LAJMI I FUNDIT:

Shënohet Dita Botërore e Standardeve

Shënohet Dita Botërore e Standardeve

Agjencia Kosovare e Standardizimit, me rastin e Ditës Botërore të Standardeve,organizon sot një takim festiv, i cili ka për qëllim shënimin e themelimit të ISO, dhe shpalosjen e rezultateve të arritura në Standardizimin Kosovar.

Pjesë e këtij manifestimi janë edhe ekspertë evropianë, të cilët do të prezantojnë standardizimin në dimensione të ndryshme.

Ndryshe, vendosja e standardeve është e rëndësishme si për rritjen ekonomike, ashtu edhe për mbrojtjen e konsumatorit dhe për tregtinë e lirë.


Sipas një studimi në Britani rezulton se nga përdorimi i standardeve, ekonomia e vendit përfiton në vit 2.5 miliardë paund.

Dita Botërore e Standardeve vlerëson përpjekjet e mijëra ekspertëve që bëjnë standarde vullnetare brenda organizmave te tilla si Organizata Ndërkombëtare e Standartizimit (ISO), Komiteti Ndërkombëtar i Elektroteknikes etj.

Synimi i Ditës Botërore të Standardeve është informimi i institucioneve, industrisë dhe konsumatorëve për rëndësinë e standardeve në ekonominë globale. Dita e parë Botërore e Standardeve u festua në tetor të vitit 1970. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
“Pakoja juaj i nënshtrohet tarifave doganore...” - Posta e Kosovës paralajmëron qytetarët të mos bien pre e mashtrimeve përmes SMS-ve

“Pakoja juaj i nënshtrohet tarifave doganore...” - Posta e Kosovës paralajmëron qytetarët të mos bien pre e mashtrimeve përmes SMS-ve

Ekonomi
Cilin market në Ferizaj po e preferojnë qytetarët!?

Cilin market në Ferizaj po e preferojnë qytetarët!?

Ekonomi
E dërguan në Kushtetuese, Murati: PDK dhe LDK nuk e kuptojnë rëndësinë e Fondit Sovran

E dërguan në Kushtetuese, Murati: PDK dhe LDK nuk e kuptojnë rëndësinë e Fondit Sovran

Ekonomi
Investoni në luksin e bregdetit - Apartamente ekskluzive në Resortin “Holiday In 2”

Investoni në luksin e bregdetit - Apartamente ekskluzive në Resortin “Holiday In 2”

Ekonomi
Po planifikoni të vizitoni Berlinin? Përfito tani nga ofertat e PrishtinaTicket!

Po planifikoni të vizitoni Berlinin? Përfito tani nga ofertat e PrishtinaTicket!

Ekonomi
Shtrenjtohet qumështi, vezët dhe mjalti në Kosovë

Shtrenjtohet qumështi, vezët dhe mjalti në Kosovë

Ekonomi
Kalo në kategori