Gazeta beogradase “Danas”, e cila raportoi drejtpërdrejt nga Uashingtoni, shkruan se Hashim Thaçi është lideri i parë ballkanik që ka vendosur kontakte me administratën e presidentit të sapozgjedhur të SHBA Donald Trump, duke i potencuar takimet me liderët republikanë Bob Dole dhe James Demint.
Këto burime serbe pohojnë se është veçanërisht i rëndësishëm takimi me senatorin Bob Dole, njeri i afërt me presidentin e ri amerikan.
Këto ditë u konfirmua se ish kandidati presidencial amerikan Bob Dole është emëruar si zëvendës kryesues i ekipit tranzitor të Presidentit Trump. Gazeta serbe përkujton se Kosova, pas Izraelit, është vendi i dytë në botë për donacione amerikane për kokë banori, raporton Telegrafi.
Siç shpjegojnë burimet e gazetës në Uashington, Thaçi, i cili nga e hëna deri të enjten është në një vizitë zyrtare në SHBA, do të takohet me zëvendëspresidentin amerikan, Joe Biden, në Shtëpinë e Bardhë”, por gazeta potencon “se janë konfirmuar edhe takimet e tij me senatorë republikanë me ndikim, siç është Bob Corker, kryesues i Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë në Senatin amerikan, senatoret nga Iova, Joni Ernst, të cilët konsiderohen shumë të afërt me administratën e Trumpit, si dhe diskutime me liderë republikanë dhe demokratë në Kongres”.
Burimet e Danas-it komentojnë se është “edhe më e rëndësishme” që presidenti kosovar është takuar me dy ish-senatorë me ndikim të madh, Bob Dole, “të vetmin ish-kandidat për president i cili e ka mbështetur Trumpin gjatë fushatë zgjedhore, i cili së fundi është emëruar zëvendëshef i ekipit transitor të Trumpit”, si dhe me James DeMintin, shefin e institutit amerikan me ndikim, Heritage Foundation, dhe për të cilin mediet amerikane spekulojnë se “vjen nga një krah tejet konservator i partisë Republikane dhe se është një nga personat më me ndikim në ekipin transitor të Trumpit”.
“Fondacioni Heritage ka përgjegjësinë për të hartuar politikën e administratës së re amerikane, kurse Bob Dole është i njohur si një nga lobuesit veteranë të kosovarëve në SHBA dhe njëra nga rrugët kryesore në Prishtinë mbanë emrin e tij” – pohojnë burimet e gazetës serbe në Amerikë.
Gazeta e Beogradit përkujton se mediet e huaja kanë raportuar se pikërisht Dole e ka bindur Trumpin që të bisedojë me presidentin e Tajvanit, gjë që i ka dhënë fund traditës katër-dekadëshe të presidentëve amerikanë të cilët i janë shmangur kontakteve me Tajvanin për të mos zemëruar Kinën.
Gjithashtu, burimet e “Danas” nga Uashingtoni shkruan se Thaçi do të zhvillojë takime private në Nju Jork me anëtarë të kabinetit të ardhshëm të Trumpit, ndërkaq në kuadër të agjendës jozyrtare është paraparë që të zhvillojë diskutime edhe në organizata me ndikim të tilla si Këshilli Atlantik dhe Brookings Institute.
Presidenti kosovar, shkruan “Danas”, është shprehur se qëllimi i vizitës së tij në SHBA është “konfirmimi i marrëdhënieve shumëvjeçare strategjike mes Kosovës dhe SHBA-së, diskutimet për integrimet euroatlantike, si dhe transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtrinë e Kosovës”.
Ndërkaq, “Danas” potencon se Kosova është në vendin e dytë në botë, menjëherë pas Izraelit, për sa i përket ndihmave që i merr nga SHBA për kokë banori. Këtë e ilustron më së miri fakti që vitin që shkoi është konfirmuar që Kosova do të përfitojë nga investime të reja në energjetikë në vlerë prej disa dhjetëra miliona euro nga një fond i Mileniumit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në ‘mbrojtje’ të Vuçiqit

Rexhep Memedi: Fëmija që u helmua nga barërat është në gjendje të qëndrueshme

Walker: Thaçi, Veseli e të tjerët po mbahen në Hagë padrejtësisht, nuk ma mundësuan t’i takoj

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi