LAJMI I FUNDIT:

Sherr me thika në mes shtatë të rinjve shqiptarë, “mollë sherri” e dashura e njërit prej të plagosurve

Sherr me thika në mes shtatë të rinjve shqiptarë, “mollë sherri” e dashura e njërit prej të plagosurve

Shtatë të rinj u përfshinë në një konflikt të ashpër fizik që kaloi edhe në përdorimin e thikave, duke shkaktuar dy të plagosur.

Ngjarja ndodhi dje, rreth orës 14:20, në rrugën “Murat Toptani”, vetëm pak hapa larg Ministrisë së Brendshme, në Tiranë.

“Molla” e sherrit dyshohet se ka qenë një femër, e dashura e njërit prej të plagosurve, raporton “Panorama”.


Policia e Tiranës tha dje se nga goditjet me thika janë plagosur rëndë dy 24-vjeçarët me iniciale A.S. dhe E.E., të cilët janë dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës dhe aktualisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa ka identifikuar dy autorët e dyshuar të plagosjes, shtetasit me iniciale E.N. dhe D.D.

Shërbimet e Komisariatit nr.1 kanë shoqëruar 3 personat e tjerë që u përfshinë në këtë konflikt dhe kanë transportuar për në spital dy të plagosurit.

Por dy autorët kishin arritur të largoheshin nga vendngjarja, para se aty të mbërrinin patrullat e Policisë.

SHKAKU

Motivi i ngjarjes është sqaruar fillimisht nga tre të shoqëruarit, më pas edhe nga vetë të plagosurit.

Ata kanë sqaruar se sherri fillimisht ka nisur në rrjetin social “Facebook”, me fyerje e kërcënime, për shkak se njëri nga autorët komunikonte aty me të dashurën e njërit prej të plagosurve.

Sherri mes të rinjve është konstatuar fillimisht nga polici roje i Ministrisë së Brendshme, i cili ka nxituar fillimisht që t’i ndajë vetë të rinjtë.

Por duke qenë se ishin shtatë persona që po godisnin njëri-tjetrin, polici ka lajmëruar shërbimet e Komisariatit nr.1, pasi nuk ka mundur t’i ndalojë i vetëm.

Megjithatë, ai ka arritur që të mos i lejojë të largohen tre prej personave të përfshirë në konflikt, por dy autorët kanë arritur të largohen.

Burime nga Policia thanë se dy të plagosurit, shokë me njëri-tjetrin, kishin lënë të takoheshin me njërin nga autorët, për t’u sqaruar rreth një sherri të nisur në “Facebook”.

Debati në rrjetin social kishte nisur në momentin kur 24-vjeçari kishte zbuluar se autori fliste në “Facebook” me të dashurën e tij dhe dyshonte se ajo e tradhtonte me të.

Por autori nuk kishte shkuar i vetëm në takim. Me të ishin edhe 4 shokët e tij dhe sapo janë përballur në rrugë, ka nisur përplasja fizike. Policia tha se dy autorët janë larguar bashkë me armët, që dyshohet se janë dy thika që ata kanë përdorur për ngjarjen.

Në trend Lajme

Më shumë
Presidentja Osmani ia falë një të burgosure pjesën e mbetur të dënimit

Presidentja Osmani ia falë një të burgosure pjesën e mbetur të dënimit

Drejtësi
Zvicra do t'i dhurojë Prishtinës kamionë për mbledhjen e mbeturinave

Zvicra do t'i dhurojë Prishtinës kamionë për mbledhjen e mbeturinave

Lajme
Çfarë janë myshqet në zorrë, çka ndikon në rritjen e tyre dhe cilat simptoma i japin?

Çfarë janë myshqet në zorrë, çka ndikon në rritjen e tyre dhe cilat simptoma i japin?

Shëndetësi
Çollaku: Protestat mund të përhapën edhe në vendet që kufizohen me Serbinë

Çollaku: Protestat mund të përhapën edhe në vendet që kufizohen me Serbinë

Lajme
Durrës, shpëtohen katër fëmijë të bllokuar te furgoni shkollës, 40 banesa të përmbytura

Durrës, shpëtohen katër fëmijë të bllokuar te furgoni shkollës, 40 banesa të përmbytura

Lajme
Rrahu brutalisht një burrë në prani të fëmijës, kosovari dënohet me 42 muaj burgim dhe 8 vjet dëbim nga Zvicra

Rrahu brutalisht një burrë në prani të fëmijës, kosovari dënohet me 42 muaj burgim dhe 8 vjet dëbim nga Zvicra

Lajme
Kalo në kategori