Shkëlqimi dhe rënia e akademikut
Është shumë e vështirë të shkruash për dy personalitete të cilët kanë qenë frymëzimi i angazhimit të shqiptarëve në shërbim të kombit, e në mesin e tyre dhe të angazhimit tim personal. I pari është simboli i rezistencës, i cili ishte frymëzim imi dhe i plot të tjerëve me aktivitetin e tij të pandalshëm politik e patriotik. Angazhimi i tij ishte i pakursyer në rrugën e lavdishme të kombit tonë për liri e bashkim, me ç’rast përjetoi afër tri dekada burg të rëndë në kohën e Rankoviqit e të Titos. Veproi atëherë kur ishte shumë vështirë dhe rrezik të veprohej. I dyti është akademik. Krijimtaria shumë e bujshme e tij ishte padyshim edhe frymëzim i imi. Krijimtari kjo e tëra në shërbim të lirisë e bashkimit të kombit tonë të ndarë padrejtësisht. Sigurisht se nuk e keni të vështirë që ta dini për kënd e kam fjalën. Janë këta, Adem Demaçi e Rexhep Qosja.
Ishin vitet 1988, 1989 e 1990 kur unë si i ri po filloja aktivitetin politik e patriotik, isha brumosur pikërisht nga puna dhe angazhimi i këtyre dy shqiptarëve dhe shokëve të tyre. Ishin këto vitet kur populli ynë u ngrit në këmbë si kurrë më parë për liri e çlirim. I madh e i vogël, burra e gra u ngritën në demonstrata në gjithë Kosovën kundër sundimit të egër të Serbisë. Po ndodhnin ndryshime të mëdha në gjithë bllokun komunist të lindjes prandaj edhe shqiptarët u desh ta shfrytëzonin këtë rast ideal për liri e bashkim. Populli ishte i gatshëm dhe po e jepte aprovimin çdo ditë e më shumë duke u flijuar nëpër rrugët e sheshet e Kosovës. Lëvizja Popullore për Republikën e Kosovës në këtë kohë kishte humbur dy nga udhëheqësit politikë e organizativë, Afrim Zhitinë dhe Fadil Vatën. Të tjerët ishin larg Kosovës, në vendet e ndryshme perëndimore dhe natyrisht populli nuk mund të udhëhiqej nga atje. Populli ishte i gatshëm që të shkonte deri në fund, por i duheshin udhëheqës të vërtetë që do t’i prinin. Populli priste me padurim lirimin nga burgu të liderit të tij shpirtëror, bacës Adem Demaçi, dhe natyrisht me të drejtë priste angazhimin e akademikut Rexhep Qosja.
Dhe çka ndodhi? Baca Adem Demaçi iu drejtua popullit me fjalët: “Rreshtohuni pas Dr. Ibrahim Rugovës, sepse ky është njeriu i duhur që duhet t’i prijë popullit”. Akademiku refuzoi të angazhohej dhe vazhdoi të shkruaj, e herë pas here merrej me polemika të çuditshme me Ismail Kadarenë e Sali Berishën. Protestat e demonstratat në ndërkohë u shuan dhe erdhi koha e durimit e nënshtrimit për disa vite që do t’i kushtonin shumë shtrenjtë popullit tonë, duke e humbur momentin më të volitshëm historik për liri e bashkim. Bacës iu deshën rreth 5 vite që ta kuptonte se Ibrahim Rugova nuk ishte njeriu i duhur që t’i printe popullit. Populli u ngrit sërish, e kësaj here me pushkë në dorë, nën udhëheqjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Baca Adem Demaçi ishte në lartësinë e detyrës. Si përfaqësues politik i UÇK-së nuk pranoi asgjë më pak sesa çlirimin përfundimtar. Politikanët ushtarakë dhe politikanët paqësorë u bënë bashkë dhe shkuan në konferencën e Rambujesë për të nënshkruar nënshtrimin dhe kapitullimin. Baca ishte me të drejtë kundër shkuarjes në Rambuje sepse një nga pikat e panegociushme ishte njohja e sovranitetit dhe integritetit të ish Jugosllavisë mbi Kosovën. Natyrisht që ishte edhe kundër nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje. Në anën tjetër, akademiku pa asnjë hezitim u nis drejt Rambujesë dhe së bashku me Hashim Thaçin, Ibrahim Rugovën dhe Veton Surroin i vunë firmat e tyre në këtë marrëveshje në emër të qytetarëve të Kosovës pa i pyetur fare ata. Kjo marrëveshje ishte shumë e dëmshme për ne dhe pasojat e saj po i vuajmë edhe sot e kësaj dite.
Si rezultat i kësaj marrëveshjeje, në vend që të vendoseshin misione ndërkombëtare në shtetin që bëri gjenocid në Bosnjë dhe Kosovë, ato u vendosën në Kosovë. Në vend që të çarmatoseshin strukturat kriminale të Serbisë në Kosovë, u çarmatos UÇK-ja. Qytetarët e Kosovës u mashtruan edhe një herë rëndë. Entuziazmi fillestar i lirisë e çlirimit nuk dukej askund. Një pjesë e territorit po qeverisej nga struktura të shtetit të Serbisë ndërsa pjesa tjetër nga misione sunduese ndërkombëtare. Në vend që të arrestoheshin kriminelët të cilët bënë masakra në Kosovë, filluan të arrestohen ata që luftuan për liri e çlirim. Në këtë situatë lindi dhe u zhvillua Lëvizja VETËVENDOSJE!, duke kërkuar që zgjidhja e çështjes së Kosovës të zgjidhej përmes të drejtës së popullit për vetëvendosje e kurrsesi si rezultat i kompromiseve me Serbinë.
