Shkëlqimi apo rënia e fusnotës
Të ndalesh dhe të shkruash për “fusnotën” është bërë temë jo vetëm e zakonshme, por edhe pak monotone. Jo vetëm në media, por edhe ne rrugë e kafeteri, i tërë muhabeti sillet rreth saj: a do të na ndihmoj, apo do të na kushtoj shumë!?
Prijësit tanë, në vend se të ulen e të bisedojmë shtruar se çka në të vërtetë do të thotë kjo fusnotë për Kosovën ata – si në pozitë ashtu edhe në opozitë – e shfrytëzojnë rastin që njëra të lavdërohet, e tjetra ta kritikoj atë. Përse nuk jemi në gjendje të ulemi e të flasim siç thotë populli “ me letra hapur”, se si dhe çka duhet të veprohet në raste të tilla? Apo ndoshta jemi aq dembelë sa të gjitha punët duhet të na kryejnë të huajt?
Ideja se Kosova do të shënjohet me fusnotë në përfaqësimet rajonale, në njëfarë mënyre na bënë paksa skeptik. Pra, është momenti të zbresim me këmbë në tokë, dhe të kuptojmë se ku po na drejton kjo fusnotë! A është vërtetë kjo fusnotë shkëndija e një fillimi drejt familjes evropiane, ose ndoshta një lehtësim që të tjerët të përfitojnë nga ne?
Ajo çka na bënë paksa të ndihemi më të lehtësuar, është mbështetja dhe përshëndetja e një vendimi të tillë të Qeverisë sonë, nga opinioni i gjerë ndërkombëtarë. Kur e themi këtë i referohemi vendeve si SHBA-ve, vendeve të Quintit dhe shumë shteteve mike të Kosovës, që kanë bërë mjaft për Kosovën në momentet e saj më të vështira.
Deklarata e fuqishme e Sekretares së Shteteve të Bashkuara, Hillary Clinton, e cila thotë se “Kryeministri i Kosovës ka treguar lidership të mrekullueshëm me rastin e pranimit të fusnotës”, është një shpresë e madhe dhe një dritë në fund të tunelit. Po ashtu edhe ambasadori amerikan Christopher Dell ka deklaruar për të përditshmen “Zëri” se pajtimi më mënyrën e përfaqësimit të Kosovës në forumet rajonale është në favor të Kosovës.
Mirëpo, nuk do të mjaftonin vetëm lëvdatat e miqve ndërkombëtar që ne të ndjehemi të kënaqur. Nëse e shikojmë anën tjetër të medaljes, do ta kuptojmë të kundërtën. Me apo pa dashjen tonë kjo fusnotë e ka kthyer në fuqi Rezolutën 1244 tashmë të shpallur si të vdekur, ndërsa mungon shpallja e Pavarësisë së Kosovës. E vetmja gjë e mirë nga kjo na mbetet vërtetimi i GJND-së, që në njëfarë mënyre na bënë të kuptojmë se serbët kanë pranuar disi shtetësinë e Kosovës, duke ditur se ky vërtetim i referohet shpalljes së Pavarësisë.
Krejt çka ne duhet të bëjmë është që të ndalemi e t’i shikojmë të mirat dhe të këqijat e fusnotës. Duhet që medaljen ta shikojmë nga të dyja anët, duke e balancuar kështu rëndësinë e saj, e jo të mundohemi që duke e luajtur rolin e ekspertit të japim mendimin, të thirremi në ideologjitë partiake, e pse jo ta përdorim edhe si fushatë reklamuese.
Opozita jonë e “bashkuar” edhe në momentet më të rëndësishme, mundohet t’i hedh benzinë zjarrit, e jo të bisedoj se si duhet vepruar drejt. Kur është koha për kritika janë të parët, mirëpo kur është koha të bashkohen për një vendim apo mendim, nuk janë në gjendje ta gjejnë një gjuhë të përbashkët.
Nëse të gjitha subjektet opozitare për një moment të ishin në vend të pozitës, si do kishin vepruar?
Ky mos unitet i opozitës i zbeh të gjitha thirrjet e tyre dhe kundërshtimet e tyre të forta, dhe në njëfarë mënyre na bënë të mendojmë se të gjitha këto i bëjnë ndoshta për qëllime të tyre, apo për fushatë mediatike.
Nga e gjithë kjo shtrohet një pyetje e madhe: edhe sa terme të reja do t’i hasim deri në arritjen e qëllimeve tona dhe deri kur populli do ta luaj rolin e shikuesit?
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Përfundon numrimi i votave të partive politike në dhjetë komuna - këto janë rezultatet preliminare](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/10komuna-780x439.jpg)
Përfundon numrimi i votave të partive politike në dhjetë komuna - këto janë rezultatet preliminare
![Arrestohet Erion Veliaj me urdhër të SPAK](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eiron-veliaj-780x439.jpg)
Arrestohet Erion Veliaj me urdhër të SPAK
![KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqzddddd-780x439.png)
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
![Haradinaj i përgjigjet Kurtit pas ofendimeve: Epiteti](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haradinaj_kurti-780x439-1-780x439-1.png)
Haradinaj i përgjigjet Kurtit pas ofendimeve: Epiteti "hajvan" i shkon vetëm atij
![Rusia tregon dy kushtet që duhen plotësuar nëse SHBA dëshiron paqe në Ukrainë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20-6-780x439.png)
Rusia tregon dy kushtet që duhen plotësuar nëse SHBA dëshiron paqe në Ukrainë
![Zgjedhjet në Kosovë dhe rezultatet e tyre – si u panë nga mediat botërore](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476500682_594419616732489_5834864377079471635_n-e1739193450181-780x439.jpg)
Zgjedhjet në Kosovë dhe rezultatet e tyre – si u panë nga mediat botërore
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2544561561-780x439.jpg)
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
![Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lumir-abdixhiku-1-780x439.jpg)
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
![Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-2025-02-09T232720.404-780x439.jpg)
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
![DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/dnv-1-1-780x439.jpg)
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
![Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476351715_1162478021903402_7885584996443489501_n-780x439.jpg)
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
![DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nenadii-780x439.jpg)
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe