Përveç akademik Hivzi Islamit, autoritetet serbe nuk kanë lejuar të hyjnë në shtetin e tyre as qytetarë të tjerë të Luginës së Preshevës, që mbajnë pozita të larta në administratën e Kosovës. Edhe tre zyrtarë të tjerë janë ndalur në kufij me arsyetimin se janë në një listë të ashtuquajtur të “kuqe” që ua ndalon hyrjen në vendlindje. Kjo ndalesë ka shtyrë Ministrinë e Jashtme të Kosovës që të kërkojë reciprocitet. Ndërsa analistët thonë se Serbia me këtë po e shkel Marrëveshjen e Brukselit.
Nuk është vetëm Akademik Hivzi Islami që është ndaluar të hyjë në territorin e Serbisë.
Siç duket Serbia po praktikon një masë të tillë edhe për qytetarë të tjerë që janë nga Lugina e Preshevës, e që në Kosovë punojnë si zyrtar të lartë të institucioneve.
Xhemail Halili, drejtor i prokurimit në Kuvendin e Kosovës, thotë se një javë më parë ai nuk u lejua të shkonte në vendlindjen e tij në Preshevë, me arsyetimin se emri i tij është në një listë të autoritetet serbe që e quajnë të “kuqe”.
Ai thotë se e njëjta gjë u ka ndodhur edhe dy kolegëve të tij të cilët janë nga Lugina e Preshevës, por që jetojnë në Prishtinë, dhe se nuk kanë marrë asnjë shpjegim deri më tani.
Nëse Bashkimi Evropian nuk ndërhynë për të obliguar Serbinë të respektojë marrëveshjet të cilat vet i ka nënshkruar, atëherë Kosova do të funksionoj mbi bazën e reciprocitetit.
Kështu ka thënë për RTK-në Jetlir Zyberaj, këshilltari i zv/kryeministrit dhe Ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacolli.
Sipas analistit Azem Vllasi, Serbia nuk po zbaton marrëveshjet e arritura në Bruksel, duke i përmendur edhe rastet kur nga pala serbe janë ngritur aktakuza për qytetarë të Republikës të Kosovës.
Ndërsa për analistin Ymer Mushkolaj problemi qëndron te marrëveshja e nënshkruar me Serbinë, një marrëveshje që sipas tij nuk është në favor të Kosovës, sepse është dashur që në fillim të zbatohet parimi i reciprocitetit.
Edhe pse e cilëson të vonshëm si proces, Mushkolaj thotë se vendosja e reciprocitetit me Serbinë do t`i kishte efektet e veta, dhe do t`i dërgonte mesazh Serbisë që nuk mund t`i trajtojë kështu qytetarët kosovarë.
Ndryshe, Akademik Hivzi Islamit, i lindur në Letovicë të Bujanocit, i është refuzuar dy herë shkuarja në vendlindje. Islamit nuk iu lejua të shkojë në Preshevë edhe më 8 gusht, ndërsa familjarët e tjerë që udhëtonin bashkë me të – u lejuan. Policia kufitare në të dy rastet nuk ka dhënë ndonjë shpjegim.
https://www.youtube.com/watch?v=07ZpfVuTcGk
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Parashikimi i motit për fundjavë

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë