LAJMI I FUNDIT:

Shkup: Mësuesja me simptoma të coronavirusit e ka dërguar fëmijën në shkollë, izolohen 22 nxënës

Shkup: Mësuesja me simptoma të coronavirusit e ka dërguar fëmijën në shkollë, izolohen 22 nxënës

Kryetari i Komunës Qendër, Sasha Bogdanoviq ka informuar se edhe 22 fëmijë të shkollës fillore “Goce Dellçev” janë në izolim shtëpiak për shkak se njëra nga mësueset e kësaj shkolle, e cila gjithashtu është edhe prind i një fëmije që ndjek mësimin në këtë shkollë, për disa ditë me radhë ka pasur simptoma të coronavirusit.

Nëna e njërit nga fëmijët, e cila është gjithashtu mësuese në shkollë edhe pse ka pasur simptoma të coronavirusit dhe për disa ditë nuk ka shkuar në punë, përsëri fëmijën e ka dërguar në shkollë.

Bogdanoviq kërkon nga drejtori i shkollës të marre masa sanksionuese për mësuesen në fjalë.


“Ashpër e dënoj sjelljen e papërgjegjshme të mësueses dhe kërkoj nga drejtori i shkollës të hetojë plotësisht çështjen dhe në mënyrë adekuate të sanksionojë mësuesen. Theksoj që një sjellje e tillë e pamatur dhe e papërgjegjshme e një edukatori nuk duhet të tolerohet. Mësuesit duhet të jenë shembull se si duhet punuar me përkushtuar për mirëqenien e fëmijëve dhe në asnjë rast nuk duhet të lejojnë që sjellja e tyre të rrezikojë sigurinë e nxënësve. Komuna po ndërmerr të gjitha hapat për të mbajtur higjienën në shkolla dhe i bëj thirrje stafit arsimor dhe prindërve që të respektojnë masat dhe rekomandimet shëndetësore”, ka thënë Bogdanoviq.

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori