LAJMI I FUNDIT:

Shkak coronavirusi, Evropa fut në “listë të zezë” Italinë

Shkak coronavirusi, Evropa fut në “listë të zezë” Italinë

Më 15 qershor mjaft vende evropiane kanë deklaruar hapjen e kufijve duke mos lejuar udhëtimin e turistëve që vijnë nga Italia e duke shkaktuar reagimin e ministrit të Jashtëm italian Luigi Di Maio, i cili ka kërkuar respekt për Italinë si në fjalë dhe në aksione.

Greqia ka informuar mbylljen e kufijve për turistët italianë gjatë verës 2020.

Qeveria greke ka publikuar lisën me 29 vende nga të cilët turistë mund të mbërrijnë në territorin helen duke lënë jashtë saj Italinë.


Po ashtu dhe vende të tjera kanë ndaluar hyrjen në territorin e tyre të turistëve italianë të paktën në javët e para të muajit qershor e në pritje të një vendimi të dytë.

Austria ka deklaruar hapjen e kufijve më 15 qershor për vendet anëtare të BE, por jo për Italinë.

Kancelari Sebastian Kruz e konsideron situatën e virusit në Itali ende të vështirë e të pakontrollueshme.

Veç këtyre, Kroacia ka publikuar listën e vendeve të turistëve që mund të vizitojnë vendin duke mos lejuar prenotimet për turistët italianë.

Po ashtu dhe Zvicra ka deklaruar hapjen e kufijve më 15 qershor vetëm për Gjermaninë, Austrinë e Francën.

Ndaj këtyre vendimeve ka reaguar ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio, i cili në një postim në rrjete sociale shkruan se durimi ka një limit.

Kuptoj, thotë ai, konkurrencën me vendet pasi Italia është e bukur, e mrekullueshme, me mrekulli të jashtëzakonshme e plazhe fantastike e nuk ka rivalë, por konkurrenca mes vendeve është legjitime kur është e drejtë dhe e shëndetshme.

Për çështjen e hapjes së kufijve , shkruan numri 1 i diplomacisë italiane, duhet një përgjigje evropiane, pasi nëse vepron çdo vend ndryshe e në mënyrë të dekompozuar humbet shpirti evropian e Evropa shembet.

Kreu i diplomacisë italiane ka informuar se do të nisë një tur europian mbi këtë çështje e më datë 3 qershor pret në Romë homologun e tij francez Le Drian.

Më pas Di Maio do të udhëtojë më 5 qershor në Gjermani, më 6 qershor në Slloveni e më 9 qershor në Greqi.

“Italia prej datës 15 qershor është e gatshme të presë turistë të huaj e do të veprojmë në transparencë maksimale”, ka deklaruar Ministri i Jashtëm italian, ashtu siç është bërë më publikimin e të dhënave të të infektuarve në situatën e brendshme të vendit.

Ministri italian ka informuar se gjatë turit të tij evropian do t’i deklarojë homologëve të tij se Italia nuk pranon të jetë në listat e zeza për turizmin e se pretendon respekt pasi ka qenë gjithmonë e përgjegjshme e transparante e nuk ka asgjë për të fshehur.

“Italia nuk është spital, e kush na trajton si të tillë nuk do të rrimë pa reaguar. Durimi e ka një kufi”. /oranews/

Në trend Botë

Më shumë
Trump i përgjigjet ofertës së Salmanit prej 600 miliardë dollarësh: Duhet t'i rrumbullakojë investimet në një trilion

Trump i përgjigjet ofertës së Salmanit prej 600 miliardë dollarësh: Duhet t'i rrumbullakojë investimet në një trilion

Botë
Koreja e Veriut ka dërguar raketahedhës të maskuar si kamionë civilë në Rusi, për ta mbështetur atë në luftën kundër Ukrainës

Koreja e Veriut ka dërguar raketahedhës të maskuar si kamionë civilë në Rusi, për ta mbështetur atë në luftën kundër Ukrainës

Botë
Temperaturat e rrezikshme mund të vrasin 50% më shumë evropianë deri në vitin 2100, paralajmëron një studim

Temperaturat e rrezikshme mund të vrasin 50% më shumë evropianë deri në vitin 2100, paralajmëron një studim

Evropa
Çfarë tha Donald Trump për Gazën që ka shkaktuar kaq shumë shqetësim?

Çfarë tha Donald Trump për Gazën që ka shkaktuar kaq shumë shqetësim?

Botë
Tanku Leopard i ukrainasve i mbijeton dhjetë goditjeve nga dronë kamikaz të rusëve

Tanku Leopard i ukrainasve i mbijeton dhjetë goditjeve nga dronë kamikaz të rusëve

Evropa
I dërguari i Ukrainës në Britaninë e Madhe: Vonesa në pajisjen e Ukrainës me armët e nevojshme ka ndryshuar situatën në fushën e betejës

I dërguari i Ukrainës në Britaninë e Madhe: Vonesa në pajisjen e Ukrainës me armët e nevojshme ka ndryshuar situatën në fushën e betejës

Botë
Kalo në kategori