LAJMI I FUNDIT:

Shkatërrohet fabrika e blloqeve

Shkatërrohet fabrika e blloqeve

Fabrika e blloqeve “Ital Kosova”, që gjendet në mes të lagjes së Vranjevcit dhe asaj Arbëria (ish Dragodan), e cila është komercializuar pasi më parë ishte ndërmarrje shoqërore, është shkatërruar si pasojë e rrëshqitjes së dheut.

Për këtë çështje ka dhënë alarmin kryetari i sindikatës së degës të ndërtimtarisë në BSPK, Avni Ajdini.

“Dje dhe sot, bregu i mejdanit të dheut ka vërshuar fabrikën e blloqeve "Ital Kosova" në Prishtinë, e cila ka qenë e komercializuar dhe ku kanë punuar mbi 120 punëtorë. Të lënduar nuk kishte, kurse dëmet materiale janë shumë të mëdha, sa që të gjithë punëtorët momentalisht kanë mbetur pa punë”, ka njoftuar sindikalisti Ajdini.

Ai ka kërkuar nga organet komunale që të marrin hapa sa më të shpejtë për sanimin e kësaj gjendje. /Telegrafi/