LAJMI I FUNDIT:

SHBA nuk do të marrë pjesë në stërvitjet e ardhshme ushtarake në Evropë?

SHBA nuk do të marrë pjesë në stërvitjet e ardhshme ushtarake në Evropë?

Sipas raporteve, SHBA u ka thënë aleatëve të saj se nuk planifikojnë të marrin pjesë në stërvitjet ushtarake në Evropë.

Bëhet e ditur se lëvizja do ta bënte Amerikën të tërhiqej nga stërvitjet përtej atyre të planifikuara tashmë për këtë vit.

Kjo do të thotë se vendet e NATO-s do të detyrohen të planifikojnë stërvitje pa pjesëmarrjen e ushtrisë amerikane, më e madhja në aleancë.


Bëhet e ditur se Trump ka kritikuar në mënyrë të përsëritur vendet e NATO-s për mos përmbushjen e objektivit aktual për të shpenzuar 2% të GDP-së në mbrojtje, duke argumentuar se pabarazia i vë një barrë të padrejtë SHBA-së.

Të premten, ai paralajmëroi se SHBA mund të mos mbrojë aleatët e NATO-s që nuk përmbushin objektivin e shpenzimeve si pjesë e një tronditjeje të madhe të aleancës, shkruan the Telegraph, përcjell Telegrafi.

Është raportuar gjithashtu se administrata Trump po rishikon angazhimin e NATO-s në një mënyrë që favorizon vendet anëtare me shpenzime më të larta të mbrojtjes.

Presidenti thuhet se po konsideron t’i japë përparësi stërvitjeve ushtarake me vendet anëtare që po shpenzojnë përqindjen e caktuar të GDP-së për mbrojtjen e tyre.

Ndërsa së fundmi u raportua se presidenti amerikan po konsideron gjithashtu tërheqjen e trupave amerikane nga Gjermania dhe ridislokimin e tyre në Evropën Lindore.

Mësohet se ai po peshon tërheqjen e rreth 35,000 personelit aktiv dhe transferimin e tyre në Hungari.

Ndryshe, bisedimet e nivelit të lartë në Arabinë Saudite do të fillojnë javën e ardhshme mes amerikanëve dhe ukrainasve.

Volodymyr Zelensky ka thënë se Ukraina është “plotësisht e përkushtuar ndaj dialogut konstruktiv” me SHBA-në. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shpërthen sërish dhuna në Siri, mbi 1 mijë të vdekur në dy ditët e fundit ndërsa forcat e sigurisë përplasen me besnikët e Assadit

Shpërthen sërish dhuna në Siri, mbi 1 mijë të vdekur në dy ditët e fundit ndërsa forcat e sigurisë përplasen me besnikët e Assadit

Azia
Protestuesit pro-ukrainas kundërshtojnë rrëfimin e JD Vance për konfrontimin që ai pretendon se e la vajzën e tij, 3-vjeçare 'të shqetësuar dhe të frikësuar'

Protestuesit pro-ukrainas kundërshtojnë rrëfimin e JD Vance për konfrontimin që ai pretendon se e la vajzën e tij, 3-vjeçare 'të shqetësuar dhe të frikësuar'

Amerika
Trump bën gati

Trump bën gati "listën e kuqe" - shtetasve të disa vendeve mund t’u ndalohet hyrja në SHBA

Amerika
Ukraina përballet me një nga sulmet më të rënda, Zelensky: Kjo është një taktikë frikësimi e ndyrë dhe çnjerëzore e rusëve

Ukraina përballet me një nga sulmet më të rënda, Zelensky: Kjo është një taktikë frikësimi e ndyrë dhe çnjerëzore e rusëve

Botë
Sa paguhet truproja i Zelenskyt? Cilat janë tre sakrificat që ai bëri për të qëndruar krah liderit ukrainas? Videoja virale i shpjegon të gjitha

Sa paguhet truproja i Zelenskyt? Cilat janë tre sakrificat që ai bëri për të qëndruar krah liderit ukrainas? Videoja virale i shpjegon të gjitha

Botë
Britanikja rrëfen tmerrin e përdhunimit në grup në Dubai

Britanikja rrëfen tmerrin e përdhunimit në grup në Dubai

Kalo në kategori