Shtatzënia është një periudhë e jetës e cila përcillet me ndryshime te shumta në organizmin e gruas, ndryshime të cilat atakojnë edhe kavitetin oral.
Getoar Hoxha
Stomatolog
tel. 049 837 116
Çdo herë ekziston dyshimi se a ndikon intervenimi stomatologjik në periudhë të shtatzënisë. Ndryshimet që shfaqen gjatë kësaj periudhe, jo vetëm që ndikojnë tek ju, por edhe tek të vegjlit tuaj. Prandaj kujdesi i shtuar ndaj shëndetit të përgjithshëm, duke përfshirë edhe shëndetin tuaj oral, është më i rëndësishëm gjatë shtatzënisë sesa gjatë çfarëdo periudhe tjetër.
Ndryshimet në shtatzëni i atribuohen rritjes së theksuar të nivelit të hormoneve në këtë kohë.
Estrogjeni dhe progesteroni janë hormone seksuale të cilat luajnë rol të rëndësishëm në ndryshimet fiziologjike. Gjatë shtatzënësisë, nivelet e estrogjenit mund të arrijnë nivele 30 herë më të larta, kurse të progesteronit 10 herë në krahasim me kohën gjatë ciklit menstrual. Kjo rritje e theksuar mund të ndikojë në sistemet kryesore të organeve, duke përfshirë edhe periodonciumin (aparatin mbështetës të dhëmbëve), sepse receptorët e këtyre hormoneve ndodhen në gingivë.
https://www.instagram.com/p/BS5qFSdAYbS/?taken-by=getoarhoxha
Rritja e nivelit të hormoneve përcillet me vaskularizim të shtuar, rritje të sasisë së lëngut gingival, tendenca për inflamim dhe irritim të gingivës. Hormonet e rritura mund të ndikojnë edhe në depozitim të pllakut dental, i cili përmban baktere të shumta të cilat ndikojnë në dëmtim të dhëmbëve dhe në sëmundje të gojës.
Rritja e nivelit të acidit në këtë periudhë gjithashtu ka ndikim të dëmshëm, sepse gjatë vjelljes acidi i mbulon dhëmbët, rrit rrezikun e prishjes dhe shkakton erosion dental. Prandaj gratë shtatzëna kanë tendencë të lartë për shfaqje të gingivitit dhe kariesit dental.
Për këtë arsye pastrimi i dhëmbëve dhe kontrollat periodike tek stomatologu janë të domosdoshme.
Procedurat stomatologjike siç janë: mbushja e dhëmbëve, shërimi i kanaleve të rrënjës dhe intervenimet protetikore duhet të ndërmerren në mënyrë që të shmangim çdo komplikim të mundshëm gjatë muajve të ndjeshëm të shtatzënisë.
Koha ideale e ndërhyrjes është tremujori i dytë i shtatzënisë. Ndërsa nëse shtatzëna ka kaluar në tremujorin e tretë, atëherë çdo ndërhyrje jo urgjente është mirë të shtyhet pas lindjes.
MARRJA E MEDIKAMENTEVE GJATË SHTATZËNISË
Një numër i madh i studimeve dhe hulumtimeve shkencore sot flet për efektin e dëmshëm të medikamenteve që përdoren gjatë procedurave stomatologjike tek gratë shtatzëna.
Shumica e intervenimeve realizohen nën ndikim të anestezionit lokal, ashtu që pacientja të ndihet sa më e qetë dhe të bashkëpunojë me mjekun.
Sasia e anestetikut e cila aplikohet duhet të jetë sa më e vogël, por jo në atë masë që gjatë punës shtatzëna të ndiej dhembje sepse sasia e stresit e cila mund të shkaktohet nga dhimbja është më e madhe sesa dëmi që mund t’i bëhet foshnjës gjatë veprimit të anestetikut.
Përveç anestetikut në disa prej procedurave kërkohet edhe përdorimi i antibiotikëve të ndryshëm.
