LAJMI I FUNDIT:

SHBA: McCain, Clinton, dhe Obama arrijnë fitore të rëndësishme

SHBA: McCain, Clinton, dhe Obama arrijnë fitore të rëndësishme

Në Shtetet e Bashkuara, kandidatët për president, senatorët John McCain, Hillary Clinton, dhe Barack Obama arritën fitore të rëndësishme në votimet e super të martës për emërimet brenda partive.

Në garën republikane, zoti McCain ka fituar ose parashikohet të fitojë në 7 shtete, duke përfshirë shtete të tilla me popullsi të madhe si Kalifornia, Nju Jorku, Nju Xhersi dhe Mizuri.

Rezultatet dhe parashikimet tregojnë se rivali i tij Mitt Romney ka fituar 5 shtete, duke përfshirë shtetin Massachusetts, ku ai ka qenë guvernator.

Ish guvernatori i shtetit Arkansas Mike Huckabee ka fituar gjithashtu në 5 shtete, kryesisht në jug.


Në kampin demokrat, senatorja Hillary Clinton ka fituar ose parashikohet të fitojë në 8 shtete, duke përfshirë Nju Jorkun, që ajo përfaqëson në senat si dhe Kaliforninë.

Rivali i saj demokrat, senatori Barack Obama, ka marrë 11 shtete, ku për t’u përmendur është Georgia si dhe shteti i tij Illinois.

Super e Marta është dita kur zhvillohen votime paraprake në shumë shtete njëherësh, konkretisht në 24 shtete dhe mbi bazën e rezultatit të garave, secili kandidat fiton delegatë, numri i të cilëve do të përcaktojë se cili kandidat do ta fitojë emërimin për partinë e tij. /VoA/

Në trend Botë

Më shumë
Ky qytet po instalon mijëra kamera pavarësisht se është ndër më të sigurtit në botë, pse?

Ky qytet po instalon mijëra kamera pavarësisht se është ndër më të sigurtit në botë, pse?

Botë
Ambasadori libanez zbulon se a kishte rëndë dakord lideri i Hezbollahut për një armëpushim pak para se të vritej

Ambasadori libanez zbulon se a kishte rëndë dakord lideri i Hezbollahut për një armëpushim pak para se të vritej

Azia
Ekipet ndërkombëtare të shpëtimit ndihmojnë Bosnjën pas përmbytjeve vdekjeprurëse

Ekipet ndërkombëtare të shpëtimit ndihmojnë Bosnjën pas përmbytjeve vdekjeprurëse

Evropa
Macron njofton se 88 vende frankofone kanë bërë thirrje kolektive për armëpushim

Macron njofton se 88 vende frankofone kanë bërë thirrje kolektive për armëpushim "të menjëhershëm" në Liban

Botë
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Botë
Të paktën 19 të vdekur nga sulmet ajrore izraelite në një xhami të Gazës

Të paktën 19 të vdekur nga sulmet ajrore izraelite në një xhami të Gazës

Azia
Kalo në kategori