LAJMI I FUNDIT:

Shabanët e Superligës

Shabanët e Superligës

Në Kosovë, mbiemrat Berisha, Gashi e Krasniqi, janë më të shpeshtit. Madje, sipas statistikave gati gjysma e popullatës së Kosovës identifikohen me këta mbiemra. Mirëpo, Berisha, Gashi e Krasniqi nuk e dominojnë edhe Superligën e Kosovës. Mbiemri më i shpeshtë në elitën e futbollit tonë është Shabani. Madje, me këtë mbiemër lirisht mund ta formojmë edhe një 11-she. Më së shumti Shabanë ka në Ferizaj, gjithsej tre. Për koincidencë, edhe stadium i këtij qyteti, ka mbiemrin Shabani.

Dikur ishin shtatë Shaban vetëm në Ferizaj

Trajneri Agron Selmani, para disa vitesh derisa drejtonte Ferizajn, kishte punë me shtatë Shaban. Labinoti, Burimi, Bujari, Egzoni, Ferdiu, luanin në të njëjtën skuadër, dhe të gjithë titullar, kurse dy ishin edhe në bankinë. “Koincidenca është se të gjithë kanë një mbiemër, por asnjëri nuk janë familjar”, kujton trajneri Selmani për Arenën. Prej tyre, Bujari ka kaluar te Drita, kurse Ferdiu ka lënë futbollin. “Problem ka qenë komunikimi me ta. Shabani si mbiemër është më i theksueshëm, por në komunikim kemi përdorë nofkat: Labi, Xoni, Ferki etj. Krahas tyre kemi pasur edhe dy lojtarë tjerë në bankën rezervë, emrat e të cilëve nuk më kujtohen”, shtoi Selmani, që kishte drejtuar Ferizajn para tri vitesh.
Ai zbulon disa raste kur në protokoll janë bërë ngatërrime të emrave, disa me e disa pa qëllim. “Ka pasur edhe raste kur na ka konvenuar për shkak të kartonëve dhe që në mënyrë etike nuk është e dëshirueshme, por që në mënyrë indirekt na është bërë ndihmë ”, shpjegon trajneri duke qeshur. Madje, kujton rastin kur Ferdi Shabani kishte për të shkuar jashtë vendit dhe në takimin lamtumirës të tij ia shkruanin kartonët e Shabanëve të tjerë atij.

Bujari: Në Mitrovicë na shanin duke menduar se jemi farefis


Te Drita prej dy vitesh janë duke luajtur dy Shabanë. Ferizajasi Bujari dhe kaçanikasi Xhevdeti. I pari ka kujtime të mira te Ferizaji. “Ishim duke luajtur në Mitrovicë dhe në formacionin e Ferizajt ishim gjashtë Shabanë. Tifozët na thonin se e keni bërë klubin familjarizëm, prandaj edhe do të largoheni nga Superliga”, shprehet Bujari. Ai prej më shumë se një viti është në Dritë, por thotë se Shabanët e Ferizajt nuk i ka asgjë. “Ata nuk i kam asgjë sa i përket farefisit, kurse Ismetin, emrin e të cilit e mbanë stadium e kam kushëri”.
Dy Shabanë janë edhe te Trepça, Vetoni e Agroni, të cilët njëkohësisht janë vëllezër, kurse Fushë Kosova e ka Triumfin. Edhe te kampioni vjeshtor ka Shabanë. Është Shkodrani, i ardhur nga juniorët e që në takimet e fundit qëndroi në bankinë.

Labinot Shabani (Ferizaj)

Fitim Shabani (Prishtina) – Shkodran Shabani (Llamkos Kosova) – Burim Shabani (Ferizaj) – Veton Shabani (Trepça)

Bujar Shabani (Drita)

Xhevdet Shabani (Drita) – Egzon Shabani (Ferizaj) – Triumf Shabani (Fushë Kosova)

Agron Shabani (Trepça) – Labinot Shabani (Prishtina)

Stadiumi “Ismet Shabani”

/Tribuna/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Lindon Emërllahu, lojtar i ri i CFR Cluj

Zyrtare: Lindon Emërllahu, lojtar i ri i CFR Cluj

Ligat tjera
Chelsea dhe Milani po punojnë për një marrëveshje sensacionale shkëmbimi gjatë verës me tre yje të përfshirë

Chelsea dhe Milani po punojnë për një marrëveshje sensacionale shkëmbimi gjatë verës me tre yje të përfshirë

Serie A
Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Ndërkombëtare
Barcelona e bën objektiv kryesor të verës top sulmuesin e Ligës Premier

Barcelona e bën objektiv kryesor të verës top sulmuesin e Ligës Premier

Ndërkombëtare
Bëhet viral reagimi i Salibas pasi një tifoz i përmendi transferimin tek Real Madridi

Bëhet viral reagimi i Salibas pasi një tifoz i përmendi transferimin tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Zbulohen prapaskenat: Kërcënimi që Ancelotti i bëri lojtarëve të tij gjatë derbit me Atleticon

Zbulohen prapaskenat: Kërcënimi që Ancelotti i bëri lojtarëve të tij gjatë derbit me Atleticon

La Liga
Kalo në kategori