Në rastet kur është i domosdoshëm përdorimi i tyre, iu caktojmë antibiotikë të grupit të Penicilinave që bëjnë pjesë në kategorinë B, bazuar në shkallën e sigurisë të përdorimit të tyre gjatë shtatzënisë.
https://www.instagram.com/p/BPDHfyDFGQg/?taken-by=getoarhoxha
NDIKIMI I SHTATZËNISË NË SHËNDETIN ORAL
Gingivitis – përcjellët me skuqje, rritje të madhësisë si dhe gjakosje të gingivës.
Periodontitis – sëmundje e aparatit mbështetës të dhëmbit, atëherë kur infeksioni përveç mishrave përfshin edhe kockën dhe përcjellët me mobilizim të dhëmbëve.
Kariesi dental – në shtatzëni, sasia e acidit në kavitetin oral është në shkallë të lartë. Ai mund të depërtojë në shtresën jashtme të fortë të dhëmbit-smalt, dhe të ndikojë në prishje më të shpejtë të dhëmbëve.
Humbja e dhëmbëve – Nivelet e larta të progesteronit dhe estrogjenit mund të atakojnë indet dhe strukturat mbështetëse të dhëmbit. Si pasojë vjen deri te lëvizja dhe humbja e dhëmbëve.
SIMPTOMAT E PROBLEMEVE TË SHËNDETIT ORAL
– Fetor ex ore – erë e keqe nga goja
– Inflamim i gingivës i cili përcjellët me dhimbje dhe gjakosje gjatë larjes së dhëmbëve.
– Ndryshime në mukozën orale
– Ndryshim I ngjyrës së gingivës dhe rritje e madhësisë së saj
– Prishja dhe dhimbja e dhëmbëve
https://www.instagram.com/p/BFSFmWIAHpU/?taken-by=getoarhoxha
SA ËSHTË I RREZIKSHËM RREZATIMI GJATË SHTATZËNISË
Metodë ndihmëse për diagnostikim është radiografia.
Në periudhën e shtatzënisë, shtatzëna nuk lejohet t’iu nënshtrohet rrezatimit të rrezeve të Rg. Në shumicën e intervenimeve ne kërkojmë domosdoshmërish radiografi, sidomos tek rastet emergjente.
Shoqata e Radiologëve Amerikanë dhe Shoqata Amerikane e Dentistëve thekson se një radiografi nuk ka sasi të mjaftueshme të rrezatimit që të mund të shkaktojë dëmtime serioze në zhvillim të foshnjës.
Radiografia gjatë kësaj periudhe konsiderohet e sigurt nëse bëhet me mbrojtje përkatëse siç është mbështjellja e nënës me përparëse prej plumbit.
Disa gra iu shmangen vizitave tek stomatologu gjatë tremujorit të parë. Duke marrë parasysh se është faza më e rëndësishme e zhvillimit të bebes, nuk ka evidenca të qarta që vizitat tek ne gjatë kësaj periudhe janë të dëmshme për zhvillim të bebes. Por që t’i ikim rastësisë, të gjitha intervenimet jo emergjente gjatë kësaj periudhe shtyhen deri në 3 mujorin e dyte të shtatzënisë.
SI MUND T’I PARANDALONI PROBLEMET NË KAVITETIN ORAL
– Mbani higjienë të mirë orale.
– Pastroni dhëmbët së paku dy herë në ditë me brushë dhe pasta me përmbajtje fluori.
– Mos lani dhëmbët deri 30 minuta pas të vjellurave, në mënyrë që t’i ofrohet kohë smaltit të “rikuperohet” pas sulmit nga acidi.
– Përdorni penjtë dental për pastrim të dhëmbëve çdo ditë (flossing)
– Vizitoni stomatologun çdo 6 muaj, ose edhe me shpesh gjatë shtatzënisë.
– Ushqehuni shëndetshëm. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët