LAJMI I FUNDIT:

Shkencëtarët kanë krijuar embrionin e parë të klonuar

Shkencëtarët kanë krijuar embrionin e parë të klonuar

Shkencëtarët amerikanë kanë bërë të ditur, të mërkurën se, kanë krijuar embrionin e parë të klonuar në botë nga një majmun, vepër e cila mund të ndiqet nga klonimi i qelizave humane për t’u përdorur në hulumtimet mjekësore.

Në dokumentin e publikuar online nga revista britanike “Nature”, një ekip nga SHBA ka thënë se ka krijuar embrionin e klonuar të llojit të majmunit rhesus macaques, duke shfrytëzuar metodën e njëjtë që çoi në krijimin e deles Dolly dhe kafshëve tjera të dyfishuara gjenetikisht.

Kjo është hera e parë që kjo teknikë përdoret me sukses për të krijuar embrione. Grupi i shkencëtarëve nxori dy linja të qelizave ëmë të përbashkëta nga embrionet, siç bën të ditur udhëheqësi i hulumtuesve, Shoukhrat Mitalipov nga Universiteti i Mjekësisë dhe Shkencës, Oregon në Beaverton (Oregon, SHBA).

Dolly, kafsha e parë e klonuar në botë, ishte realizuar në vitin 1996, duke shfrytëzuar të ashtuquajtur transferimin e bërthamës së qelizës somatike, gjatë të cilës bërthama gjenetike e një vezoreje është larguar dhe zëvendësuar nga bërthama e qelizës së pjekur. Ajo më pastaj është stimuluar me kemikale ose goditje elektrike për të nxitur ndarjen.


Lista e qenieve të gjalla të klonuara, duke shfrytëzuar këtë metodë, përfshin minj, derra, mace, lopë dhe qen. Puna në klonimin e primatëve po ashtu ka nxitur kundërshtinë në mesin e moralistëve, të cilët thonë se kjo mund t’i hap derën klonimit të qenies humane, jo vetëm qelizave.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori