Serbia në Paris kundër shtetit dhe anëtarësimit të Kosovës në UNESCO
Fejaz Drançolli
Akademiku serb Dobrica Qosiq konstaton: “Gënjejmë për ta mashtruar veten, për ta ngushëlluar tjetrin, gënjejmë nga dhembshuria, gënjejmë nga turpi për t’u trimëruar, për ta fshehur varfërinë tonë, gënjejmë për arsye nderi. Gënjejmë për arsye të lirisë. Gënjeshtra është pamje e patriotizmit serb, vërtetim i inteligjencës së lindur. Gënjejmë me kreativitet, imagjinatë dhe inovacion. Gënjeshtra është interes shtetëror serb. Gënjeshtra është pjesë e të qenit serb. Në këtë vend secila gënjeshtër në fund pranohet si e vërtetë. Serbët shumë herë në histori i ka shpëtuar gënjeshtra.”
Një shtet që me egoizëm e mbron trashëgiminë në territorin vet, e përvetëson kulturën shpirtërore e materiale të të tjerëve, dhe në anën tjetër plaçkitë, djegë e shkatërron trashëgiminë kulturore si të lëvizshme ashtu edhe të palëvizshme, vlerat historike të një populli tjetër si në rastin e Kosovës, nuk bën pjesë ndër shtetet e civilizuara.
Një shtet si Serbia që me forcat shtetërore plaçkiti, dogji dhe rrënoi afro 2700 objekte të trashëgimisë kulturore shqiptare e në kuadër të tyre edhe një numër të komplekseve dhe të objekteve të shpallura si monumente kulturore-historike me rëndësi dhe vlera të veçanta, nuk e meriton që të jetë anëtare e UNESCO-s e lëre më të pengojë pranimin e Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare.
Marrja e muzealeve nga Muzeu i Kosovës (1998) si dhe shkatërrimi gjenocidal i trashëgimisë shqiptare në Kosovë (1998-1999, por edhe më parë), plaçkitja e dokumentacionit të Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore në Prishtinë dhe moskthimi i tyre në Kosovë, nuk duhet të jetë dhe nuk është diç e panjohur për shtetet anëtare të UNESCO-s. Mirëpo, shteti gjenocidal i Serbisë këto ditë, (15 shtator 2017) para ambasadorëve të vendeve anëtare të UNESCO-s u paraqit me një ekspozitë e film dokumentar, me një prezantim jo të saktë, të rrejshëm në lidhje me trashëgiminë e Kosovës në Paris.
Serbët gjatë historisë së tyre shpesh kanë gënjyer. Këtë më së miri na e dëshmon edhe thënia e akademikut serb Dobrica Qosiq: “Gënjejmë për ta mashtruar veten, për ta ngushëlluar tjetrin, gënjejmë nga dhembshuria, gënjejmë nga turpi, për t’u trimëruar, për ta fshehur varfërinë tonë, gënjejmë për arsye nderi. Gënjejmë për arsye të lirisë. Gënjeshtra është pamje e patriotizmit serb, vërtetim i inteligjencës së lindur. Gënjejmë me kreativitet, imagjinatë dhe inovacion. Gënjeshtra është interes shtetëror serb. Gënjeshtra është pjesë e të qenit serb. Në këtë vend secila gënjeshtër në fund pranohet si e vërtetë. Serbët shumë herë në histori i ka shpëtuar gënjeshtra.”
Si përherë edhe kësaj radhe në Paris të Francës, Serbia vazhdon me avazin e vjetër, tradicional, garashanian (1844) shekullor, pa precedent përpjekjet e saja të ulëta për përvetësimin e trashëgimisë fetare ortodokse mesjetare në veçanti. Trashëgimia historike-kulturore si fetare ashtu edhe ajo laike që gjenden në territorin e Kosovës u takojnë kryesisht banorëve autoktonë, pra shqiptarëve dhe popujve të tjerë ardhacakë, që disa nga këto monumente shfrytëzohen edhe sot nga ata.
Propagandimi në vijimësi i këtij lloji dhe në mënyrë jo reale, jo qytetëruese me ekspozitë dhe film të përgatitur enkas nga shteti i Serbisë që u paraqit në qendër të Parisit, në qytetin ku është edhe selia e UNESCO-s, është një prezantim bajat për shqiptarët dhe të tjerët që i njohin qëllimet e Serbisë. Kosova është shtet dhe si e tillë është njohur dhe pranuar me vendim të posaçëm edhe nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. Pra, shpallja e pavarësisë së Kosovës është legjitime dhe e pranuar ndërkombëtarisht, deshi apo nuk deshi Serbia. Legjitime do të jetë edhe pranimi, anëtarësimi i Kosovës në UNESCO. Serbia duhet të ecë me hapa të kohës, sa më parë aq më mirë për Serbinë dhe popullin e saj.