Sot Kosova është në një situatë tjetër shumë të rëndë. E ka shpallur veten të pavarur e sovrane por realisht nuk është as e pavarur e as sovrane. Nuk është e pavarur sepse ende kemi misione ndërkombëtare me fuqi ekzekutive, me Pakon e Ahtisaarit në kushtetutë e mbi të, e nuk është as sovrane sepse një pjesë të territorit të saj e kontrollojnë ende struktura shtetërore të Serbisë dhe me një kushtetutë e cila e ndalon bashkimin me Shqipërinë. Për më keq, ne sot udhëhiqemi nga Qeveria më e korruptuar dhe e shantazhuar e pasluftës, e cila është e gatshme që të negociojë me Serbinë për Kosovën. Krejt ky proces po e çon Kosovën drejt bosnjëzimit, drejt krijimit të një autonomie speciale për serbët në Kosovë. I vetmi subjekt politik i cili vepron pa u ndalur kundër të gjitha këtyre projekteve të dëmshme që po ndodhin është Lëvizja VETËVENDOSJE!.
Nuk më befasojnë deklaratat e akademikut kundër VETËVENDOSJE!-s, sepse ai asnjëherë, kur ka pasur më së shumti nevojë ky popull për të, nuk është rreshtuar në rrugën e drejtë. Çfarë më befason janë deklaratat herë pas here të Bacës kundër nesh, sepse pikërisht veprimtaria jonë është vazhdim i rrugës së trasuar nga ai. Nuk duam as më shumë e as më pak se sa kanë popujt e tjerë të lirë. Nuk dua të besoj që reagimi i tij ndaj nesh të jetë si rezultat i disa privilegjeve që i ka fituar nga kjo Qeveri. Nuk dua ta besoj këtë.
Se akademiku do të fliste kundër nesh nuk do të befasohesha por se do të shkonte aq larg nuk ma merrte mendja. Nuk u besoja syve se mund të ishin fjalët e tij ato që i lexova në intervistën me të që ishte botuar në gazetën Epoka e Re, të martën, më 18 tetor 2011. “Le të luftojnë ata që po kërkojnë luftë: LDK dhe VETËVENDOSJE!” thotë ai. Madje shkon edhe më larg kur thotë: “Ashtu siç po i rrëzojnë maunat me mallra serbe në brendësi të Kosovës le t’i heqin edhe barrikadat serbe në veri të Kosovës!”. Kjo deklaratë veç e një akademiku nuk mund të jetë. Ne, zotëri akademik nuk kërkuam asnjëherë luftë. Ne, për dallim prej Qeverisë që nuk ka asnjë plan, sepse në radhë të parë nuk ka vullnet e guxim, ia dhamë propozimin tonë se si duhet të shtrihet sovraniteti në gjithë territorin e Kosovës. Ne, nuk e kemi pushtetin zotëri akademik sepse në pushtet janë ata që erdhën si rezultat i vjedhjes industriale të votës në sytë e gjithë botës. Për dallim prej këtij pushteti që nuk e ka as synim shtrirjen e sovranitetit por mbetjen në pushtet, ne kemi edhe guxim edhe vullnet e dije për ta bërë shtetin me sovranitet të plotë. E për ta bërë këtë natyrisht se duhen mekanizmat e shtetit. Nuk do të bëjmë luftë i dashur akademik, por do t’i luftojmë pa kompromis strukturat ilegale e kriminale të Serbisë në Kosovë.
Shihet qartë se kjo intervistë ishte e porositur nga pushteti. Dëgjova nga “gojëkëqijtë” se t’i kanë ndarë disa para për botimin e kompletit të veprave tuaja. Ato vepra e meritojnë të botohen sepse kanë vlerë të pakontestueshme. Brengosëse po më duket sa lirë je shitur i dashur akademik.
Ndërkohë që Akademitë e Shkencave të vendeve fqinje vazhdimisht bëjnë plane e projekte për gllabërimin e territoreve tona, Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës ka rënë në gjumë të thellë bashkë me akademikun tonë të ndritur.
Për fund, më duhet ta them edhe një fjali: Lavdi jetës dhe veprës suaj deri në vitin 1989.
(Autori është anëtar i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje)
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_1-33-780x439.jpg)
Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë
![Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/diaspora-780x439.jpg)
Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit
![Hansi Flick merr vendimin e papritur për të ardhmen e De Jong](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-08-174203-780x439.jpg)
Hansi Flick merr vendimin e papritur për të ardhmen e De Jong
![Arrestohet një person për ushtrim presioni ndaj komunitetit rom në veri për të votuar Listën Serbe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/96121739028772-e1739029800931-780x439.jpg)
Arrestohet një person për ushtrim presioni ndaj komunitetit rom në veri për të votuar Listën Serbe
![Bisedë e tensionuar mes Flick dhe yllit të Barcelonës – lojtari po konsideron largimin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-08-163306-780x439.jpg)
Bisedë e tensionuar mes Flick dhe yllit të Barcelonës – lojtari po konsideron largimin
![Superkompjuteri ka parashikuar se kush do të dalë fitues në derbin e Madridit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/real-madrid-780x439.jpg)
Superkompjuteri ka parashikuar se kush do të dalë fitues në derbin e Madridit
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-49-780x439.jpg)
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
![Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20-3-780x439.png)
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
![Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-diaspora-780x439.jpg)
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
![Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_24-5-780x439.png)
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
![Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/abb-780x439.jpg)
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti