Sfidat e funksionimit të shtetit dhe sundimi i ligjit
Shteti ushtron fuqinë e tij të forcës ligjore përmes pushtetit shtetëror mbi bazën e ligjeve në fuqi për ta mbajtur nën kontroll sigurinë publike të brendshme. Këtë e bën duke përdorur forcën shtetërore (dhunën juridike) përmes degës ekzekutive – organit të administratës shtetërore, Policisë, i cili është i vetmi organ i autorizuar mbi bazën e ligjit për të përdorur forcën e ligjit për ta vendosur rendin dhe sigurinë publike brenda shtetit.
Shteti veprimtarinë e tij të ushtrimit të pushtetit shtetëror e fut në funksion mbi bazën e Kushtetutës dhe ligjeve të tij në fuqi, këtë e bën përmes degës së pushtetit ekzekutiv, pjesë e të cilit është edhe Policia. Në shtetet demokratike policia si organ shtetëror i sigurisë së brendshme shtetërore vepron gjithmonë për ta ruajtur interesin e përgjithshëm publik dhe për ta mbajtur nën kontroll rendin dhe qetësinë publike. Veprimet e saja janë të mbështetura në bazë të ligjeve në fuqi dhe autorizimet e policisë janë të përcaktuara me ligje.
Ndër atributet kryesore të shtetit është shtrirja e pushtetit shtetëror në tërë territorin e shtetit, kjo bëhet për ta mbrojtur sovranitetin shtetëror si elementin kryesor të shtetit, në shumicën e rasteve shteti aty ku nuk mund ta shtrijë pushtetin e tij mbi bazën e implementimit të politikave administrative këtë e bën përmes organit shtetëror- policisë, e cila është e autorizuar me ligj që ta zbatojë ligjin dhe vendosjen e pushtetit shtetëror në tërë meritorin e shtetit deri aty ku shteti duhet të jetë sovran sipas kufijve shtetëror të njohur ndërkombëtarisht (analizo rastin e intervenimit të forcave speciale të Policisë së Republikës së Kosovës në pikat 1 dhe 31 në veri të vendit më 25 korrik 2011, kjo është shprehje e pushtetit shtetëror për ta vendosur pushtetin shtetëror edhe në atë pjesë të territorit shtetëror, e cila pjesë e sfidonte ekzistimin e sovranitetit shtetëror në tërë territorin e Republikës së Kosovës).
Sovraniteti shtetëror, rasti i Kosovës!
Sipas teoricientit dhe mendimtarit të njohur Lojesau, sovraniteti është “formë që i jep shpirt shtetit”, ndërsa në aspektin e së drejtës ndërkombëtare shumë autorë kanë mendime të luhatshme se nëse shteti duhet respektuar këtë të drejtë, a mund të jetë sovran në kuptimin e plotë dhe sot në botë ka disa shtete që përballen me ekzistimin e plotë të kapaciteteve shtetërore sa i përket ruajtjes dhe mbrojtjes së sovranitetit shtetëror (analizo në aspekt kronologjik krijimin dhe shpërbërjen e RFJ-ës, sovranitetin e shtetit të Irakut, Afganistanit, Kosovës, Bosnjës).
Me rastin e shpalljes së pavarësisë, Kosova si shtet u njoh fillimisht nga shtetet më me ndikim në politikën ndërkombëtare, por pas hyrjes në fuqi të Kushtetutës filloi t’i kompletojë kapacitetet shtetërore si në aspektin e qeverisjes, ashtu edhe në atë të sigurisë, por prapë me disa kompetenca të përziera me misionin e EULEX-it, sa i përket funksionimit të sundimit të ligjit dhe rendit dhe kjo situatë paraqet një rast të veçantë të funksionimit të një organizate që quhet shtet, i cili fare nuk mund ta ushtrojë funksionin e tij pa shtrirje të sovranitetit shtetërorë në tërë territorin e shtetit, në këtë aspekt shteti me kapacitete të plota shtetërore provokimit të dhunës ndaj organeve të pushtetit shtetëror i përgjigjet me ushtrim të pushtetit shtetëror (dhunës juridike) mbi bazën e ligjeve, këtë e bën për të mos lejuar konkurrencë në ushtrim të forcës, pra nuk ka tolerancë nga ana e pushtetit shtetëror ndaj grupacioneve që provokojnë rendin publik çfarëdo qofshin qëllimet e atyre që provokojnë (analizo rastet e provokimit të rendit publik ndaj pushtetit shtetëror në Greqi, Francë, Angli, Shqipëri dhe shihe se si janë kundërpërgjigjur forcat e pushtetit shtetëror për ta mbrojtur rendin publik, por dallimi me rastin e Kosovës është se nuk ka qenë i cenuar sovraniteti shtetëror i këtyre shteteve nga faktori i jashtëm dhe shtrohet pyetja këto shtete a nuk janë demokratike?).
Përzierja e kompetencave në mes të institucioneve ndërkombëtare dhe vendore në Kosovë e pamundëson ushtrimin e plotë të pushtetit shtetëror në tërë territorin e Kosovës dhe ia humb kuptimin e autoritetit të pushtetit shtetëror shtetit (shih Dokumentin gjithëpërfshirës për statusin e Kosovës, Kushtetutën e Republikës së Kosovës e cila hyri në fuqi më 15 qershor 2008 dhe mandatin e misionit të EULEX-it, ku vërehet se ka një dualizëm kompetencash sa i përket asaj se kush duhet me kënd të koordinohet për raste si ky i veriut të Kosovës) kjo u vërejt me reagimet e “pushtetarëve” ndërkombëtarë të Kosovës të cilët kishin dhe kanë kundërthënie në deklarata sa i përket përkrahjes së intervenimit të forcave speciale në veri (analizo deklaratat e përfaqësuesit të BE-së, ICO-së, EULEX-it, KFOR-it, misioneve diplomatike të cilat u dhanë menjëherë pas veprimit të njësisë speciale të Policisë së Kosovës).