Të përkujtojmë se në Qendrën Kulturore të këtij shteti në Paris, pos tjerash u prezantua një material në lidhje edhe me shkatërrimin e trashëgimisë kulturore në Kosovë në ditët e 17 dhe 18 marsit të vitit 2004. Të theksojmë dhe duhet përkujtuar se në marsin e vitit 2004, pas vrasjes së tre fëmijëve shqiptarë në Mitrovicë dhe djegies së Xhamisë në Beograd dhe tjetrës në Nish, më 17 mars, në Kosovë shpërthyen trazirat, (përveç viktimave të shumta kryesisht shqiptarë, të vrarë e të plagosur), dhe nga individë të paidentifikuar deri më tani, u dogjën pesë kisha dhe u demoluan dymbëdhjetë kisha të tjera ortodokse në Kosovë si dhe disa objekte banimi në Nënkalanë e Prizrenit.
Pesë kishat e djegura kryesisht ishin të ndërtuara pas okupimit të Kosovës në mes të dy luftërave botërore si dhe të periudhës pas Luftës së Dytë Botërore. Asnjë kishë a kompleks me rëndësi dhe monument i periudhës paleokristiane të shekujve IV-VI, (kur serbët as që dinin dhe as që ishin në territorin e Kosovës së sotme, ata ishin paganë dhe në fenë krishtere filluan të konvertohen diku rreth shek. IX e që zgjati edhe gjatë sundimit Nemanjid) përkatësisht të riadaptuara dhe të përshtatura liturgjisë së kohës mesjetare të shek. XIII e XIV nuk u dëmtuan, nuk u demoluan dhe nuk u dogjën.
Ёshtë me interes të veçantë, dhe duhet theksuar se gjatë luftës çlirimtare (1998-1999) në zonat e kontrolluara nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, nuk u dogj dhe nuk dëmtua asnjë objekt fetar ortodoks në territorin e Kosovës.
Njëherësh, duhet cekur se nga autori i tekstit u përgatit publikimi në gjuhën angleze ”Monuments of Kosova”, botoi MKRS, Prishtinë, 2005. Publikimi në fjalë u paraqit në vitin 2005, në Selinë e UNESCO-s, në Paris, përkitazi me shkatërrimin e trashëgimisë, monumenteve në Kosovë nga ana e pushtetit serb, duke zënë në gojë edhe trazirat e marsit të vitit 2004. Po ashtu, nga autori i njëjtë u përgatit dhe u hap ekspozita e fotografive të monumenteve të shkatërruara, IHKL, Prishtinë, 2012. Kjo ekspozitë u prezantua në disa shtete si në Shqipëri (Tiranë), Turqi (Ankara, Stamboll dhe Bursa) në Austri (Vjenë) e Prishtinë. Këtu u prezantua një pjesë e djegieve, rrënimeve, dëmeve dhe përgjithësisht barbaria ndaj monumenteve, trashëgimisë kulturore-historike shqiptare të kryera nga forcat policore, ushtarake e paramilitare serbe gjatë luftës së viteve 1998-1999. Po nga autori i njëjtë në botim të IHKL-së dolën edhe dy monografi: “Monumentet e shkatërruara në Kosovë 1998/99”, Prishtinë, 2015, dhe “Trashëgimia e shkatërruar në Kosovë 1998/99, Prishtinë, 2017. Monumentet e shkatërruara të trashëgimisë kulturore, të trajtuara në këto botime, u takojnë shek. XV-XIX dhe XX. Këto publikime janë dëshmi të mjaftueshme për ta demaskuar prezantimin e tendencioz të Serbisë në Paris.
Shkatërrimet e monumenteve ishin të planifikuara nga shteti serb dhe kishin për qëllim zhdukjen e komplekseve urbane-arkitekturale, të ekzemplarëve të veçantë të objekteve të vjetra qytetare të banimit etj., që ishin të valorizuara dhe kishin vlera me rëndësi historike, artistike, arkitekturale e mjedisore, kishin për synim zhdukjen e gjurmëve autoktone të lokaliteteve arkeologjike, veçmas të gjurmëve të kulturës ilire-arbërore-shqiptare. Kjo u pa sheshazi nga ajo që ndodhi pas luftimeve të para në Kosovë në vitet 1998-1999. Këto shkatërrime të trashëgimisë kulturore si fetare ashtu edhe laike, publike e individuale as që u përmendën në këtë film “dokumentar” të shtetit serb. Por, një gjë të tillë as që e kemi pritur nga Serbia.
