LAJMI I FUNDIT:

Shkup, arrestohet një shpërndarës i drogës (Video)

Shkup, arrestohet një shpërndarës i drogës (Video)

Njësia për tregti ilegali pranë SPB Shkup, dorëzoi padi penale deri te prokuroria publike Shkup ndaj 31 vjeçarit N.B (31) nga Shkupi, për shkak të dyshimeve të bazuara se ka kryer vepër penale “prodhim i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve” e dënushme sipas nenit 215 të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë së Veriut

“Dje më 05.03, sipas njohurive të marra, me urdhër nga gjykata është kryer kontroll në shtëpinë e të paraqiturit në Shkup. Gjatë kontrollit në janë gjetur 52 vazo me kanabis, 1 kilogram marihuanë, vaj hashashi, dhe disa fara të kanabisit së bashku me peshoren që ka pasur mbetje nga marihuana dhe heroinа”, thonë nga policia, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në banesë ka pasur sistem të instaluar, laboratori të improvizuar për mirëmbajtjen e prodhimtarisë të kanabisit./Telegrafi/