Shes votën time!
Por, jo me para, sepse as nuk shitem e as nuk blihem në këtë mënyrë. As me premtime boshe: për punësime, asfaltime, e gjëra të tjera të kësaj natyre me përfitime të kufizuara. Kjo ngaqë e kam hedhur interesin e përgjithshëm mbi timin. Pra unë kërkoj shumë për të dhënë vetëm një votë, që ndoshta u duket pak.
Duke pasur parasysh ‘psikologjinë e turmave’ (Le Bon) gjatë kësaj kohe e ndiej vetën të shkëputur e të tërhequr nga zhurma e absurditeteve. Mirëpo kjo s’do të thotë se s’jam në rrjedha. Jam në rrjedha për të dëgjuar se kush po i përgjigjet ofertës sime. Kjo ofertë është serioze dhe s’lajthitet dot pa fakte, pa argumente. Në kundërvlerë me votën time hedh në pah këto kërkesa për subjektin politik shqiptar që e do votën time:
1. Në premtime duhet të jetë realist e jo fantazist (të premtoj të realizueshmen, e jo imagjinaren, gjërat për të cilat nuk do të mjaftonte t’i realizojë as krejt buxheti i FMN-së.)
2. Të mos ketë qëllim kryesor hyrjen në qeverinë e ardhshme maqedonase (duke ndjekur avazin e vjetër ose duke bërë lajka paraprake.)
3. Të zotohet me dhënien e besës shqiptare përpara popullit se nuk do të hyjë në qeverinë e ardhshme pa marrë garanci nga pala maqedonase se brenda një harku kohor, do të realizohen kërkesat e njohura kombëtare shqiptare.
4. Ta jap fjalën përpara popullit se edhe nëse del fitues, do t’u bëjë ofertë partive tjera më të vogla shqiptare për t’u integruar në qeverinë e ardhshme me qëllim që të bëhen faktor i përbashkët e unik për të fuqizuar zërin e shqiptarëve në artikulimin dhe realizimin e kërkesave.
5. Në fushatën zgjedhore të mos përdoren fjalë populiste e as denigruese ndaj shqiptarëve, cilëtdo qofshin ata, por të tregojnë ide dhe vizione, nëse kanë.
6. Të jap garanci se nuk do t’i diskriminojë shqiptarët në baza partiake (sepse mjaft kemi qenë të diskriminuar nga të tjerët.)
7. Të mos shantazhojnë individët e thjeshtë e të ngratë me fitim a humbje vendi të punës vetëm për të qenë pjesë e partisë së tyre.
8. Të zotohen se nuk do të keqpërdorin detyrën duke u korruptuar, por do ta përdorin atë për të shërbyer vetëm për popullin.
9. T’i lënë anash sloganet pseudopatriotike, ngase gjer tani ato kanë shërbyer si grep për t’i viktimizuar zemrat atdhetare; është treguar e dëshmuar se ai patriotizëm që shfaqet si flakë në tubimet e zjarrta, kur hyjnë në qeveri u shndërrohet në fjollë bore.
10. Dhe përfundimisht le të sillen më përtokë e më modest përpara popullit, e mos t’i ngrenë kokat në shenjë krenarie, sepse askush s’ka bërë asgjë që të mburret me të bëmat e tij. Megalomania diabolike s’i ka shkuar askujt për fytyre që t’u shkojë politikanëve.
Këto janë kushtet e mia për votën time. Vota e cila jepet me këto kushte është tamam kombëtare shqiptare, kurse ajo që jepet pa këto kushte, është votë meskine shqiptare, që lidhet me ndonjë interes të ngushtë e jo me ideal gjithëpërfshirës. Medet për atë votë! Më çohen mornicat kur kujtoj çfarë peshe morale mund të ketë ajo votë. E di se thirrjet për bashkim hasin në veshë të shurdhër, sepse politikanët po i thonë vetes ‘mashAllah’. Ashtu siç thoshte Niçe ‘s’ka ardhur koha ime’, edhe unë them se kjo kohë është kohë që vret shumë ndërgjegje të pastra, por çfarë të bësh?!
Partitë edhe kësaj radhe do të kenë dromca votash të fragmentuara andej-këtej, por votat e tilla nuk do ta kenë forcën magnetike për ta fuqizuar zërin e çjerrë shqiptar, për ta mbledhur trupin e copëzuar elektoral shqiptar dhe për ta bashkuar kredon politike. Do të gëzohet dikush për fitoren e Pirros. Do të dalin fytyra buzagaz se fituan, ndoshta edhe si në Shqipëri; të gjithë do të pandehin fitoren edhe nëse humbin. Megjithatë, kur s’ka bashim ua them sinqerisht që tani të gjithëve se janë humbës. Për fat të keq, masa e shkretë, ajo masë e tubimeve euforike, e klithjeve bajate dhe e zoreve, nuk po e heton zhytjen në batakun e degradimit.
Megjithëkëtë, është detyrë intelektuale, kombëtare e historike, që kjo të paktën të thuhet. Le të dihet se në tregun e votave ka çmim të shtrenjtë në mesin e çmimeve të lira. Vota me peshë nuk merret kollaj. Unë ia vura çmimin tim votës sime. Ju të tjerët çfarë prisni?!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës