LAJMI I FUNDIT:

Shënohet dita ndërkombëtare e shëndetit oral

Shënohet dita ndërkombëtare e shëndetit oral

Dje, në Institucionin parashkollor “DIELLI”, është mbajtur manifestimi qëndrorë i Ditës Ndërkombëtare të Shëndetit Oral.

Hapjen e Ditës Ndërkombëtare të Shëndetit Oral e kanë bërë fëmijët e Institucionit parashkollor “DIELLI”, të cilët para të pranishmëve kanë dhënë premieren e shfaqjes “DHËMBË TË SHËNDOSHË, FËMIJË TË LUMTUR”.

Ferid Agani, Ministrër i Shëndetësisë, në fjalimin e tij përgëzoj fëmijët për shfaqjen dhe shprehu gatishmërinë e tij për bashkëpunim të mëtutjeshëm në realizimin e projektit “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur” edhe gjatë vitit shkollor 2013-2014. Të pranishëm ishin edhe Drejtor i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), zyra në Prishtinë, Skender Syla, Drejtori i Drejtoratit për Arsim i Kuvendit Komunal të Prishtinës, Halim Halimi, drejtor të Institucioneve parashkollore dhe fillore të Kuvendit Komunal të Prishtinës.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), zyra në Prishtinë, ka ndihmuar edhe në përgatitjen e maskotave-imazheve-skulpturave të dhëmbëve me lartësi mbi 1 metër për të gjitha Institucionet parashkollor të fëmijëve në Prishtinë. Fëmijët e Institucionit parashkollorë “DIELLI” që së bashku edhe me drejtoreshën, Arguriana Kastrati, pranuan Maskotën e Dhëmbit nga Drejtor i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), zyra në Prishtinë, Dr. Skender Syla. Maskotat për Institucionet, shpërndahen ditëve në vazhdim.


Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Shëndetit Oral, u mbajt edhe një tryezë në QKMF- Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë. Tryeza është fokusuar në prezantimin e punës 1 vjeçare të realizimit të projektit “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur” në Institucionet parashkollore, fillore dhe të mesme në Kosovë dhe në punën që bëhet nga kuvendet komunale të regjionit të Prishtinës për ruajtjen dhe promovimin e shëndetit oral, si Institucione përgjegjëse.

Përveq Xheladin Ujkanit, Ideator dhe udhëheqës i projektit “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur”, Drejtor ekzekutiv i Organizatës për Arsim, Shkencë dhe Shëndetësi- KISCOMS, të pranishëm në tryezë ishin Drejtori i OBSH- zyra në Prishtinë, Dr. Skender Syla dhe Drejtori i Drejtoratit për Shëndetësi në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Dr. Valbon Krasniqi, të cilët në emër të Institucioneve të tyre të cilat i përfaqësojnë përshëndetën punimet e tryezës. Të pranishëm në tryezë ishin edhe përfaqësues të Komitetit ndërministror të programit ”Shkollat Promovuese të Shëndetit”, kordinatorja e programit znj. Leonora Shala, z. Bajram Kadriu, përfaqësues i programit nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), përfaqësues të tjerë të nivelit regjional dhe lokal, fëmijë e përfaqësues të Institucioneve parashkollore si dhe pjesëtarë të organizatës KISCOMS.

Ujkani, bëri prezantimin e punës 1 vjeçare të realizimit të projektit “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur” në Institucionet parashkollore, fillore dhe të mesme në Kosovë.
Me këtë rast, Ujkani u shpreh se, Projekti “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur” bazohet në rekomandimet e Komitetit ndërministror të programit ”Shkollat Promovuese të Shëndetit” nga Ministria e Arsimit, Shkëncës dhe e Teknologjisë (MASHT), Ministria e Shëndetësisë (MSH), Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) si dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve (MKRS). Ky program, në Kosovë, është inicuar nga zyra e OBSH- Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Prishtinë.

Në projektin “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur”, përfshihen në mënyrë të drejtëpërdrejtë mbi 1150 Institucione parashkollore, fillore dhe të mesme të Republikës së Kosovës, përkatësisht përfshihen mbi 450 mijë fëmijë-nxënës.

