LAJMI I FUNDIT:

Shënohet përvjetori i demonstratave të ‘81-tës

Shënohet përvjetori i demonstratave të ‘81-tës

Demonstratat e vitit 1981 janë ngjarje e rëndësishme dhe e veçantë për vendin tonë, pasi, u bënë shumë përpjekje gjithëpopullore për të fituar të drejtën që Kosova të jetë shtet, tha të mërkurën në përvjetorin e 28 të demonstratave të vitit 1981, kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

Ky përvjetor u shënua me një debat të organizuar nga Kolegji Universitar “Biznesi”, me disa nga organizatorët dhe pjesëmarrësit e demonstratave të asaj kohe.

Në kuadër të aktiviteteve organizatorët, në mënyrë simbolike kanë kujtuar ditën e fillimit të demonstratave duke ngrënë një shujtë në mensën e studentëve, si dhe kanë bërë homazhe tek shtatorja e heroit Zahir Pajaziti ndërsa më pas do të vizitojnë Kompleksin memorial në Prekaz. /rtk/