LAJMI I FUNDIT:

Shoferi kroat denoncoi në polici pasagjerin ‘llafazan’ shkaku se e pengoi në vozitje

Shoferi kroat denoncoi në polici pasagjerin ‘llafazan’ shkaku se e pengoi në vozitje
Ilustrim

Nëse diku në mendjen tuaj ekziston një dispozitë ligjore që ndalon shpërqendrimin e shoferit dhe parashikon një dënim për atë që e bën, keni të drejtë! Kjo dispozitë ekziston!

Personi i cili transportohet me mjet nuk guxon në asnjë mënyrë ta pengojë shoferin në drejtimin e mjetit dhe as të ndikojë tek shoferi që ta drejtojë mjetin në mënyrë që të zvogëlohet siguria në komunikacion.

Gjoba për atë ngatërrestarin është 60 euro! A ekziston vërtet një gjë e tillë në praktikë?


Natyrisht, jeta reale është gjithmonë më e gjallë se dispozitat e thata ligjore dhe njerëzit dinë të bëjnë më të mirën për të arritur tiparet e çdo vepre penale të parashikuar me ligj.

Në rastin e Gjykatës Komunale për Kundërvajtje në Zagreb, Pp-290/2023, shoferi ka kërkuar ndërhyrjen e policisë, dhe pasagjeri është dënuar me gjobë për pengim të shoferit! /Telegrafi/