LAJMI I FUNDIT:

Shantazhet dhe kercenimet ne vend te argumenteve

– Pergjigje Nexhmedin Spahiut ne reagimin e tij : Nese nje sistem politik ka deshtuar…

Shpifja per avokatin nga Kanadaja

Shkrimi i fundit i Nexhmedin Spahiut me ka bere vertet te frikesohem. Le qe edhe ashtu vuaj nga frika qe nga koha kur ai ishte funksionar i larte i LRS te Universitetit, por tani ma ka permendur edhe gjyqin e Kanadase. Madje, ka gjetur nje avokat nga Kanadaja, i cili i ka ofruar ndihme juridike per lendimin shpirteror qe i kane shkaktuar zoterise se tij “shpifjet e mia”. Lexo komentin e pare, pra jo rastesisht te parin koment, te lexuesit nga “Kanadaja”, i cili po i ofruaka ndihme juridike Nexhmedin Spahiut. Madje, ai e paska quajtur me emrin perkdheles Nexh, ashtu sic e quajme ne. Tashme Nexhmedin Spahiu eshte bere i njohur ne tere boten, madje edhe me emrin perkdheles: Nexh. Shume interesant. Ky fare personi qe po dashka t’i ndihmoje Nexhmedinit per nderin e neperkembur nga une qenka nje shqiptar nga Kanadaja, me emailin: justice_canada@gmail.com. Shih ti njehere cfare kuptimi general i ka dhene emailit te tij ky fare “juristi” shqiptaro-kanadez, me demek ky po e perfaqesoka Canadian justice – Drejtesine e Kanadase. Hajde çmenduri hajde. Ka hapur Nexhi nje e-mail ne kompjuterin e tij dhe dashka te me kercnoka me te duke e ditur se frika eshte thembra e Akilit per mua! Mendja e semure ben ate qe nuk e kap logjika e njeriut te shendoshe. Ky “jurist” shqiptaro kanadez banon vetem ne trurin e Nexhmedin Spahiut dhe per ta hequr ate nga koka nevoitet ndihma e psikiatrit.
Ne te vertete, N. Spahiu e di se une nuk iu frikesohem shantazheve dhe konspiracioneve te tilla monstruoze, por insiston ne “te drejten” e tij duke dashur ta bind lexuesin aktual se ata qe po demantojne konstrukcionet e tij te rreme dhe abuzimin me faktet e nje periudhe historike, po shpifin dhe se per kete do te pergjigjen para gjyqit. Shih deri ku paska vajtur ceshtja mes Nexhmedin Spahiut dhe meje! Nuk besoj ta haje dikush as kete tollumb te Nexhmedinit.
Te mos harrojme se nje porosi frikesimi me kishte derguar edhe ne shkrimin e tij pararendes kur shkruante, citojme: “ Më sulmon mua, sepse Liriu e di që unë nuk kam polici sekrete që t’ia vë pas dhe shëron kompleksin e vet duke hedhur shtiza ndaj meje sikur të kem pushtet politik.” E cka sikur N. Spahiu te kishte polici sekrete?! Po cka sikur Nexhmedini te kishte pushtet politik? Pra a duhet une te fle i qete ne Kanada tash e tutje a jo?!
Me duhet te pushoj pakez se rrenqethte e trupit me kane mbuluar nga frika dhe pastaj ta vazhdoj shkrimin.
Nexhmedin Spahiu shkruan edhe komente tjera per veten me emra fiktive e me pseudonime te ndryshme. Perkrah veten, sic thote ai “sheron kompleksin”. Ose ploteson konstrukcionet e tij monstruoze dhe shantazhon te tjeret, per cka mund te sjell nje varg shembujsh nga komentet e tij qe ua mvesh “lexuesve”. Ky eshte Nexhmedin Spahiu. Njeriu qe pretendon te marre pushtet neser ne Kosove.
Ku paskam genjyer une?
Tani me duhet ta arsyetoj veteveten qe t’i shmangem procesit te drejtesise, te cilin po dashka ta inicoka ndaj meje Nexhmedin Spahiu me “korporaten” gjigante te avokateve te tij nga Kanadaja kunder shpifjeve te mia. Cilat qenkan genjeshtrat e mia.
Ja genjeshtra ime e pare sipas Nexhmedinit:
Duke u përpjekur të tregojë se rroli im si kryetar i Konferencës Universitare paskësh qenë formal, Liri Loshi më mvesh se unë paskam shkarkuar Fadil Demakun nga detyra e kryeredaktorit të “Botës së re”. E vërteta është se mandati im si kryetar i Konferencës Universitare ka zgjatur nga marsi 1987 deri në mars 1988. Shkarkimi i Fadil Demakut ka ndodhur një vit më mbas, në mars apo prill 1989.
Shkurt e paska pasur mandatin ky fare funksionari i Azem Vllasit se perndryshe paska pasur ndermend ta bente namin. Sikur mandati i tij te kishte vetem edhe nje vit jete ta zeme, ne do ta kishim Republiken. Absolutisht askund nuk kam thene qe Nexhmedini e ka shkarkuar Fadil Demakun nga kryeredaktori. Kam thene se logjikisht ai qe e ka ngarkuar me pune eshte dashur edhe ta shkarkoje e qe nese Nexhmedin Spahiu paraqet veten si autoritet te atehershem, gje te cilen ai po e ben, normalisht do t’i takonte pergjegjesia per te mirat dhe per te keqijat. Por, ne anen tjeter kam shtuar se e verteta eshte se Nexhmedin Spahiu nuk kishte fuqi as ta emeronte as ta shkarkonte dike atebote. Ishte teper, teper i parendesishem.
Genjeshtra e dyte, sipas tij qendruaka ne ate se Nexhmedin Spahiu nuk paska botuar asnje fjale te vetme ne gazetat e viteve 80-ta sipas meje. Kjo eshte plotesisht e sakte. Mund te jete botuar ndonje pjese e diskutimeve te tij, sepse gazetat e kishin per detyre t’i botonin diskutimet, por jo shkrime autoriale te Nexhmedin Spahiut. Me duket se ishte perpilues i fjalekryqeve dhe mund ta kete botuar ndonje te tille neper periodikun e kohes. Mund ta kete botuar edhe ndonje labirinth enigmatik, ndonje katror magjik, apo ndonje ekuacion aritmetik. Kaq ishte kontributi i tij asokohe. Ku ta gjenim ne nje Nexhmedin Spahiun qe te shkruante ne Boten e re dhe te na hiqte friken duke na inkurajuar me guximin personal. Por, ky fakt nuk e demton aspak kontributin e tij te mevonshem ne tribunen e mendimit kritik, te cilin nuk dua as ta mohoj e as ta vleresoj me kete rast.
Genjeshtrat e Nexhmedinit
E para eshte se Nexhmedini e paska bere kryeredaktor Fadil Demakun qe i kishte pelqyer nga nje diskutim i guximshem e nuk me paska bere mua meqe sipas tij isha frikacak. Kjo eshte genjeshter e kulluar, sipas fjalorit nexhmedinian. Ne kete periudhe une isha ushtar ne Maqedoni, qe nga 15 shtatori i vitit 1987 deri me 15 shtator 1988. Pra ku te me merrte e te me bente kryredaktor edhe sikur vertet te isha” i guximshem”? Dhe c’eshte me keq ky eshte argumenti i Nexhmedin Spahiut edhe per friken time. Pra nje dicka qe nuk ka ekzistuar fare, ai e sjell si argument.
Argumentet tjera jane pse une nuk jam ndale ne Shqiperi, por kam vajtur ne Kanada per te jetuar me familjen time dhe pse nuk shkruaj kunder pushtetit te sotshem ne Kosove, kunder pushtetit qe paska policine sekrete qe nuk po ma leka vendin as ne banesen time ne Kanada, sipas Nexhmedin Spahiut. Fatkeqesisht, mbi keto argumente Spahiu nxjerr paragjykimet e tij per statusin tim psikologjik duke shpalosur ne fakt problemet e shendetit te tij mental. A duhet ta pyes Nexhmedinin ku duhet te jetoj, cka dhe kunder kujt duhet te shkruaj? Une i keshilloj qe ta beje nje kontroll psikiatrik, ashtu sic i ka sugjeruar edhe miku i tij Dr. Bajram Rexhepi, pak kohe me pare kur Nexhmedin Spahiu u kercnua me gjakderdhje ne Mitrovice per ato qe ai i quante keqperdorime te zgjedhjeve.
Nga genjeshtra ne genjeshter
I zene ngusht me konstatimet e tij kontraverze per gjendjen time psikologjike, “psikologu” Nexhmedin Spahiu, i cili njehere aludon per guximin tim, kurse me vone me konsideron frikacak, ne reagimin e tij sjell nje qasje te re, nje shpifje te radhes. Ja cka shkruan ai duke dashur ta arsyetoje permendjen e emrit tim ne kontekst pozitiv ne shkrimin e tij te pare, kur kishte folur per modelin slloven te liberalizmit:
Derisa gazetarët-studentë sllovenë ishin të frymëzuar nga demokracia liberale evropiano-perëndimore, Liri Loshi kishte frymëzim patriotizmin marksist-leninist të shokut Enver Hoxha të cilin mund t’ia lexoje mes rreshtash, por që nuk kishte guxim ta shprehte hapur.
Ky eshte nje perfiditet i Nexhmedin Spahiut per ta mbuluar gabimin e tij logjik dhe per te vene etiketa ideologjike qe te krijoje disponime te shtresa te caktuara njerezish per emrin tim. Nuk do ta ndija veten fare te ofenduar sikur gjate asaj kohe te isha nje enverist. Enverizmi ne Kosove ishte e vetmja ideologji me te cilen shqiptaret mbroheshin nga sllavokomunizmi. Pra ishte nje mjet per t’u cliruar nga pushtuesi serb e kurrsesi nje model i ndertimit te shtetit qe vetem mund ta shihnim enderr.
Ne Kosove nuk dihej saktesisht cfare kishte ndodhur ne Shqiperine e Enver Hoxhes qe te urrehej emri i tij. Per te qene enverist lipsej te ishe jo i guximshem, por teper i guximshem. Tani me duhet te pajtohem me Nexhmedin trimin se une ate guxim nuk e kisha. Ate e paten shume shoke te mi, te cilet me vite te tera u dergjen burgjeve te Serbise. Serbine nuk e pengonte Europa ate kohe, por e pengonin levizjet e brendshme shqiptare separatiste dhe irridentiste.
A nuk ishte Europa ajo qe kishte kontribuar ne kurthimin e ceshtjes shqiptare deri ne piken e vlimit? Dhe kunder ketyre levizjeve ishte drejtuar e tere makineria propagandistike, policore e ushtarake serbe, jo kunder njerezve me pikepamje europiane. Kunder ketyre levizjeve ishte vene edhe pjesa me e madhe e politikajve kosovare qe nga Azem Vllasi e deri te Nexhmedin Spahiu. Kjo ishte levizja e cila frymezoi masat rinore per t’u cliruar nga thundra serbe.
Keta ishin njerezit qe themeluan UCK-ne dhe nisen luften kunder Serbise. Dhe kesaj lufte iu bashkova me tere potencialin tim si mjek, si reporter dhe si ushtarak qe nga fillimi e deri ne fund. Per t’ia kthyer atdheut borxhin qe nuk kisha mundur t’ia ktheja ne vitet 80-ta.
Por, qe lexuesit ta pranojne nderin qe ma ben Nexhmedin Spahiu duke me quajtur enverist, ai duhet te sjelle qofte edhe nje gjysem argumenti, si ta zeme ndonje shkrim timin te asaj kohe qe tregon me rreshta apo mes rreshtash percaktimin tim ideologjik. As per Halil Matoshin nuk sjell ndonje argument qe ta kete pasur si reference demokracine liberale perendimore. Ai vetem luan me emrin e Halilit per ta sforcuar “argumentin” e tij. Pikereferencat e tilla nuk ekzistonin fare, ato jane pjelle e imagjinates se pasur te Nexhmedin Spahiut.
Ruana zot prej intelektualeve te tille qe per t’i kenaqur egot eveta shpifin fakte, falsifikojne historine, shantazhojne te tjeret me kercenime dhe konspiracion. Madje, nuk ndalen me kaq, por duan edhe voten e popullit per te dale ne balle te shtetit.
Nexhmedin Spahiu shantazhon, sepse i mungojne argumentet.


Në trend

Më shumë
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari

Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari

Magazina
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme

"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit

Magazina

"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit

Magazina

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Magazina
Kalo në kategori