Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ditë më parë ka thirrur për dialog të brendshëm për “konfliktin e Kosovës”. Madje në shumë medie ndërkombëtare Vuçiq ka thënë se shqiptarët dhe serbët duhet të jetojnë në paqe dhe si miq.
Megjithatë, ndryshimi dhe iniciativa e presidentit serb po shihen me skepticizëm në Serbi.
Sipas pjesëtarëve të shoqërisë civile, iniciativa e presidentit Vuçiq është e dyshimtë, me shumë mangësi dhe tejet e vonuar.
Jelena Miliç, drejtoreshë e Qendrës për Studime Euroatlantike në Beograd dhe njëra prej kritikueseve më të mëdha të pushtetit të Vuçiqit, në një intervistë dhënë gazetës “Zëri” ka thënë se mënyra sesi Vuçiq ka thirrur për dialog, duke amnistuar paraprakisht regjimin e Millosheviqit, duke mos përmendur askund numrin e madh të civilëve të vrarë në Kosovë gjatë luftës 1998-’99, nuk po jep arsye për optimizëm se ftesa është bërë me të vërtetë me synimet më të mira.
Megjithatë, sipas saj, pavarësisht sinqeritetit apo jo të Vuçiqit, është mirë që tashmë dialogu rreth kësaj çështjeje ka nisur. Sipas saj, Kosova duhet të diskutohet sa më shpejt që të jetë e mundur edhe për faktin se Serbia duhet të miratojë dokumente të reja strategjike në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes dhe ta ndryshojë kushtetutën nëse dëshiron të vazhdojë me konsolidimin e demokracisë.
“Historikisht do të ishte e papërgjegjshme ta humbiste një dekadë tjetër duke miratuar ligje të rëndësishme që do të ishin ndryshe nga realiteti, gjykimet e gjykatave përkatëse dhe tendencat gjeopolitike të Perëndimit, anëtar i të cilit Serbia duhet të bëhet në interes të të gjithë qytetarëve të saj”, ka thënë ajo.
Gjatë intervistës drejtoresha e QSEA-së ka thënë se shteti serb jo vetëm që duhet t’i kërkojë falje publike popullit të Kosovës për viktimat e shkaktuara, mirëpo duhet që ende t’i vazhdojë gjykimet për krime lufte gjatë periudhës 1998-’99.
“Më tutje ajo ka thënë se Kosova duhet që të pranohet në INTERPOL dhe Serbia nuk duhet ta pengojë një gjë të tillë. “Përfshirja e përshpejtuar e Kosovës në strukturat e tjera rajonale dhe globale ndoshta do ta kishte të njëjtin efekt dhe Serbia po merr një rrezik të madh të përgjegjësisë duke bllokuar këta hapa”, ka thënë aktivistja serbe”.
Miliç ka folur edhe për idenë e ministrit serb Ivica Daçiq për ndarjen e Kosovës. Sipas saj, kjo është një ide e rrezikshme, e modës së kaluar dhe që nuk duhet ndodhur assesi. Në fund ajo është prononcuar edhe për ndikimin rus në Ballkan. Sipas saj, Rusia është duke përdorur “konfliktin” në mes Kosovës dhe Serbisë për agjendën e tyre personale për ta destabilizuar Ballkanin. /Zëri/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Zgjedhjet e 11 majit, Balla-opozitës: Të shtyjmë me 10 ditë regjistrimin e kandidatëve
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?