LAJMI I FUNDIT:

Shijoni 50 hijet e Marsalias

Shijoni 50 hijet e Marsalias

Është një ngjyrë e veçantë, e ëmbël, provokuese, joshëse, dehëse; një tonalitet i vishnjës, i cili më shumë ka pigmentin e verës së kuqe.

Është ngjyra panton e 2015-ës. E përzemërt, elegante, tërheqëse, universal, e përkryer në këtë kohë të ndërmjetme kur temperaturat nuk janë ngritur shumë, me nuancat e duhura kromatike dhe alkoolike për të ngrohur veshjet e stinës.

E ngrohtë dhe e sofistikuar, përhapet në shumë nuanca aq sa janë dhe ngjyrat e vreshtave të saj. Nga e kuqja e errët te portokallia e kafenjtë, nga ndryshku në ngjyrë bakri. Që ngjyrosin veshje për ditën, funde dhe bluza, e u japin një prekje të nevojshme dhe veshjeve të mbrëmjes.


Ngjyra është mjaftueshëm e pasur për të qëndruar e vetme, por ajo mund edhe të kombinohet me ngjyra të tjera. Kombinimet ideale janë me nuancat e pjeshkës, rozës, kremit dhe të kaltrën e hapur!

Nga modelet e Chloe te veshjet me dy nuanca të Jil Sander, te nuanca e fortë e përdorur nga Beckham, shikoni propozimet nga sfilatat për t’u zhytur në ngjyrën më trendi të vitit. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Pse duhet të flini pa të brendshme dhe si ndikon në shëndetin tuaj?

Pse duhet të flini pa të brendshme dhe si ndikon në shëndetin tuaj?

Kujdesi për lëkurën dhe trupin
Historia e Kendra Spears, modeles që u bë princeshë dhe që të gjithë e adhurojnë

Historia e Kendra Spears, modeles që u bë princeshë dhe që të gjithë e adhurojnë

Ndërthurje e stilit dhe tendencave: Këto dama me veshjet e tyre të veçanta lanë nam në Paris

Ndërthurje e stilit dhe tendencave: Këto dama me veshjet e tyre të veçanta lanë nam në Paris

Moda
Këshilla për prindërit: Këto janë mënyra se si mund t'i ndihmoni fëmijët që ndihen të vetmuar

Këshilla për prindërit: Këto janë mënyra se si mund t'i ndihmoni fëmijët që ndihen të vetmuar

Fëmija juaj
Keni flokë të thatë? Ky është gabimi më i zakonshëm që bëjmë kur lahemi

Keni flokë të thatë? Ky është gabimi më i zakonshëm që bëjmë kur lahemi

Flokë dhe stil
Mund ta realizojë kushdo: Truku për një grim të lehtë dhe të shpejtë të syve bëhet viral

Mund ta realizojë kushdo: Truku për një grim të lehtë dhe të shpejtë të syve bëhet viral

Grim
Kalo në kategori