Shkëndije Mujaj është e njohur për fotografitë eksplicite që publikon në rrjetet sociale për të vënë në pah linjat e saja të bollshme trupore.
Porse, njëherësh, ajo gjithmonë ka thënë se është edhe një besimtare e devotshme, përkundër se të dyja veprat e saja vështirë se shkojnë bashkë.
Kështu, ajo ka vendosur që gjatë muajit të Ramazanit “të agjërojë” edhe nga publikimi i fotografive provokuese.
“Këtë muaj të shenjtë të Ramazanit nuk do të postoj asnjë fotografi të nxehtë apo diçka tjetër…”.
“Agjërim të lehtë dhe pa ofendime, ju lutem”, shkruan në një postim të Shkëndijes në Facebook. /Telegrafi/
Posted by Shkendije Mujaj on Saturday, 20 June 2015