Ernera Dushica
Në Kosovë, ndarja e të dhënave sipas gjinisë nuk është thjesht një kërkesë teknike ligjore, por ajo është një domosdoshmëri për ndërtimin e një shoqërie të drejtë dhe të barabartë. Që nga viti 2004, Ligji për Barazi Gjinore obligon institucionet që të integrojnë perspektivën gjinore në të gjitha fazat e procesit të politikëbërjes. Megjithatë, këto të dhëna mbeten të papërdorura, duke e kufizuar ndikimin e politikave publike në adresimin e nevojave të të gjithë qytetarëve pa dallim.
Të dhënat e ndara sipas gjinisë janë thelbësore për ndërtimin e politikave që adresojnë nevojat, interesat dhe prioritetet specifike të grave dhe burrave me sfond të ndryshëm. Kur të dhënat nuk reflektojnë dallimet gjinore, politikat shpeshherë bazohen në një qasje neutrale ndaj gjinisë që nuk marrin parasysh realitetet e ndryshme me të cilat përballen burrat, gratë, vajzat dhe djemtë.
Edhe pse Ligji për Barazi Gjinore parasheh ndëshkime për institucionet publike të cilat nuk mbledhin, përpunojnë dhe dorëzojnë në Agjencinë e Statistikave të Kosovës (ASK) të dhënat e ndara, sipas gjinisë, deri sot nuk është evidentuar ndonjë ankesë apo padi administrative për këtë çështje. Kjo gjendje ka pasoja serioze për qeverisjen dhe përpjekjet për të ndërtuar një shoqëri më të drejtë dhe më të barabartë për të gjithë.
Pa të dhënat e detajuara mbi përvojat gjinore, është e vështirë të identifikohen dhe adresohen pabarazitë në fusha si shëndetësia e punësimi apo edhe sa i përket përfaqësimit publik. Mungesa e të dhënave mbi sfidat specifike të grave në qasjen në kujdesin shëndetësor riprodhues dhe në shëndetin mendor, ose mbi normat e larta të vdekshmërisë nga sëmundjet kardiovaskulare te burrat, bën që këto çështje të mos adresohen si duhet. Një shembull tjetër i rëndësisë së këtyre të dhënave është hendeku gjinor në punësim. Në Kosovë, ku rreth 75 për qind e grave në Kosovë nuk janë pjesë e tregut të punës (sipas të dhënave të ASK-së), mospërdorimi i të dhënave të ndara sipas gjinisë e vështirëson matjen e ndikimit të politikave ekonomike. Për më tepër, mungesa e të dhënave mbi shpërndarjen gjinore të pagave dhe kushtet e punës e bën pothuajse të pamundur zbatimin e strategjive për të adresuar pabarazitë.
Të dhënat e publikuara sipas gjinisë shërbejnë si tregues matës për transparencën e institucioneve për sa i përket përpjekjeve drejt avancimit të barazisë gjinore. Kosova vazhdon të mos ketë një indeks të barazisë gjinore, një mekanizëm kyç për harmonizimin e politikave kombëtare me standardet e Bashkimit Evropian. Një indeks i tillë do të siguronte matjen e përparimit në fusha prioritare, si mbyllja e hendekut gjinor në punësim dhe paga, përfaqësimi i grave në vendimmarrje, balancimi i jetës profesionale dhe familjare, si dhe adresimi i dhunës dhe stereotipave gjinorë.
Mbledhja e të dhënave të ndara sipas gjinisë hasë pengesa të shumta si pasojë e mungesës së kapaciteteve institucionale dhe një qasjeje institucionale e cila nuk ka barazinë gjinore si prioritet. Mbledhja, përpunimi, publikimi dhe përdorimi i të dhënave të ndara sipas gjinisë në krijim të politikave mbetet shpesh në vullnetin e zyrtarëve publikë. Ndërkohë, të dhënat që mblidhen për qëllime zyrtare, shpeshherë nuk përdoren për të informuar proceset e politikëbërjes dhe mbeten një formalitet burokratik që nuk ndikon në ndryshimin real. Shpesh të dhënat gjinore mblidhen vetëm për të përmbushur kërkesat formale të donatorëve ose organizatave ndërkombëtare, pa një qëllim të qartë për t’i përdorur ato për ndryshim real.
Por, a përfitojnë të gjithë njësoj nga ndarja e fondeve publike?
Mungesa e të dhënave të ndara sipas gjinisë, është e dukshme edhe në dokumentet buxhetore të institucioneve publike. Buxheti i aprovuar për vitin 2025 nuk përfshin asnjë informatë mbi masat dhe ndikimin e politikave që synojnë avancimin e barazisë gjinore apo mbi pasqyrën e prioriteteve të qeverisë për përmirësimin e barazisë gjinore.
Zakonisht, të dhënat e vetme të cilat ndahen sipas gjinisë dhe publikohen në ueb-faqet e disa organizatave buxhetore, janë të dhënat të cilat dërgohen me kërkesat për buxhet si pjesë e shtojcës për Buxhetimin e Përgjegjshëm Gjinor (BPGj). Kjo shtojcë që përfshin të dhëna mbi ndarjen gjinore të të punësuarve, nivelet e pagave dhe ndarjen e subvencioneve dhe transfereve, sipas Institutit GAP, është publikuar nga vetëm 32 për qind e komunave për vitin 2024, ndërsa në nivel qendror asnjë institucion nuk e ka bërë këtë praktikë publike. Këto nuk mjaftojnë për të institucionalizuar buxhetimin e përgjegjshëm gjinor i cili do të duhej të bazohej në një analizë gjinore të nevojave dhe ndikimit.
Kosova ka nevojë urgjente të trajtojë këtë problematikë. Mbledhja, publikimi dhe përdorimi i të dhënave të ndara sipas gjinisë, nuk duhet të shihet si një formalitet administrativ, por si një domosdoshmëri për ndërtimin e politikave që adresojnë nevojat e të gjithë qytetarëve në mënyrë të barabartë. Kosova ka një mundësi të ndërtojë një të ardhme ku barazia gjinore nuk mbetet vetëm një premtim, por një realitet i prekshëm dhe gjithëpërfshirës.
Autorja është hulumtuese në Institutin GAP
Projekti “Më Shumë Zgjedhje përmes Politikave Miqësore për Familjen” zbatohet nga Instituti Riinvest – Forumi Ekonomik i Grave, i mbështetur nga Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë (UNFPA) dhe financuar nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA).
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Unikkatil reagon për herë të parë pas vdekjes tragjike të vëllait të tij: Përjetove gjëra që disa nuk munden as me qindra jeta

JD Vance shkaktoi skandal me deklaratën për Britaninë, tani 'han' fjalët e veta

Si filloi sherri në parlamentin e Serbisë - grushte, shkelma e hedhje të shisheve të xhamit

Zelensky propozon fazën e parë për përfundimin e luftës - bën edhe një hap drejt pajtimit me Trumpin

Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës