LAJMI I FUNDIT:

SHBA-të përgëzojnë Pendarovskin për zgjedhjen e tij si president

SHBA-të përgëzojnë Pendarovskin për zgjedhjen e tij si president

Shtetet e Bashkuara përgëzuan Stevo Pendarovskin për fitimin e zgjedhjeve presidenciale dhe se presin bashkëpunim të përbashkët me të, qeverinë dhe të gjitha partitë politike në rrugën e vendit drejt anëtarësimit në NATO dhe BE.

“I përgëzojmë qytetarët e Maqedonisë së Veriut që ushtruan të drejtën e tyre për të votuar. Zgjedhjet ishin paqësore dhe konkurruese, ndërsa rezultati konfirmon vullneti e popullit. Ne gjithashtu e mirëpresim raportin paraprak të OSBE-së për zgjedhjet e zhvilluara”, tha në deklaratën e Departamentit të Shtetit Amerikan.

Misioni vëzhgues i OSBE-ODIHR në një konferencë për shtyp dje në Shkup vlerësuan se zgjedhjet e përgjithshme presidenciale ishin paqësore, të zbatuara mirë dhe të suksesshme.


Nga Departamenti i Shtetit shtojnë se SHBA-të janë një partner i fuqishëm i Maqedonisë së Veriut.

“Uashingtoni është e gatshme që të bashkëpunojë me presidentin e sapozgjedhur Pendarovskin, qeverinë dhe të gjitha partitë politike në momentin kur Maqedonia e Veriut po përgatitet të bëhet anëtarja e 30-të e Aleancës së NATO-s dhe bën përparim si anëtare e ardhshme e BE-së”, thuhet në deklaratë./Telegrafi/