LAJMI I FUNDIT:

Shkencëtari rus gjen “rininë e përjetshme”

Shkencëtari rus gjen “rininë e përjetshme”

Nga mitologjia e lashtë kemi trashëguar sot atë që njihet si “eliksiri i jetës” - një ilaç magjibërës që i siguron atij që e pi rininë e përhershme, duke iu shmangur plakjes dhe vdekjes. Sigurisht, kur themi mitologji nënkuptojmë sajesë, diçka që nuk ka ekzistuar e nuk ekziston akoma. Por, jo për një shkencëtar rus.

Anatoli Brouchkov, 58 vjeç, këmbëngul se e ka gjetur formulën e “rinisë së përjetshme”… në një bakter 3.5 milionë vjeçar.

Bëhet fjalë për bakterin Bacillus F, të cilin Anatoli e gjeti të gjallë në akujt e Siberisë. Pasi përcaktoi moshën e bakterit, 58-vjeçari që është edhe kreu i Departamentit të Gjekriologjisë në Moskë, dy vite më parë e injektoi në trupin e tij dhe thotë se efekti është çudibërës.

“Ndjehem më energjik. Kam nisur të punoj më gjatë dhe nuk më ka zënë gripi apo e ftohura që prej dy vitesh. Bëhet fjalë për një eksperiment dhe unë nuk mund të përcaktoj ende sesi ndikon ky bakter”, thotë Brouchkov.


58-vjeçari thotë se duhet ende kohë për të vërtetuar efektet e këtij bakteri, ndaj nuk ua këshillon atë të tjerëve.

Në fakt, shkencëtarët rusë pretendojnë se është vërtetuar që bakteri zgjat jetën e qelizave tek minjtë dhe tek mostrat e gjakut të njeriut, por nuk janë në gjendje të shpjegojnë sesi e bën këtë. /Top Channel/

Në trend Fun

Më shumë
‘Harroi’ se po tymoste kanabis dhe pinte verë, britaniku ndalet me veturë para policisë – arrestohet menjëherë

‘Harroi’ se po tymoste kanabis dhe pinte verë, britaniku ndalet me veturë para policisë – arrestohet menjëherë

Fun
Një UFO gjigante xhirohet mbi centralin atomik në Fukushima

Një UFO gjigante xhirohet mbi centralin atomik në Fukushima

Disa u pasuruan shumë herët, e për të tjerët u deshën dekada - mësoni se kur këta 17 miliarderë fituan milionëshin e parë (Foto)

Disa u pasuruan shumë herët, e për të tjerët u deshën dekada - mësoni se kur këta 17 miliarderë fituan milionëshin e parë (Foto)

XXXXXL: Perimetri i gjoksit, më i madh se lartësia!? (Video)

XXXXXL: Perimetri i gjoksit, më i madh se lartësia!? (Video)

Kjo video shpjegon arsyen pse aeroplanët shmangin fluturimin mbi Oqeanin Paqësor

Kjo video shpjegon arsyen pse aeroplanët shmangin fluturimin mbi Oqeanin Paqësor

Psikiku që parashikoi tentativën për vrasjen e Trumpit jep parashikimin e tij për zgjedhjet presidenciale në SHBA

Psikiku që parashikoi tentativën për vrasjen e Trumpit jep parashikimin e tij për zgjedhjet presidenciale në SHBA

Kalo në kategori