Faza e I-rë, ka filluar të implementohet në Institucionet parashkollore me 12 shtator 2012, pikërisht në Ditën Botërore të Shëndetit Oral. Deri tani janë vizituar afër 2/3 e Institucioneve parashkollore në Kosovë. Gjatë këtyre vizitave fëmijëve u janë dhënë broshura si dhe brusha të dhëmbëve me pastë. Gjithashtu, u është bërë demonstrimi i pastrimit të dhëmbëve përmes modeleve, gjë të cilën e kanë bërë edhe fëmijët. Konkretisht, në numër, janë vizituar mbi 50 Institucione parashkollore publike dhe private në Kosovë.

Ndërsa nga data 01-21 qershor, në fazën e dytë dhe të tretë të projektit "Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur", janë përfshirë mbi 150 Institucione të arsimit fillorë dhe të mesëm të regjionit të Prishtinës, si në : Prishtinë, Podujevë, Fushë Kosovë, Obiliq, Drenas dhe Lipjan. Gjatë vizitave, me nxënësit e klasës së I-rë, II-të, III-të, IV-të, V-të, VI-të, VII-të, VIII-të dhe IX-të, është bashkëbiseduar për ushqimet e preferueshme dhe jo të prefuerueshme për dhëmbët, është bërë demonstrimi i përbashkët i pastrimit të rregullt dhe të drejtë të dhëmbëve përmes modeleve, u janë dhënë brusha të dhëmbëve nxënësve si dhe materiale promovuese për shëndetin oral, për ushqimet, pastrimin e dhëmbëve dhe fluoridet.

Bashkëpunëtorët dhe mbështetësit e projektit “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur”, gjatë vitit shkollor 2012-2013, ishin të shumtë. Gjatë manifestimit qëndrorë, ideatori dhe udhëheqësi i projektit, stomatologu, Xheladin Ujkani, Drejtor ekzekutiv i Organizatës për Arsim, Shkencë dhe Shëndetësi- KISCOMS, ndau mirënjohje për sponsorët dhe bashkëpunëtorët e projektit.

Me mirënjohje për bashkëpunim dhe koordinim të vazhdueshëm u nderua Komitetit Ndërministror i SHPSH-Shkollave Promovuese të Shëndetit. Në emër të KNSHPSH-së, mirënjohjen e pranoj Leonora Shala-kordinatore e programit.

Me mirënjohje të vecantë u nderua edhe Ministria e Shëndetësisë, të cilën e pranoj bashkëpunëtori më i afërt në realizimin e projektit, Ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani.

Me mirënjohje të vecantë u nderuan edhe Radiotelevizioni 21 dhe Portali Informativ Telegrafi.com, për mbështetje të vazdueshme mediale. Në emër të rtv21, mirënjohjen e pranoj autorja e emisionit “21 Petale”, Afërdita Duraku, ndërsa për Telegrafin, mirënjohjen e pranoj menaxheri i marketingut, Shpend Sadiku.

Me mirënjohje u nderuan edhe Banka Raiffeisen, Kompania e Sigurimeve Illyria, Depo Dentare “Allianz”, Shtypshkronja “Shkrola Print” si dhe Adonis Sinidolli, Qendresa Sahitaj, Kushtrim Vatovci, Rrona Xharra, Agnesa Hasani, Albulena Statovci, Jeta Kelmendi, Besnik Balaj, Shkendize Shala, Fidaim Meholli, Artan Bejta dhe Sabedin Ujkani.

Për përkrahje të Ditës Ndërkombëtare të Shëndetit Oral, me Mirënjohje, nderohen Organizata Botërore e Shëndetësisë, zyra në Prishtinë, Kuvendi Komunal i Prishtinës, Klinika Dentare Dent-In dhe Banka Raiffeisen.

Në lidhje me rekomandimet e dalura nga tryeza e mbajtur në Ditën Ndërkombëtare të Shëndetit Oral, e cila u mbajt në QKMF- Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, ku fokus ishte prezantimi i punës 1 vjeçare të realizimit të projektit “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur” në Institucionet parashkollore, fillore dhe të mesme në Kosovë dhe puna që bëhet nga kuvendet komunale të regjionit të Prishtinës për ruajtjen dhe promovimin e shëndetit oral, si Institucione përgjegjëse, do të dalim me një raport ditëve në vijim.

Projekti “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur”, do të vazhdojë edhe gjatë vitit shkollor 2013-2014

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori