Shërbimi i mamografisë në Gjilan zbulon raste të kancerit të gjirit te gratë dhe meshkujt

Nga 1 korriku i vitit 2023, kur në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Gjilan u aktivizua shërbimi i mamografisë, deri më 30 shtator të këtij viti janë kryer gjithsej 1,443 ekzaminime mamografike.
Këtë e ka konfirmuar për Telegrafin, specialistja e QKMF-së në Gjilan, Ramize Ahmeti-Ibrahimi, e cila ka theksuar se kanceri i gjirit në disa raste e prek edhe gjininë mashkullore.
Sipas saj, nga 1,443 ekzaminime 83 raste kanë rezultuar pozitive me kancer të gjirit. Gjithashtu kanë rezultuar pozitive dy raste nga shtatë mamografi të realizuara te meshkujt.
Ahmeti-Ibrahimi thekson se në QKMF, procesi i ekzaminimeve për kancerin e gjirit zhvillohet çdo ditë dhe bazohet në indikacione të qarta mjekësore.
“Të gjitha gratë dhe vajzat që kanë indikacione absolute shëndetësore mund të vijnë dhe të realizojnë mamografinë”, tha ajo, derisa shpjegon se ekzaminimi kalon përmes disa fazave.
“E para është ekzaminimi i gjirit, mandej ekzaminimi klinik i gjirit te mjeku familjar, dhe nëse ai e sheh të arsyeshme, propozon për të bërë ultrazërin e gjirit. Pas kësaj, nëse ka indikacione të qarta, bëhet edhe mamografia”, ka theksuar Ahmeti-Ibrahimi.
Kryesisht, sipas specialistes Ahmeti-Ibrahimi, këto ekzaminime realizohen te gratë mbi moshën 40 vjeçare, me përjashtim të rasteve që kanë indikacione të qarta mjekësore ose anamnezë pozitive familjare.
Ajo thekson se edukimi dhe promovimi shëndetësor gjatë muajit “rozë” ka pasur një impakt të madh në ndërgjegjësimin e grave dhe vajzave sa i përket kësaj sëmundje.
“Në veçanti, tetori, i njohur si muaji rozë, ka pasur një impakt të madh në ndërgjegjësimin e grave dhe vajzave për rëndësinë e diagnostikimit të hershëm të kancerit të gjirit. Përmes fushatave sensibilizuese që zhvillohen në kuadër të QKMF-së, një numër i madh i grave ka marrë informata bazike për prevenimin e kësaj sëmundjeje”, ka thënë Ahmeti-Ibrahimi.
“Edukimi dhe promovimi shëndetësor kanë bërë një bujë të madhe”, thekson ajo, duke vënë në pah rëndësinë e informimit të drejtë për trajtimin dhe zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit.
Ndër të tjera, Ahmeti-Ibrahimi thekson se përpjekjet e vazhdueshme për sensibilizim publik kanë rezultuar në zbulimin e rasteve me kancer të gjirit.
“Aktivizimi i mamografisë në QKMF dhe përpjekjet e vazhdueshme për sensibilizimin publik kanë rezultuar në zbulimin e rasteve të diagnostikuara dhe të ndërgjegjësimit shoqëror për këtë sëmundje, duke sjellë një ndikim pozitiv në parandalimin dhe trajtimin e saj”, ka përfunduar ajo./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Foda publikon listën e Kosovës për dy ndeshje e marsit - tri prurje të reja

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës