LAJMI I FUNDIT:

SHBA me rekord ditor infeksionesh me coronavirus – të dhënat edhe për disa vende tjera

SHBA me rekord ditor infeksionesh me coronavirus – të dhënat edhe për disa vende tjera

Shtetet e Bashkuara regjistruan numrin më të lartë të viktimave si pasojë e coronavirusit që nga muaji maj.

Rritje rekord pësoi dhe numri i infeksioneve të shënuara brenda një dite, rreth 200 mijë raste, shifra më e lartë ditore që prej fillimit të pandemisë.

Ndërkohë më shumë se 89 mijë persona janë shtruar në spital prej ditës së mërkurë, një tjetër shifër rekord që vjen mes shqetësimesh se dita e Falënderimeve do të çojë në rritje të infeksione ndërsa shumë njerëz nuk i kanë shmangur grumbullimet familjare me rastin e festës.


Zyrtarët në shumë shtete kanë vendosur kufizime për të ngadalësuar përhapjen e virusit.

Gjykata e Lartë lëshoi një urdhër të përkohshëm që bllokon shtetin e Nju Jorkut të vendosë kufizime pjesëmarrjeje në objektet e kultit në ato zona ku është shënuar një rritje e rasteve me coronavirus.

Në një votim 5 me 4, gjykata mbështeti Dioqezën Katolike të Bruklinit dhe dy kongregacione Hebreje Ortodokse që sfiduan urdhrin e guvernatorit Andrew Cuomo.

Kryetari i Gjykatës së Lartë John Roberts ishte i vetmi gjykatës konservator që nuk iu bashkua vendimit të shumicës.

Koreja e Jugut, një nga pikat e hershme të nxehta të pandemisë ndodhet gjithashtu në mesin e një rritjeje të re të rasteve, duke raportuar më shumë se 500 infeksione në ditë, për herë të parë që nga fillimi i marsit.

Rritja vjen pas një muaji që qeveria vendosi të lehtësojë kufizimet e rrepta për distancim fizik në Seul dhe në rajonet përreth.

Të enjten Rusia njoftoi një rritje rekord rastesh të shënuara brenda një dite me mbi 25 mijë infeksione, duke e çuar totalin e përgjithshëm në rreth 2.2 milionë. Numri i vdekjeve gjithashtu shënoi një shifër rekord, 524 vdekje brenda 24-orësh.

Në Gjermani u shënuan 400 viktima të reja duke e çuar numrin në më shumë se 15 mijë që nga fillimi i pandemisë.

Qeveria gjermane vendosi në fillim të nëntorit të mbyllë restorantet, baret dhe objektet sportive për të luftuar një rritje rekord të numrit të infeksioneve.

Kancelarja Angela Merkel dhe guvernatorët e shteteve ranë dakord të mërkurën vonë në mbrëmje të zgjasin kufizimet deri më 20 dhjetor.

Në të gjithë botën që prej fillimit të pandemisë janë shënuar më shumë se 60.4 milionë të infektuar nga COVID-19 dhe 1.4 milionë viktima.

Shtetet e Bashkuara kanë numrin më të lartë të viktimave, pasuar nga Brazili me 170 mijë, India me 135 mijë dhe Meksika me 103 mijë të vdekur. /VOA/

Në trend Botë

Më shumë
Kaos në Britaninë e Madhe ndërsa stuhia Bert godet vendin, raportohet për të vdekur

Kaos në Britaninë e Madhe ndërsa stuhia Bert godet vendin, raportohet për të vdekur

Botë

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Ukrainasit shkatërrojnë pajisjet dhe municionet e rusëve në Kreminna – pamje nga aksioni

Ukrainasit shkatërrojnë pajisjet dhe municionet e rusëve në Kreminna – pamje nga aksioni

Evropa
Dronë të paidentifikuar janë parë duke fluturuar mbi tri baza ajrore amerikane në Britani të Madhe

Dronë të paidentifikuar janë parë duke fluturuar mbi tri baza ajrore amerikane në Britani të Madhe

Evropa
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
Kalo në kategori