LAJMI I FUNDIT:

Shefi i kompanisë së navigimit hapësinor arrestohet në Moskë

Shefi i kompanisë së navigimit hapësinor arrestohet në Moskë

Kreu i një kompanie që prodhon sisteme navigimi për programin hapësinor të Rusisë u arrestua në Moskë dhe u akuzua për mashtrim të madh, raportoi media shtetërore të premten.

Agjencia e lajmeve TASS citoi një zyrtar të paidentifikuar të zbatimit të ligjit të thoshte se Yevgeny Fomichev ishte marrë në pyetje dhe ishte akuzuar për mashtrim në shkallë të gjerë.

Në rast se vërtetohen akuzat, ai mund të dënohet deri në 10 vjet burg dhe një milion rubla (10 mijë euro) gjobë, raporton skynews.


Gjykata e Qarkut Basmanny në Moskë kishte urdhëruar që Fomichev të mbahej në paraburgim deri më 21 shkurt me kërkesë të Komitetit Hetues të Rusisë, i cili merret me krimet e rënda.

Fomichev është kreu i NPP-së, Geophysics-Cosmos, kompani e cila thotë se prodhon “pajisje optike elektronike të orientimit dhe navigimit për anijen kozmike”.

Ai thotë se pothuajse të gjitha anijet kozmike ruse përdorin pajisjet e saj. /Telegrafi/