LAJMI I FUNDIT:

Sherr me gruan, shqiptari djeg me ujë të nxehtë vajzën 14-vjeçare

Sherr me gruan, shqiptari djeg me ujë të nxehtë vajzën 14-vjeçare

Adoleshentja përvëlohet me ujë të nxehtë nga babai pasi ndërhyrë në shuarjen e sherrit me prindërve.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në Durrës, ku 14-vjeçarja ka marrë plagë të rënda në trup.

Sipas policisë babai K.Xh., 45 vjeç, banues në Durrës, u shpall në kërkim, pasi rreth orës 18:00 të pasdites së djeshme, në banesë, në gjendje të dehur, pas një konflikti me bashkëshorten e tij, e i ka hedhur ujë të nxehtë, vajzës së tij, A.Xh., 14 vjeçe, e cila është përfshirë për të shuar konfliktin midis prindërve.


Për pasojë, e dëmtuara është djegur në këmbë dhe ndodhet në repartin e djegieve në QSUT, Tiranë, nën kujdesin e mjekëve.

Menjëherë pas ngjarjes i tronditur nga ajo që bëri, 45-vjeçari i cili ujin e nxehtë e kishte nisur për të shoqen, u largua nga shtëpia duke humbur gjurmët.

Ndërkohë që policia vijon punën për kapjen e tij, në ngarkim të 45- vjeçarit materialet i kaluan Prokurorisë së Durrësit për veprën penale “Dhunë në familje”. /gsh/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdekja e 13-vjeçares shqiptare që tronditi Italinë, autopsia zbardh të vërtetën

Vdekja e 13-vjeçares shqiptare që tronditi Italinë, autopsia zbardh të vërtetën

Lajme
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Lajme
Çmimet e tregut për barnat, sqarim i Telegrafit rreth reagimit të ATK-së: Artikulli është bazuar në informatat zyrtare të publikuara nga OFK

Çmimet e tregut për barnat, sqarim i Telegrafit rreth reagimit të ATK-së: Artikulli është bazuar në informatat zyrtare të publikuara nga OFK

Lajme
Kalo në kategori