Shkup: Gjendja e pacientëve të prekur me coronavirus, e qëndrueshme
Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe, ka bërë të ditur se gjendja e shtatë pacientëve të prekur nga coronavirusi është e qëndrueshme, duke shtuar se “pacientja e parë e cila u diagnostikua me këtë virus, do të lëshohet për mjekim shtëpiak pasi testi i saj ka dalë negativ”.
“Në Klinikën Infektive në Shkup po testohen 12 persona për coronavirus” ka bërë të ditur Filipçe.
Ai njëherësh ka kujtuar qytetarët e vendit se do të gjobiten të gjithë ata që nuk do të respektojnë rekomandimet e qeverisë që kanë të bëjnë me parandalimin e përhapjes së këtij virusi vdekjeprurës.
Për të parandaluar përhapjen e coronavirusit, Qeveria e Maqedonisë së Veriut mori vendim për të mbyllur të gjitha kopshtet, shkollat dhe fakultet, si dhe lirohet nga puna njëri nga prindërit e familjeve që kanë fëmijë nën moshën 10 vjeçare, ndërkohë që janë ndaluar ngjarjet masive, organizimi i udhëtimeve në shtetet me rrezik të lartë dhe të gjithë ata që vijnë nga shtetet me rrezik obligohen t’i nënshtrohen izolimit prej 14 ditësh.
Për shkak të situatës me coronavirusin, të enjten do të takohen liderët e partive politike për të diskutuar rreth gjendjes së krijuar pasi më 23 mars zyrtarisht fillon dhe fushata për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të caktuara që të mbahen më 12 prill.
Ministri i Shëndetësisë, në këtë drejtim nuk ka precizuar se nëse do të mund të merret vendim në këtë takim për shtyrjen e zgjedhjeve.
“Sa i përket takimit të liderëve të partive, ne jemi të fokusuar në ballafaqim me coronavirusin, ka situata që nuk mund t`i parashikojmë”, tha ai.
Ndërkaq, Arben Ziberi, drejtor i Drejtorisë së Shëndetit Publik, për “Radion Evropa e Lirë” ka theksuar se qytetarët duhet të respektojnë rekomandimet dhe ruajnë qetësinë, sepse siç ka theksuar, nuk ka vend për panik.
Ziberi thotë se në këtë moment me shumë rëndësi është të luftohen dezinformatat dhe lajmet e rreme që nxisin frikë tek qytetarët.
‘Dua të bëj një apel se nuk ka vend për panik sepse të gjithë personat e prekur nga coronavirusi janë në gjendje stabile. Nuk duhet opinioni të bie pre e dezinformatave nga informacionet jo të verifikuara. Duhet ndjekur vetëm informacionet e verifikuara nga institucionet përkatëse duke respektuar rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë”, ka theksuar Ziberi.
Nga ana tjetër, ministri i Shëndetësisë, Arbër Ademi, ka theksuar se përderisa institucionet arsimore mbeten të mbyllura, të bëhet dezinfektimi i këtyre objekteve.
Sipas rekomandimeve të Qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë, qytetarët nuk duhet të shkojnë në vendet me rrezik të lartë në veçanti në shtetet si Kina, Korea e Jugut, Italia dhe Irani, por njëherësh u kanë bërë thirrje qytetarëve që të mënjanojnë edhe vendet me rrezik të mesëm, që kryesisht janë disa prej vendeve të BE-së, SHBA-së dhe Australisë./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMoti për pesë ditët e ardhshme
Vetaksident në Pejë, vdes shoferi i automjetit
LVV, LDK dhe PDK ndëshkohen me gjoba të majme nga PZAP për shkelje në fushatë
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Fshati Mirakë vetëm me 20 të moshuar: Do na gjejnë fëmijët të vdekur, ikën të gjithë
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet