjeherë për çfarë kategorie të festivaleve po flasim.
Sepse filmi Shok u nominua për Oscar, u rrit buxheti i Qendrës Kinematografike, po punohet për formulim të rregullores mbi lehtësirat financiare për të tërhequr produksionet e huaja të vijnë dhe të xhirojnë në Kosovë. Gjithë këto zhvillime për çfarë? Për një ligj që në çdo të dytin Nen të kufizon dhe të pengon të zhvillohesh si kineast.
Deputetë, ky ligj nuk duhet të votohet!!!

Shoqata e Producentëve të Kosovës

14.07.2016, Prishtinë
Blerta Basholli – Kryetare e Shoqatës – blertabasholli@gmail.com
Blerta Zeqiri – Kryetare e Bordit të Shoqatës – blertaze@gmail.com
Fatmir Spahiu – Kryesues i Kuvendit të Shoqatës – fatmir.spahiu@gmail.com
Anëtarët e Bordit të Shoqatës:
Shkumbin Istrefi – isstra@gmail.com
Eshref Durmishi – edurmishi@gmail.com
Gazmend Nela – gazinela@gmail.com
Trim Musliu – cineproduction_ks@yahoo.com
Valon Jakupaj – vjakupaj@gmail.com
Valon Bajgora – valon@ikone-studio.tv
Prononcimit i bashkangjiten edhe Anëtarët tjerë të Shoqatës dhe Kosova Filmi:
1. Kreshnik Berisha – kekabe@gmail.com
2. Liridon Cahani – liridoncahani@rtklive.com
3. Besnik Krapi – besnik.krapi@gmail.com
4. Yll Uka – yll@ikone-studio.tv
5. Visar Krusha – vkrusha@gmail.com
6. Valter Lucaj – valteri80@hotmail.com
7. Mentor Shala – alash69@gmail.com
8. Bujar Kabashi – bujar.kabashi@gmail.com
9. Veton Nukollari – veton@dokufest.com
10. Adrian Morina – morina.adrian@gmail.com
11. Mumin Jashari – muminjashari@rtklive.com
12. Kaltrina Krasniqi – kaltrinak@gmail.com
13. Ujkan Hysaj – ujkanhysaj@gmail.com
14. Artan Korenica akorenica@yahoo.com
15. Alban Zogjani – albanz@ashagraphics.com
16. Ilir Gjocaj – ilirgjocaj@gmail.com
17. Adhurim Kida – adhurimkida@yahoo.com
18. Fitim Shala – fitimshala@gmail.com
19. Alban Ukaj, aktor, albanikus1@gmail.com
20. Gani Mehmetaj – ganimehmetaj@yahoo.com

Në trend Magazina

Më shumë
Gerta: Gjestin nuk e konsideroj të fortë - Shkëlzeni banores për Kutinë e Pandorës: Ia ke futur kot me këtë nominim

Gerta: Gjestin nuk e konsideroj të fortë - Shkëlzeni banores për Kutinë e Pandorës: Ia ke futur kot me këtë nominim

Magazina
I veshur me rroba vajzash dhe me vallëzim sensual, Gjesti shkakton të qeshura te banorët

I veshur me rroba vajzash dhe me vallëzim sensual, Gjesti shkakton të qeshura te banorët

Magazina

"A do të bësh fëmijë me Gjestin?", Xheneta jep një përgjigje të prerë

Magazina
“Më ke thënë 2-3 detaje për jetën time, kujton se fshihem unë”, Rozana-Jozit: Po do të luash me mua, rri këtu në shtëpi

“Më ke thënë 2-3 detaje për jetën time, kujton se fshihem unë”, Rozana-Jozit: Po do të luash me mua, rri këtu në shtëpi

Magazina
Laerti dhe Gjesti puthen në buzë, shkaktojnë të qeshura pa fund tek banorët e tjerë

Laerti dhe Gjesti puthen në buzë, shkaktojnë të qeshura pa fund tek banorët e tjerë

Magazina
Olta Gixhari shkëlqen me një paraqitje elegante dhe sensuale në plazh

Olta Gixhari shkëlqen me një paraqitje elegante dhe sensuale në plazh

Magazina
Kalo në kategori