Mos koordinimi (definimi) i kompetencave të faktorit ndërkombëtar e dëmton autoritetin e të qenit shtet
Nga deklaratat e përfaqësueseve të misioneve ndërkombëtare të vendosura në Kosovë, përfaqësuesit e të cilëve reaguan menjëherë pas aksionit të njësisë speciale të Policisë së Kosovës vërehet se pati një moskoordinim të tyre, lidhur me përkrahjen e këtij aksioni policor, i cili për herë të parë pas pavarësisë së shtetit shprehu ushtrimin e pushtetit shtetëror të shtetit të Kosovës, nga kjo u vërejt se ka disa elemente të cilat në një formë apo tjetër angazhohen ta zbehin elementin shtetëror dhe të ushtrimit të pushtetit shtetëror të Kosovës, sidomos deklarata e përfaqësuesit të BE-së në Kosovë është mjaft befasuese në këtë drejtim.
Komplikimi i pushteteve në Kosovë dhe sidomos ushtrimit të pushtetit ekzekutiv vjen si rezultat i dhënies së kompetencave ekzekutive misionit të EULEX-it dhe mosdefinimi i qartë i kompetencave të ICO-së në raport me institucionet shtetërore të Republikës së Kosovës, sidomos me degën ekzekutive të pushtetit (shih Kushtetutën e Kosovës, kapitullin e XIII, nenin 143, kapitullin e XIV, nenet 146 dhe 147).
ICO-ja, sipas Dokumentit gjithëpërfshirës për zgjidhjen e statusit të Kosovës, ka disa kompetenca ekzekutive dhe është pushtet në vete në disa fusha, ku këtë pushtet e ushtron si autoritet përfundimtar në Kosovë dhe kjo e bën disi të paqartë ushtrimin e pushtetit shtetëror nga ana e institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës (shih Dokumentin gjithëpërfshirës për zgjidhjen e statusit të Kosovës të 26 marsit 2007, aneksin e IX, Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar, nenin 2, paragrafi 2, pikat a, b, c, d, e, ku përcaktohet pushteti ekzekutiv i ICO-së).
Analizuar nga aspekti i ushtrimit të kompetencave të pushtetit ekzekutiv në Kosovë e vërejmë se ICO-ja ka të drejtën e ushtrimit të autoritetit të vet ekzekutiv në Kosovë duke bashkëpunuar me autoritet e pushtetit ekzekutiv të Republikës së Kosovës, ndërsa në anën tjetër i vërejmë tendencat e përfaqësuesit të BE-së për të ushtruar autoritet të pushtetit ekzekutiv në Kosovë dhe kjo lë të kuptohet se përfaqësuesit e institucioneve ndërkombëtare në Kosovë janë të pakoordinuar në veprimet e tyre qoftë në deklarata publike, apo edhe në veprimet e tyre, ku me qëndrime të tilla ia dëmtojnë autoritetin e të qenit shtet Republikës së Kosovës.
Përfundimi
Tri vite e gjysmë pas pavarësisë së Kosovës dhe funksionimit të shtetit, në Kosovë në ushtrimin e pushtetit shtetëror nga ana e institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës është krijuar një gjendje faktike tjetër, e cila e ka tejkaluar gjendjen juridike aktuale dhe dërgon në domosdoshmëri urgjente të rishikimit të mbikëqyrjes ndërkombëtare ndaj Kosovës, sepse me këtë situatë çfarë e kemi aktualisht dhe krijimin e gjendjes së re në rastin e fundit të veprimit të plotë të ushtrimit të pushtetit shtetëror nga ana e Qeverisë së Kosovës përmes njësisë speciale të Policisë që intervenuan në pjesën veriore të territorit shtetëror për ta shtrirë sovranitetin shtetëror edhe në atë pjesë, është fakt shumë i rëndësishëm i cili tregon se është momenti i duhur për ta përfunduar mbikëqyrjen ndërkombëtare në Kosovë në aspektin e ushtrimit të përbashkët të kompetencave ekzekutive të pushtetit shtetëror.
Prandaj, vendimi i Qeverisë për ta urdhëruar njësinë speciale të Policisë së Kosovës që të intervenojë në veri të vendit për ta shtrirë autoritetin e pushtetit shtetëror është vendim i merituar dhe veprim i cili tregon funksionim të ushtrimit të pushtetit shtetëror përmes forcës shtetërore për ta zbatuar ligjin edhe atëherë kur ai nuk respektohet në mënyrë vullnetare nga grupe të caktuara dhe ato kriminale.
Shteti përmes forcës së tij ligjore dhe aplikimit të forcës policore për ta pasur nën kontroll territorin e tij shtetëror tregon vlerat e demokracisë dhe ngritë autoritetin e tij tek populli, i cili si sovran përmes shprehjes së vullnetit të tij delegon mbrojtjen e sovranitetit të tij te shteti.
(Autori është asistent në Katedrën e shkencave Kushtetuese – Administrative në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës)
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKrisa befason me deklaratën: Kisha tërheqje ndaj vajzave për një periudhë, kisha qejf t’i shikoja
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
Revista Time provokon me kopertinën e re, vendos Musk në tavolinën e presidentit - vjen reagimi i Trumpit
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti