LAJMI I FUNDIT:

Shijojeni golin e mrekullueshëm nga Mërgim Brahimi (Video)

Shijojeni golin e mrekullueshëm nga Mërgim Brahimi (Video)

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Mërgim Brahimi ka shënuar golin e tij të parë këtë stinor me fanellën e Grasshopperit.

22-vjeçari e nisi ndeshjen nga minuta e parë mes Grasshopperit dhe Thunit, ndeshje që përfundoi në të mirë të mysafirëve 1-2.

Brahimi realizoi golin e parë në ndeshje në minutën e 62-të, një gol të mrekullueshëm nga një distancë rreth 20 metra.

Edhe pse humbi, Grasshopper ka mbetur në pozitën e dytë në tabelë me 24 pikë të tubuara.


Brahimi ishte hero në fitoren 2-0 të Kosovës ndaj Guinesë Equatoriale pasi shënoi dy gola. /Telegrafi/