LAJMI I FUNDIT:

SHBA: Zgjidhja për Kosovën sa më parë

SHBA: Zgjidhja për Kosovën sa më parë

Shefja e Zyrës amerikanë në Prishtinë, Tina Kaidanow, ka thënë sot se, SHBA-ja mbështet punën e Treshes së Grupit të Kontaktit dhe pret përcaktimin e statusit të Kosovës, "në afat sa më të shkurtër".

"Qëndrimin e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës e kanë paraqitur shumë herë zyrtarët e lartë, përfshirë edhe vet presidentin Bush si dhe sekretaren e shtetit Rice. Mbështesim fuqishëm punën e Treshes dhe presim që fundi i këtij procesi të sjellë deri te përcaktimi i statusit të Kosovës në afat sa më të shkurtër", thuhet në një deklaratë të Zyrës Amerikane në Prishtinë.

E përditshmja “Express” ka publikuar sot një artikull ku thuhet se, SHBA-ja parasheh ngrirjen e zgjidhjes së statusit të Kosovës, deri në vitin 2020.