LAJMI I FUNDIT:

Shkëndija largohet kokulur nga LK

Shkëndija largohet kokulur nga LK

Kampioni i Maqedonisë, Shkëndija 79, i ka dhënë fund pjesëmarrjes në Ligën e Kampionëve duke u eliminuar nga ekipi serb i Partizanit.

Në përballjen e parë, tetovarët u turpëruan në Beograd duke u mposhtur 4-0, ndërsa edhe në ndeshjen kthyese në Shkup, ata dështuan që së paku të largohen kryelartë, pasi pësuan me rezultat 0-1.

Skuadra tjetër shqiptare që luan në këtë garë, Skenderbeu, e zhvillon ndeshjen kthyese të mërkurën.

Skenderbeu do të luajë si mysafir i APOEL Nicosias, ndërsa takimin do ta fillojë me disavantazh prej dy golash nga ndeshja e parë. /Telegrafi/