LAJMI I FUNDIT:

Sharapova me veshje të re në Australian Open

Sharapova me veshje të re në Australian Open

Maria Sharapova është ajo që quhet “mbretëresha e tenisit”. Para fillimit të turneut Australian Open, Maria Sharapova e zbuloi fustanin e saj të ri për në fushë.

Ajo është lojtarja e tenisit më e famshme dhe më e kërkuar në botë, e një prej femrave më seksi në botë. Paraqiten e saj, gjithmonë e plotëson me zgjidhjen e shkëlqyeshme të veshjes si në fushë ashtu edhe jashtë saj. Prandaj, para fillimit të gren-slem turneut Australian Open, Maria Sharapova e zbuloi fustanin e saj të ri për në fushë.

Sharapova ka praktikë për çdo turne të ketë fustan të ri që do ta plotësojë bukurinë e saj. Prandaj, disa ditë para fillimit të turneut dhe para se të gjithë ta shohin në fushë, ju zbulojmë çfarë do të veshë ajo kësaj here. Fotografitë me pamjen e saj më të re mund të shikoni këtu. /Telegrafi/