LAJMI I FUNDIT:

Sesioni i tretë plenar i Konventës kombëtare për BE-në

Sesioni i tretë plenar i Konventës kombëtare për BE-në

Sesioni i tretë plenar i Konventës kombëtare për Bashkimin Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut (KKBE-MKD) do të mbahet sot në Kuvend dhe kjo do të paraqesë rrumbullaksim të forumit dyvjeçar qytetar, përmes të cilit do të hapet dialogu transparent për çështje lidhur me negociatat aderuese për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Në këtë sesion plenar pritet të prezantohen rezultatet kryesore nga puna e KKBE-MKD kushtuar katër kapitujve nga negociatat paraqasëse me BE-në – Bujqësi dhe zhvillim rural (Kapitulli 11), Politika sociale dhe punësim (Kapitulli 19), Legjislaturë dhe të drejtat e njeriut (Kapitulli 23) dhe Jurisprudencë, liri dhe siguri (Kapitulli 24).

Fjalim përshëndetës në ngjarjen do të kenë presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ish anëtari i Parlamentit evropian dhe ish ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Sllovakisë, Eduard Kukan, si dhe ish kryesuesja e Konventës, Mileva Gjurovska.


Pas hapjes do të fillojë panel diskutimi me temë “Si kundër korrupsionit”, ndërsa në të do të mbajnë fjalim ish gjykatësja e Gjykatës evropiane për të drejtat njeriut, Mirjana Llazarova Trajkovska, këshilltari për drejtësi penale Marion Langford, prokurori publik Lubomir Joveski, kryetarja e Komisionit shtetëror për pengimin e korrupsionit, Biljana Ivanovska.

Në kuadër të sesionit do të promovohet edhe publikacioni “Libri i rekomandimeve të KKBE-MKD”, i cili i përmban konkluzionet dhe rekomandimet për perspektivat në negociatat paraqasëse./Telegrafi/