Shteti i Kosovës nuk duhet të rrijë duarkryq, duhet të veprojë kundër gënjeshtrave të shtetit serb meqë, në këtë aspekt edhe posedojmë fakte, dëshmi dhe publikime të pamohueshme për vjedhje dhe shkatërrimin e trashëgimisë historiko-kulturore shqiptare. Sot, si pasojë e këtyre shkatërrimeve një numër i madh i tyre nuk ekzistojnë. Një shkatërrim i përmasave të këtilla ndaj trashëgimisë nuk duhet të harrohet por, përherë të përkujtohen. Forcat shtetërore të Serbisë, përkatësisht të mbetjes së ish-Jugosllavisë, ushtria, policia dhe paramilitarët i dogjën 218 xhami, 6 teqe, 2 tyrbe, 4 medrese, 4 mejtepe, 1300 dyqane (në Çarshinë e Vjetër të Pejës, Gjakovës dhe të Vushtrrisë), 685 kulla, 33 shtëpi të arkitekturës banesore tradicionale, 2 hamame, 1 urë, 560 metra kub piktura murale, 8 kisha katolike e shumë ndërtime të tjera me vlera të trashëgimisë historike – kulturore e fetare, duke mos i përmendur sendet e lëvizshme që ishin pjesë e enteriereve të objekteve.
Këto fakte të pamohueshme duhet t’i tregojmë përherë, t’ua përkujtojmë shteteve anëtare të UNESCO-s, ( edhe pse ata e dinë, zyrtarisht janë të informuar, përmendim këtu rastin se gazeta parisiene “Le Monde”, në dhjetor të vitit 1999, ka biseduar dhe shkruar për shkatërrimin e trashëgimisë kulturore me ish-drejtorin i IKMMK, autorin e këtij shkrimi.
Shteti i Serbisë, në kuadër të ish-Jugosllavisë edhe pse i ka ratifikuar konventat ndërkombëtare në lidhje me mbrojtjen e vlerave kulturave, ajo nuk i zbatoi në asnjë rast. Nuk e zbatoi Konventën e Hagës (1954) për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore Gjatë Luftës. Nuk i ka zbatuar as Konventat e Konferencës Gjenerale të Kombeve të Bashkuara për Arsim e Shkencë, të mbajtur në Paris në vitin 1972, etj. Pra, çfarë morali dhe çfarë të drejte ka Serbia të na shet mend në zemrën e kulturës dhe të artit botëror në Paris?!!! Serbia këtë e di, por kur gjejnë…
Për sjellje dhe veprime barbare, anticivilizuese ndaj vlerave, kulturave, monumenteve shqiptare që kishin për qëllim zhbërjen e kulturës dhe të identitetit shqiptar duhet të ndëshkohet Serbia e jo të pësojë shteti i Kosovës. Këtë duhet ta dinë shtetet anëtare të UNESCO-s e nëse ato kanë harruar duhet t’ua përkujtojmë dhe vetëm t’ua përkujtojmë… Barbarizmi që e bëri Serbia ndaj trashëgimisë, kulturës dhe identitetit shqiptar, nuk është krim vetëm ndaj kulturës së popullit në fjalë, por është krim edhe ndaj thesarit botëror. Me këto shkatërrime nuk rrënohet vetëm trashëgimia dhe arti i një rajoni dhe i një populli, por një pjesë e krijimtarisë shekullore të trashëgimisë botërore.
(Autori i shkrimit është historian i artit, Këshilltar Shkencor në Institutin për Hulumtimin e Krimeve të Luftës (IHKL), në Prishtinë).
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTraditat dhe ritet e dikurshme të dasmave shqiptare
Thënie për nënën: Nëna është personi i vetëm në botë që të do para se të të shohë!
Histori e shkurtë e muzikës shqiptare: Thesari ende i panjohur
Trim mbi trima kish qenë gjithmonë Gjergj Elez Alia
RUBAIRAT
Historia e shqiponjës dykrenëshe, flamurit kuqezi dhe himnit shqiptar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj