LAJMI I FUNDIT:

SHERK: Ministri Matoshi keqinformon opinionin

SHERK: Ministri Matoshi keqinformon opinionin

Shoqata e Energjisë së Ripërtëritshme (SHERK) shpreh shqetësim dhe indinjatë në lidhje me deklaratën e Ministrit Mbrojtjes së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi të datës 2 maj, i cili tha se “Asnjë Hidrocentral në Kosovë nuk posedon leje mjedisore si dhe operojnë ilegalisht”.

SHERK kërkon nga Ministri i MMPH që publikisht tërheq deklaratën apo ta plotësojë me argumente reale se ku është bazuar.


“Përmes kësaj deklarate për opinion, për institucionet të ndërlidhur në fushën e BRE, si dhe për ministrin i cili konsiderojmë së është painformuar ose i keqinformuar, SHERK demanton fuqishëm që hidrocentralet janë ilegale, ju përkujtojmë se operatorët ekonomik të gjithë kanë pëlqime mjedisore të leshuara nga vetë MMPH dhe janë të pajisur me autorizimin final nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) sipas legjislacionit në fuqi. Operatorët të cilët kanë përfunduar projektet kanë aplikuar për leje mjedisore ku ka raste që presin rreth 3 vite dhe nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga MMPH”, thuhet në reagimin e SHERK.

“Është detyrë dhe përgjegjësi e Ministrit të MMPH që të informohet si dhe të kërkojë përgjegjësi brenda resorit ku e drejton në lidhje me aplikacionet që janë duke pritur me vite për përgjigje. E në rastin e keq Ministri i MMPH nuk ka informatë për pëlqimet dhe lejet e lëshuara nga resori ku e drejton, nuk ka informatë për kërkesat e deponuara në drejtoritë përkatëse të MMPH. Operatorët, anëtarët e SHERK janë të gatshëm që të argumentojnë të kundërtën me dokumente këtë fakt”.

Sipas SHERK, “kjo komunikatë përveç që është shqetësuese dhe konsiderojmë së është bllokuese për ekonominë e vendit dhe investimet e huaja si dhe rrezikon seriozisht investimet e bëra ne Energjinë e Ripërtërishme, ku deri më tani janë investuar rreth 132.9 milionë euro si dhe te planifikuara për investim 516.10 Milionë Euro dhe në këtë rast është përgjegjëse kryesore është MMPH për stagnimin e këtyre investimeve”.

“SHERK kërkon nga MMPH që të trajtoj çdo kërkesë sipas procedurave dhe ligjeve në fuqi veç e veç e jo të referohet në një problem të caktuar të përgjithësoj të gjithë procesin si problem sektorial”.

“Si çdo shtet i cili i funksionon ne ekonomi normale edhe MMPH duhet që të kontaktojë sektorin përkatës pas parasysh që jemi ndër investitorët më serioz dhe bartës të sektorit strategjik, gjithashtu jemi ndër taksapaguesit më të mëdhenj dhe më të rregullt në Republikën e Kosovës. Institucionet e Kosovës duhet të jenë në shërbim të bizneseve dhe jo anasjelltas”.

“Energjia e Ripërtëritshme është pjesë kruciale e Strategjisë së Energjisë së Republikës së Kosovës. Strategjia njeh shfrytëzimin e burimeve të ripërtërishme të energjisë (BRE) si interes shtetëror që kontribuon në realizimin e objektivave të përgjithshme të politikave të energjisë: avancimi i sigurisë së furnizimit me energji; promovimi i investimeve në sektorin e energjisë; zhvillimi i tregut të energjisë dhe sigurimi i mbrojtjes mjedisore. Ligji për energjinë përcakton se BRE duhet të jenë pjesë integruese e Strategjisë për Energjinë, e cila promovon shfrytëzimin optimal të tyre, në pajtim me caqet e miratuara”.

Më tej SHREK thotë se “është obligim i institucioneve të vendit që ti trajtojë me prioritet projektet e BRE të cilat janë prioritet i BE-se, IFC si dhe institucioneve financiare ndërkombëtare që përkundër shumë hezitimeve kanë shprehur gatishmërinë që të diskutojnë financimet e këtyre projekteve. Çuditërisht sot kemi deklarata të tilla si kjo operime ilegale, e qe ka vite që projektet kanë mbetur pezull, ndera vendet e rajonit i trajtojnë me prioritet dhe thuajse janë ne përfundim të projekteve dhe arritjes se caqeve të përcaktuara nga BE. Në të njëjtën kohë Kosova importon Energji mbi 68 milionë në vjet, prej tyre Serbisë i paguan mbi 54 milionë euro. Ndërsa te ne përveç që nuk përkrahen investimet ne Energjinë e Ripërtëritshme tani bëhen edhe keqinformime në dëm të zhvillimit të projekteve të BRE si dhe i bëhet dëm i madh në sigurimin e financimit nga institucionet financiare të vendit dhe ndërkombëtare”, thuhet në reagim. /Telegrafi/