LAJMI I FUNDIT:

Sheqeri nuk ndërlidhet me rrezikun nga diabeti

Sheqeri nuk ndërlidhet me rrezikun nga diabeti

Një kohë të gjatë është dyshuar që ushqimi i pasur me sheqer gjatë një periudhe më të gjatë kohore mund të çojë deri te rreziku i rritur nga zhvillimi i diabetit. Por këtë supozim e ka mbështetur një numër i vogël i dëshmive...

Hulumtuesit nga spitali Royal Victoria Hospital dhe Queen’s University nga Belfasti së fundi kanë publikuar rezultatet e testimit klinik të kryer në 13 meshkuj të shëndetshëm, gjatë të cilit kanë hulumtuar ndikimin e konsumimit të sasive të mëdha të sheqerit në shëndetin vaskular dhe rezistencën e insulinës, për të cilën besohet se është shkaktar i diabetit të tipit II.

Dr. Steven Hunter dhe ekipi i tij vrojtimet e veta i kanë publikuar në revistën "Diabetes", dhe kanë theksuar që nuk ka pasur dallim në rezistencën e insulinës tek të testuarit të cilët gjatë gjashtë javëve 25 për qind të kalorive i kanë marrë nga sakaroza, e cila ka qenë pjesë e ushqimit të balancuar, dhe tek të testuarit tek të cilët kaloritë nga sakaroza kanë përbërë 10 për qind të sasisë së përgjithshme të kalorive. Kështu, të testuarit e parë gjatë ditës kanë konsumuar rreth 200 gramë sakarozë, derisa tjerët kanë marrë rreth 80 gramë.

Ushqimi i të dy grupeve gjatë të dy periudhave ka qenë i ngjashëm me përbërjen makronutritive (karbohidratet, yndyrat dhe proteinat), ndërsa dallimi ka qenë në zëvendësimin e sakarozit me niseshte. Rezistenca e insulinës është matur me standardin e artë.


Përveç kësaj, ushqimi i pasur me sakarozë (sheqer) nuk ka treguar asnjë ndikim të padëshirueshëm në shumë parametra tjerë metabolikë dhe fiziologjik, siç është elasticiteti i artereve, i cili ndikon në rrezikun nga sëmundjet e zemrës dhe profilin e glukozës në gjak.
Megjithatë, ushqimi mund të ketë ndikim të fuqishëm në rrezikun nga zhvillimi i diabetit II, ku ndikimi negativ i yndyrave të ngopura është dëshmuar më së miri.

Dr. Hunter këshillon që mënyra më e mirë për reduktimin e rrezikut nga sëmundja e diabetit është ndryshimi i stilit të jetesës: "Me siguri edhe faktorët tjerë të lidhur me ushqimin, si konsumi i tepërt i kalorive, si edhe faktorët e lidhur me stilin e jetesës siç është mos aktiviteti fizik dhe rritja e peshës trupore do të kenë ndikim më të madh se llojet e karbohidrateve." /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori