LAJMI I FUNDIT:

Shaqiri me shokë, do të luajnë për Kosovën!

Shaqiri me shokë, do të luajnë për Kosovën!

Ëndrra më e madhe e futbolldashësve kosovarë shumë shpejt mund të realizohet pas anëtarësimit të Kosovës në UEFA e FIFA. Nëse kjo ndodh me 10 janar siç edhe është paralajmëruar, atëherë Xherdan Shaqiri dhe shumë yje tjerë pritet t’i kthehen përfaqësueses së Kosovës.

Të gjithë këta djelmosha kosovarë po na bëjnë krenarë anë e mbanë botës. Ata asnjëherë nuk e harrojnë vendlindjen e tyre dhe përkujdesen që në çdo vend dhe në çdo kohë ta shfaqin dashurinë e madhe për vendlindjen e tyre.

Në takimin e radhës së komitetit të UEFA-s dhe FIFA-s pritet të merret vendimi i cili do t’ia mundësojë kombëtares së Kosovës që të zhvillojë ndeshje miqësore me përfaqësuese tjera, e nëse kjo ndodh atëherë Shaqiri me shokë do t’i kthehen përfaqësueses kosovare. Këtë lajm e ka bërë të ditur një burim i gazetës Arena, i cili ishte prezent në vilën e Blerim Destanit në Dubait, ku ishin të ftuar futbollistët e njohur shqiptar, Xherdan Shaqiri, Amir Abrashi, Ermir Lenjani e Admir Mehmedi.

“Kemi qenë në Dubai si mysafirë të Blerim Destanit, në vilat e tij. Përpos që kemi kaluar shumë mirë gjatë festave të fundvitit, aty një natë është diskutuar mes edhe për pranimin e Kosovës në FIFA dhe UEFA”, thotë burimi i gazetës.


“Të gjithë kanë treguar dashurinë e tyre për vendlindjen, dhe shpresonin në një pranim të shpejtë të Kosovës në UEFA e FIFA, me qëllim që edhe Kosova të bëjë një përfaqësuese të fortë”, theksoi ai.

Ky burim tregon se Shaqiri dhe shokët e tij të tjerë, gjatë muhabetit e kanë shprehur gatishmërinë dhe dëshirën për t’i veshur fanellat e Kosovës. “Të gjithë treguan gatishmërinë për të luajtur për Kosovën. Si Xherdani, ashtu edhe Amiri, Ermiri por edhe Admiri”, deklaroi ky burim.

“Ata thanë se pasi të pranohet Kosova në UEFA e FIFA, do ta organizojnë një takim me të gjithë lojtarët kosovarë që luajnë në përfaqësuese të tjera për t’i marrë mendimet e tyre dhe eventualisht për të marrë një vendim të gjithë së bashku për t’iu bashkuar përfaqësueses së Kosovës. Ata e duan shumë vendin e tyre dhe janë krenarë gjithmonë me prejardhjen e tyre”, rrëfeu ky dëshmitar i muhabetit serioz që ishte zhvilluar në vilën e Blerim Destanit në Dubai.

Çfarë mendoni ju lexues të nderuar, me rikthimin e futbollistëve kosovarë që luajnë nëpër vendet e huaja, a mendoni se do të krijonim në përfaqësuese të denjë dhe kompetitive? Shprehuni në hapësirën për komente… /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Lindon Emërllahu, lojtar i ri i CFR Cluj

Zyrtare: Lindon Emërllahu, lojtar i ri i CFR Cluj

Ligat tjera
Chelsea dhe Milani po punojnë për një marrëveshje sensacionale shkëmbimi gjatë verës me tre yje të përfshirë

Chelsea dhe Milani po punojnë për një marrëveshje sensacionale shkëmbimi gjatë verës me tre yje të përfshirë

Serie A
Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Ndërkombëtare
Barcelona e bën objektiv kryesor të verës top sulmuesin e Ligës Premier

Barcelona e bën objektiv kryesor të verës top sulmuesin e Ligës Premier

Ndërkombëtare
Bëhet viral reagimi i Salibas pasi një tifoz i përmendi transferimin tek Real Madridi

Bëhet viral reagimi i Salibas pasi një tifoz i përmendi transferimin tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Zbulohen prapaskenat: Kërcënimi që Ancelotti i bëri lojtarëve të tij gjatë derbit me Atleticon

Zbulohen prapaskenat: Kërcënimi që Ancelotti i bëri lojtarëve të tij gjatë derbit me Atleticon

La Liga
Kalo në kategori